AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

by Alb Times
24/11/2026
in Botë
6
0
Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më shumë se 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike, janë planifikuar të kryhen gjatë misionit Shenzhou-24, njoftoi të martën Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CMSA).

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i CMSA, Zhang Jingbo, bëri të ditur se objektivat kryesore të misionit përfshijnë ndërrimin e ekuipazhit me astronautët e misionit Shenzhou-23 në orbitë, sigurimin e funksionimit të përditshëm të stacionit hapësinor, zhvillimin e kërkimeve shkencore dhe aplikimeve hapësinore, si dhe kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes, aktiviteteve arsimore dhe testeve të pajisjeve shkencore.

Eksperimentet dhe testet do të përfshijnë shkencat e jetës në hapësirë, shkencën e materialeve, fizikën e lëngjeve dhe proceset e djegies në kushtet e mikrogravitetit, fizikën themelore, mjekësinë hapësinore dhe teknologjitë e reja hapësinore.

I pyetur për rëndësinë e eksperimenteve afatgjata në stacionin hapësinor, Zhang theksoi se kërkimet themelore kërkojnë nga shkencëtarët vite të tëra pune të qetë dhe këmbëngulëse, shpesh larg vëmendjes së publikut, për të thelluar vazhdimisht studimet në fushat e tyre.

Sipas tij, duke shfrytëzuar kushtet e veçanta të hapësirës, si mikrograviteti, vakuumi i lartë, rrezatimi intensiv dhe pastërtia e lartë, të cilat është e vështirë të riprodhohen në Tokë, si dhe duke ndërthurur eksperimentet në orbitë me kërkimet në tokë, shkencëtarët mund të zbulojnë ligje që janë të vështira për t’u dalluar në Tokën, duke hapur kështu rrugën për zbulime të mëdha dhe përparime teknologjike, tha ai.

“Kina do të vazhdojë ta përdorë stacionin hapësinor si një laborator kombëtar në hapësirë, duke nxitur në mënyrë të qëndrueshme kërkimet shkencore, aplikimet dhe zhvillimin e teknologjive hapësinore, në shërbim të përparimit shkencor e teknologjik dhe zhvillimit ekonomik e shoqëror”, u shpreh Zhang.

Anija kozmike Shenzhou-24, me astronautët kinezë Tang Hongbo dhe Wu Yi, si dhe astronautin pakistanez Muhammad Zeeshan Ali në bord, pritet të lëshohet të mërkurën, më 25 nëntor, në orën 8:18 të mëngjesit sipas kohës së Pekinit, nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Jiuquan, të Kinës Veriperëndimore.

Sipas Zhang-ut, misioni Shenzhou-24 do të përfshijë gjithashtu katër projekte kërkimore të përbashkëta mes Kinës dhe Pakistanit në fushat e bioteknologjisë dhe shkencës së materialeve. Astronauti pakistanez, i cili do të shërbejë si specialist i eksperimenteve shkencore, do të kryejë në orbitë një eksperiment me cianobaktere fotosintetike në orbitë.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1310 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1310 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

“Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

24/11/2026

Sulmet nga Irani, Katari “fshihet” pas OKB-së: Zgjidhjet diplomatike janë e vetmja mënyrë

24/11/2026

“Fabrika” e drogës në Shkodër, procedohen penalisht 5 punonjës të OSHEE-së

24/11/2026

Misioni i Kinës “Shenzhou-24” do të kryejë mbi 90 eksperimente shkencore dhe teste teknologjike në orbitë

24/11/2026

“Ejani në takimin në Zoom”, kurthi i Rusisë për gazetarët evropianë

24/11/2026

Elisa Spiropali thyen heshtjen pas përjashtimit: Flasim nesër në 11:00

24/11/2026

Liceu Francez i Korçës rikthehet në sistemin arsimor, Kumbaro: Do të ketë profil shkencor dhe diploma të përbashkëta me Francën

24/11/2026

Droni rus hyn sërish në hapësirën ajrore të Polonisë, qëndron 8 minuta dhe kthehet në Ukrainë

24/11/2026

Vrasja e Arlinda Zekajt / Katër të arrestuar, mes tyre edhe ish-vjehrra

24/11/2026

Ambasadori amerikan Eric Wendt, takime me krerët e SPAK dhe BKH

24/11/2026

SPAK kërkon që gjyqi ndaj Veliajt të zhvillohet online, seanca e radhës shtyhet për më 15 dhjetor

24/11/2026

Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

24/11/2026

Black Friday | Çfarë ndodh në mendjen e konsumatorit? Mekanizmat psikologjikë që e shtyjnë të blejë

24/11/2026

Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet, hapet rruga për votimin në Kuvend

24/11/2026

Reforma zgjedhore, Balla: Ligji për financimin e partive duhet miratuar deri më 31 dhjetor. Jemi pro votimit dhe numrit elektronik

24/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Fshehu provat për vrasjen e Jan Prengës, Gjykata e Lartë “fshin” dënimin e përjetshëm për kopshtarin
  • “Ditari privat i Papa Françeskut”, publikohen shënimet e Atit të ndjerë të mbajtura gjatë viteve 1992-2024

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.