• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

Përgjimet e ‘SKY ECC’ zbulojnë grupin kriminal, trafikonte kokainë nga Amerika Latine! Akuzohen dhe për vrasjen e Shyqyri Beut në 2020

26/01/2024
in Kronikë
Reading Time: 4 mins read
Përgjimet e ‘SKY ECC’ zbulojnë grupin kriminal, trafikonte kokainë nga Amerika Latine! Akuzohen dhe për vrasjen e Shyqyri Beut në 2020
76
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Maqedonisë së Veriut e mbështetur nga Europoli dhe policinë e disa shteteve të tjera, në bashkëpunim me prokurorinë e vendit, ka arrestuar 7 nga 16 persona, anëtarë të një grupi kriminal.

Në konferencë për mediat ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se grupi në fjalë merrej me trafik droge dhe vrasje, mes tyre dhe të ekzekutimit të një shqiptari. Si rezultat i hetimeve dhe të dhënave të marra, janë siguruar provat se organizatori i grupit kriminal është Sheval Muaremi, nga fshati Gërcec i cili, nga mediat maqedonase njihet si “bosi i Gërçecit”.

Sipas ministrit Spasovski, janë siguruar dëshmi se grupi i Sheval Muaremit ka kryer vrasjen e një personi nga Bardovci, më pas vrasjen e një shtetasi shqiptar dhe më pas vrasjen e dyfishtë në Fushë Tophanë të Shkupit.

“Së bashku me anëtarët e grupit kanë organizuar dhe kryer tentativën për të vrarë një person nga fshati Bardovci.  Vrasja e një shtetasi shqiptar trupi i të cilit u gjet më 15 maj 2020 në fshatin Gorna Matka të Shkupit dhe vrasja e dyfishtë e ndodhur më 5 mars 2021, kur në Shkup u vra A.B. dhe B.V.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se bëhet fjalë për shqiptarin Shyqyri Beu alias Tauland Beu apias Riku Beu, 35 vjeç nga Kavaja, i cili u gjet i groposur në 15 maj 2020 në Gorna Matka të Shkupit.

Grup i organizuar kriminal vepronte në nivel ndërkombëtar dhe siguronte lëndën narkotike kokainë nga vendet e Amerikës së Jugut, Kolumbi, Ekuador, Brazil, Peru dhe Bolivi, e I transferonte në vendet e Bashkimit Evropian. Një pjesë e kësaj droge ishte destinuar dhe për tregun e Maqedonisë së Veriut.

Grupi i organizuar kriminal organizoi edhe disa transporte kokaine nga Belgjika në Maqedoninë e Veriut, si dhe nga Shqipëria në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në një rast është organizuar transferimi i gjashtë kilogramëve lëndë narkotike kokainë nga Belgjika për në Maqedoni në dy raste është organizuar transferimi i katër kilogramëve kokainë dhe në një rast është organizuar transportimi i një kilogrami lëndë narkotike kokainë nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Media maqedonase shkruan se duke iu referuar burimeve të saj mëson se të arrestuar janë anëtar të grupeve të ashtuquajtura të “Dyqanxhikut dhe të “Gërçecit”.

Jozyrtarisht mësohet se të arrestuar janë Nexhati Iseni, Sevdail Aziri, Fadil Bajramovski, Oliver Petrov, Shuajb Sulejmanovski, Fati Sulejmanovski, Zulbear Idrizi, Shukri Asani dhe Ensar Iseni  me nofkën “Lepri” i cili është vëllai i njërit nga të vrarët në Shisha Bar, në ngjarjen e cila ndodhi vitin e kaluar.

Sipas ministrit Oliver Spasovski, bëhet fjalë për një grup ndaj të cilit është zhvilluar një hetim shumë mujor, dëshmitë e të cilit tregojnë se nga nëntori i vitit 2019 deri në mars të vitit 2021, në territorin e Maqedonisë

“Ata kishin plane kush dhe ku do të vritet. Ky grup ka vepruar në nivel ndërkombëtar dhe organizonte blerjen e kokainës nga Amerika e Jugut, të cilën drogë e transportonin në Evropë, ndërsa një pjesë në vend. Ata përdorën komunikim të koduar përmes aplikacionit SKY, i cili është praktikisht i pa gjurmueshëm”, ka deklaruar Oliver Spasovski.

Kreu i Policisë tha se grupi kriminel periudhën e fundit ka bërë dy ngarkesa të mëdha kokaine, njëra prej të cilave me një sasi prej 430 kg është transportuar në një port në Belgjikë.

