AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

PD denoncon “blerje votash” me miell, policia shoqëron drejtuesin e një furgoni

by SHT Media
09/04/2025
in Kronikë
6
0
PD denoncon “blerje votash” me miell, policia shoqëron drejtuesin e një furgoni
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Basir Çollaku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, akuzonte ditën e djeshme rivalët socialistë se ishin duke shpërndarë produkte (sipas tij miell) në këmbim të votës për zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Çollakut një furgon me ngjyrë të verdhë, në të cilin pretendon se kishte punonjës të njësisë administrative Ulëz, ka ndaluar derë më derë në fshatin Bushkash duke shpërndar, ndaj për këtë arsye ka bërë një denoncim në komisariatin e policisë.

“Furgoni i miellit?!?! Apo…Sot rreth 17 e 30 një furgon “Mercedez Benz”, sprinter i verdhë sipas njoftimeve nga terreni është futur në zonën e Bushkashit duke “inspektuar” banesat me sajdisje. Në timonin e mjetit ishte një eksponent i PS të Matit. Furgoni shoqërohej nga një fuoristradë në të cilën kishte punonjës të njësisë administrative Ulëz. Unë e kam ndjekur vetë bë terren ku dhe e kam fitografuar. Siç do bëjmë me çdo rast kur marrim dijeni. Sprinteri ka dy pronarët e përdoruesit nga Durrësi dhe nga Mati. Emrat do ia përcjellim Policisë se Komisariatit Mat të Drejtorisë së Policisë Vendore Dibër, të cilën e kemi vënë në dijeni, duke pritur për verifikimet e duhura proceduriale. Policia nëpërmjet telefonave të personave në mjet mund të kontrollojnë qelizat e telefonit dhe të konstatojnë rrugëtimin e mjetit të dyshuar”, shkruante Çollaku në Facebook.

Policia e Matit sakaq njofton se ka kryer verifikimet në drejtimin e Prokurorisë Dibër dhe kanë shoqëruar drejtuesin e furgonit për të cilin ka raportuar Çollaku, por nuk kanë konstatuar asnjë shkelje.

“Më datë 08.04.2025, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi B.Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë, kandidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë pasi dyshonte se në fshatin Bushkash, Mat, disa persona të panjohur nga ana e tij, po shpërndanin produkte të ndryshme me një automjet (furgon), me qëllim favorizimin e subjekteve politike. Menjëherë pas administrimit të kallëzimit, shërbimet e Komisariatit të  Policisë Mat, kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit shtetasi F.L., së bashku me automjetin e tij furgon, ku nga kqyrja dhe veprimet hetimore nuk u konstatua asnjë send apo veprim i kundërligjshëm”, sqaron policia.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026

Bill Gates paralajmëron: Sulmet kibernetike nga IA, rreziku më i madh për njerëzimin

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin
  • Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.