• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

PD nuk njeh zgjedhjet, i kërkon KQZ të mos certifikojë rezultatin e 11 majit

20/05/2025
in Politikë
PD nuk njeh zgjedhjet, i kërkon KQZ të mos certifikojë rezultatin e 11 majit

Në vazhdën e kontestimeve të votës së diasporës, Partia Demokratike kërkon zyrtarisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të mos certifikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit dhe të bëhet një auditim i votës së diasporës.

Në kërkesën e dorëzuar në KQZ nga përfaqësuesi ligjor Franc Nuri ditën e sotme, datë 20 maj, renditen të gjitha pretendimet e PD-ASHM për votën e diasporës, ku mes tyre thyhet se dështimet janë të shumta, pasi ka zarfa që kanë mbërritur bosh, pa fletë votimi, si dhe raste të zarfeve të shpërndara nga individë, sipas tyre të lidhur me PS.

PD rendit në kërkesë se ka më shumë fletë votimi se zarfe, por KQZ ka sqaruar se shumë emigrantë kanë dorëzuar fletën e votimit vetëm me zarfin A dhe jo të futur edhe në zarfin B. Këto fletë janë numëruar dhe për çdo rast KQZ ka mbajtur procesverbal.

“Teksa po vijon procesi i numërimit të votave të fundit të diasporës, ky proces jo vetëm që po humbet çdo besueshmëri në sytë e publikut, por ka dalë plotësisht jashtë kontrollit administrativ dhe ligjor. Dështimet janë të shumta dhe tashmë të dokumentuara publikisht, duke filluar nga:

Zarfa që kanë mbërritur bosh, pa fletë votimi, si dhe raste të zarfeve të shpërndara nga individë të lidhur me struktura patronazhi;

Mospërputhje të rënda në numrin e zarfeve të ardhura dhe fletëve të numëruara,

Raste si ai i zarfeve të dërguar për në qarkun Durrës që përmbanin fletë votimi për qarkun Gjirokastër,

Mungesë totale transparence mbi numrin e fletëve të votimit te prodhuara dhe vulosura për diasporën;

Rrjedhje të të dhënave të zgjedhësve, shpërndarje jozyrtare e zarfeve dhe anomali të theksuara në administrimin dhe numërimin e fletëve të ardhura nga jashtë vendit”, thuhet në kërkesë.

PD thotë se këto elementë që ka renditur në kërkesë, vënë në dyshim legjitimitetin e rezultatit zgjedhor për votën e diasporës. Koalicioni i Berishës rendit këto kërkesa si më poshtë.

1. Të mos certifikojë rezultatin për asnjë qark zgjedhor, përfshirë dhe rezultatin e votimit nga diaspora për atë qark, derisa të përfundojë një auditim i plotë dhe i pavarur mbi të gjithë procesin.

2. Të ndërmarrë menjëherë një auditim të thelluar të gjithë procesit të votimit të diasporës, duke përfshirë:

Planifikimin dhe përgatitjen paraprake të procesit;

Prodhimin dhe shpërndarjen e fletëve të votimit;

Dërgimin, marrjen dhe protokollimin e zarfeve;

Procesin e administrimit, hapjes dhe numërimit të tyre;

Si dhe çdo akt tjetër i lidhur me këtë proces, që nga regjistrimi i votuesve e deri te shpallja e rezultateve për çdo qark.

PD kërkon që auditimi të realizohet nga ekspertë të pavarur, të paangazhuar me ndonjë institucion shtetëror apo politik, dhe që rezultatet e tij të bëhen publike në mënyrë të plotë.

“Pa përfunduar ky auditim dhe pa u bërë transparencë e plotë mbi procesin, shpallja e çdo rezultati për votën e diasporës dhe për rrjedhojë për çdo qark do të ishte një veprim i nxituar dhe në kundërshtim me frymën e ligjit dhe kërkesat minimale të integritetit zgjedhor.

E konsiderojmë të domosdoshme që KQZ të ndërmarrë këto hapa urgjentë, jo vetëm për të adresuar dështimin katastrofik të këtij procesi, veçanërisht në shtete si Greqia, por edhe për të ruajtur legjitimitetin institucional dhe besimin e qytetarëve në funksionimin demokratik të zgjedhjeve”, thuhet në kërkesë.

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar këtë të martë duke i hapur rrugë certifikimit zyrtar të zgjedhjeve nga KQZ. Kutitë e fundit që u numëruan ishin ato të diasporës për Elbasanin, por pa asnjë ndryshim rezultati. Megjithatë, diaspora, jo në pak raste ka qenë vendimtare për kandidatët dhe partitë.

Kërkesa e PD-ASHM dorëzuar në KQZ

Më të lexuarat

  • “E votuan 70-vjeçarët”, Salianji për “zgjedhjen” e Berishës: Fishekzjarret te selia i hodhi Rama

    “E votuan 70-vjeçarët”, Salianji për “zgjedhjen” e Berishës: Fishekzjarret te selia i hodhi Rama

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Diplomacia rajonale në lëvizje/ Irani, Katari dhe Omani koordinojnë qëndrimet për Hormuzin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Dua të argëtohem pak me ta”/ Rama për Berishën: Në krye të opozitës mbijeton një mbeturinë e komunizmit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Foto / Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj në jahtin e trafikantit. U rrah nga Suada Sherifi pasi i ‘rrethoi’ burrin Eldi Dizdari?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Megaoperacion në Sarandë, lëshohen urdhër-arreste për policë, zyrtarë dhe biznesmenë!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Romancat javore” në Ferma VIP! Vanesa la të dashurin për Indrin, ai e lë për Klevisën…

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Albania Plan”/ Si BE përgatiti në fshehtësi daljen e Greqisë nga euro, në skenë edhe Shqipëria

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ols Dado sulmon Gjykatën Kushtetuese pse shtyu vendimin për lirimin e Veliajt

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • U pajtua me Ramën, Koço Kokëdhima përlan 5 milionë euro nga buxheti i shtetit, u certifikua nga Kushtetuesja si hajdut legjendar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Bie në pranga në Dubai vëllai i Mir Pepës: Aleks Pepaj, koka financiare e grupit të kokainës drejt ekstradimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!