Ai ka shtuar se në periudhën e ardhshme do të mblidhen prova edhe për vepra të tjera të kryera nga këta persona. Të arrestuarve iu gjetën shuma të mëdha parash, makina luksoze dhe sende të tjera me vlerë të cilat janë lëndë për konfiskim.

Paratë e fituara ata i investonin në ndërtimin e shtëpive luksoze, blerjen e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimi i objekteve hotelieri luksoze, të cilat do të jenë objekt i hetimeve financiare me qëllim konfiskimin e tyre.

“Do të befasoheni me emrat që do të dëgjoni në periudhën e ardhshme, ka edhe nga MPB-ja, nga ministriatë, nga gjykatat dhe nga institucionet tjera”, tha Spasovski.

Spasovski ka shtuar se për personat e grupit kriminel që ndodhen jashtë shtetit janë lëshuar fletë arreste dhe do të ndërmerren masa koordinuese me Europolin për arrestimin e tyre.

Kush është shqiptari që u ekzekutua nga grupet kriminale në Maqedoninë e Veriut

Përgjimet në ‘SKY ECC’, kanë zbuluar një grup kriminal në Maqedoninë e Veriut, i cili është goditur nga policia, që më pas ka zbuluar një sërë ngjarjesh kriminale, mes tyre edhe vrasjen e shqiptarit Shyqyri Beu, në 2020 në Shkup. Por kush ishte Shyqyri alias Tauland Beu, i cili njihej në Kryevidh të Kavajës si “Riku Beu”.

Prej muajit Mars 2020 Shyqyri Beu, babai i një fëmijë ishte zhdukur pa adresë. Ka qenë bashkëshortja e tij që ka shkuar në ambientet e policisë së Kavajës, ku ka deklaruar largimin e bashkëshortit të saj nga banesa dhe nuk dinte vendodhjen e tij.

Prokuroria e Kavajës, prej datës 10 prill 2020 kishte nisur një procedim për akuzën e “Largimit nga banesa”, kjo pasi nuk kishte asnjë të dhënë se ai mund të ishte rrëmbyer nga persona të tjerë. Më pas ky procedim u pushua nga ana prokurorisë në datën 24 prill 2020.

Informacionet flisnin se kishte kaluar ilegalisht kufirin në Qafë-Thanë, pasi kishte probleme me drejtësisë Shqiptare, për shkak se Shyqyri Beu, thonë burimet dyshohej për vjedhjen e një makine, raporton Shqiptarja.com.

Trupi i pajetë i Shyqyri Beut, u soll nga Maqedonia e Veriut në Kavajë, ku familjarët e viktimës i dhanë lamtumirën e fundit. Sipas burimeve të policisë dhe prokurorisë së Kavajës, Shyqyri Beu u gjet i vdekur në 15 maj, pasi ishte qëlluar me armë zjarri.

Informacionet flasin se Beu, ishte i implikuar në trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë. Ai besohet se ishte në shërbim si korrier për llogari të një grupi kriminal në Elbasan, për të cilat kishte shkuar dhe në Maqedoninë e Veriut.

Referuar dhe informacioneve të mara nga familjarët, Shyqyri Beu, nuk kishte asnjë arsye për të shkuar në Maqedoni, pasi në këtë shtet ata nuk kishin asnjë të afërm./m.j

Stay Connected test

  • 23.9k Followers
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

Video me pullë të kuqe / Si u shantazhua gjykatësi i Kushtetueses, Gent Ibrahimi

07/02/2026
Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

Raporti sekret i Maltës: Arben Ahmetaj luajti 93 mijë euro në kazino me skemë tipike pastrimi parash

23/01/2026
Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

Alda Klosi e 500 mijë eurove gjen punë elitare, shefi vijon shërbimin ndaj Berishës

08/01/2026
“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

“Përgjithmonë në zemrat tona”/ Shokët e klasës i bëjnë homazhe Xhesikës, prokuroria urdhëron autopsinë e familjes shqiptare që u shua në Itali

07/02/2026

Unreal moments of the familiar cities

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Survey shows developers really dislike the Mac App Store, and for good reasons

Not even in public beta, iOS 10 has already been jailbroken

Eight Hacks to Slash Medication Costs

Premium perfume special ingredients

Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

Sa i kushton taksapaguesve amerikanë një ditë e vetme lufte me Iranin? CNN zbulon shifrat

07/03/2026
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

07/03/2026
“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

07/03/2026
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

07/03/2026

Recent News

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Kosovë
  • Dossier
  • Opinion
  • Jetë
  • Sport