• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

“Përdorën funksionet publike për fushatë”/ Kallëzimi i Bardhit, GJKKO zbardh arsyet pse refuzoi hetimin e Ramës e Ballës për takimet në diasporë

07/04/2025
in Politikë
“Përdorën funksionet publike për fushatë”/ Kallëzimi i Bardhit, GJKKO zbardh arsyet pse refuzoi hetimin e Ramës e Ballës për takimet në diasporë

Gjykata e Posaçme zbardhi arsyet përse refuzoi të urdhërojë SPAK-un të regjistrojë një kallëzim penal të Gazment Bardhit kundër Edi Ramës, Taulant Ballës, Igli Hasanit dhe ambasadorëve e diplomatëve të Shqipërisë në SHBA, Kombet e Bashkuara, Gjermani e Itali.

Në kallëzimin e bërë si drejtues i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bardhi pretendonte se kryeministri Rama, drejtuesi politik për diasporën në PS, Balla, ministri i Jashtëm, Hasani dhe trupat diplomatike shqiptare në disa vende kanë shkelur ligjin duke përdorur funksionet publike për llogari të takimeve politike dhe elektorale të Partisë Socialiste në diasporë.

Në kallëzim Bardhi evidentonte se diplomatët kanë shkelur ligjin duke marrë pjesë në aktivitete partiake të PS, e madje të jenë organizatorë në to, duke shpërdorur funksionin e duke cenuar barazinë e palëve në zgjedhje.

Pasi ka kryer vetëm një veprim hetimor, një korrespondencë me Ministrinë e Jashtme, SPAK ka vendosur të mos fillojë procedim penal.

Vendimi i SPAK është kundërshtuar gjyqësisht nga deputeti demokrat Bardhi me pretendimin se hetimi ishte i paplotë, se nuk ishte pyetur asnjë nga të kallëzuarit dhe nuk ishte administruar asnjë pamje filmike e takimeve.

Në vendimin e gjykatës, një kopje e të cilit u siguruar nga A2, gjyqtarja Irena Gjoka e gjen të drejtë vendimmarrjen e prokurorit Dritan Prençi për të mos filluar një hetim penal, pasi ligji nuk ishte shkelur as nga tre zyrtarët e lartë socialistë e as nga diplomatët e kallëzuar.

Gjykata arsyeton se Ministria e Jashtme, i ka konfirmuar shkresërisht prokurorisë më 14 nëntor 2024 se në të paktën dy takime të PS, në tetor-nëntor të këtij viti në New Jork SHBA dhe Selanik, Greqi, kanë marrë pjesë edhe trupa diplomatike e vendit tonë. Por sipas gjykatës, Ministria informonte se takimet e kryeministrit, ishin në kuadër të zbatimit të Programit të Qeverisë 2021-25 dhe Strategjisë Kombëtare për Diasporën 2021-2025, as elektorale dhe as partiake dhe as nuk janë përdorur simbole, apo logo të ndonjë partie.

“Për sa rezulton nga përmbajtja e shkresës së mësipërme, takimet publike me diasporën shqiptare, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë, nuk kanë qenë të natyrës elektorale apo politike dhe përfaqësuesit diplomatikë kanë marrë pjesë në rolin e tyre funksional, duke mos kryer asnjë veprim që bie në kundërshtim me statusin e tyre si diplomatë parashikuar në ligjin nr.23/2015 ‘për shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë’”, arsyetonte gjykata.

Sipas gjykatës, anëtarët e Trupit Diplomatik nuk kanë manifestuar asnjë veprim që bie në kundërshtim me statusin e tyre si diplomatë. Më tej, duke ju referuar edhe një Udhëzuesi të misionit ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias për parandalimin ndaj keqpërdorimit të burimeve administrative gjatë proceseve zgjedhore, gjykata vlerësonte se përfaqësuesit diplomatikë e konsullorë në SHBA dhe Greqi, kanë marrë pjesë në takimet e kryeministrit me qëllim përmbushjen e një prej detyrave të tyre funksionale, e cila lidhet pikërisht me koordinimin e mbarëvajtjes së aktiviteteve të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, konform parashikimeve ligjore.

Në përfundim gjykata arsyeton se nuk ka rezultuar asnjë indicie që personat e kallëzuar nga Bardhi të kenë konsumuar elementë të veprës penale që kanë të bëjnë me përdorimin e funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.

Më të lexuarat

  • “Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfrë tha për Einxhel dhe Arminën

    “Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfrë tha për Einxhel dhe Arminën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ministri Malaj i nxori listën e kompanive, shpërthen Shehaj: S’ju vjen turp, merreni me familjen time; përjashtohet nga seanca!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ‘Déjà vu’, Trump anulon sërish bombardimet në Iran: Është arritur marrëveshja me Teheranin, së shpejti do ta firmosim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Heqja e non gratës së Berishës, zbardhen mesazhet në WhatsApp të grupit të PD (FOTO)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hapet perdja e Kupës së Botës, nis në Meksikë beteja për trofeun më të madh të futbollit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë është “waiver”-i që përmendi DASH për Berishën? Raporti amerikan shuan dilemat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • EMRI/ Kush është finalisti i dytë i Ferma Vip 3

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kokalari nxjerr blof Berishën, zbulon arsyen pse kreu i PD do të vizitojë SHBA-në: Mos mashtro, mbetesh “Non Grata”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas Berishës, edhe Meta infiltron nga burgu sekretaren në protestë, ‘drithërohet’ Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • PD: Berishës iu hoq non grata nga SHBA! Ambasada amerikane nuk komenton: Pyesni DASH!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!