• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

16/03/2026
in Botë
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Në një botë gjithnjë e më të tensionuar nga kriza dhe konflikte të shpërndara, strategët ndërkombëtarë po shohin me shqetësim drejt një skenari që prej vitesh konsiderohet si një nga vatrat më të rrezikshme të përplasjes globale: Tajvani!

Ndërsa Pekini vazhdon të theksojë se ishulli duhet të rikthehet nën kontrollin e “atdheut mëmë”, aktiviteti ushtarak kinez rreth tij është rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke alarmuar Taipei dhe aleatët e saj.

Megjithatë, një ndërprerje e papritur e inkursioneve ajrore kineze në fund të shkurtit ka hapur një debat të ri mes analistëve: a bëhet fjalë për një pauzë taktike, për sinjale politike ndaj Washington-it, apo për përgatitje për një fazë edhe më të rrezikshme të strategjisë së Xi Jinping?

Aviacioni i Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës ka vendosur rekorde gjithnjë e më kërcënuese: në vitin 2024 u panë 153 avionë brenda 24 orëve. Në vitin 2025 ritmi u rrit në mënyrë mbresëlënëse: 3 764 inkursione, një mesatare prej 10.3 në ditë, me përqendrime prej dhjetëra avionësh në disa raste.

Veprimi intimidues është zgjeruar edhe me kalime përtej “Vijës së Mesme” të Ngushticës, e cila u përcaktua në vitin 1954 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një “kufi” simbolik për të shmangur përplasjet me kinezët. Kjo vijë nuk është njohur kurrë zyrtarisht nga Pekini, por për dekada me radhë është respektuar në praktikë.

Papritur, më 27 shkurt, në prag të sulmit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael kundër Iranit, tajvanezët ndaluan së regjistruari veprime ajrore nga ana kineze. Ky boshllëk vazhdoi për dy javë, duke hapur një debat mes analistëve perëndimorë për arsyet e zhdukjes së gjurmëve në radarët tajvanezë.

Të dielën, më 15 mars, Taipei njoftoi se kishte identifikuar përsëri 26 avionë luftarakë kinezë rreth ishullit gjatë 24 orëve të fundit. Pyetjet mbi këtë “armëpushim” të përfunduar mbeten…

“Shumë kanë një teori, askush nuk ka përgjigjen”, tha Drew Thompson, ish-zyrtar i Pentagonit në sektorin Kinë-Tajvan dhe tani profesor universitar në Singapor. “Pasiguria është një armë”, thekson Thompson.

Disa politologë kanë ngritur hipotezat se fluturimet mund të jenë pezulluar për të shmangur tensione të panevojshme përpara samitit mes Xi Jinping dhe Donald Trump, i parashikuar midis 31 marsit dhe 2 prillit, por tashmë i vënë në dyshim nga presidenti amerikan për shkak të luftës kundër Iran dhe krizës në Ngushticën e Hormuzit (Shtëpia e Bardhë dëshiron që kinezët të dërgojnë një flotilje për të patrulluar ngushticën e mbyllur nga ajatollahët).

Një shpjegim tjetër i mundshëm është se në fillim të marsit në Pekin u zhvilluan “Dy Sesionet” parlamentare, gjatë të cilave Partia kërkon qetësi në të gjitha frontet. Megjithatë, gjatë këtij takimi politik, kryeministri Li Qiang ritheksoi vullnetin politik për të marrë kontrollin e ishullit, duke ashpërsuar gjuhën:

Do t’i godasim separatistët!

Edhe gjatë rreth 12 ditëve të pauzës në qiell, deti rreth Tajvanit vijoi të patrullohej nga anije luftarake kineze.

Satelitët gjithashtu identifikuan përqendrime masive dhe të pazakonta të peshkarexhave kineze (deri në 2 mijë) në formacione gjeometrike, gjë që ka bërë të mendohet për një taktikë të re në përgatitje për një bllokadë.

Në Taipei mendohet se ulja e inkursioneve ajrore është një përpjekje kineze për t’i sinjalizuar Washington-it se kërcënimi ushtarak ndaj Tajvanit është zvogëluar, për ta shtyrë atë të ulë vigjilencën dhe të pezullojë furnizimet e planifikuara me sisteme mbrojtëse për ishullin demokratik.

Një tjetër teori është se spastrimet e fundit të Xi Jinping në radhët e forcave të armatosura mund të kenë ulur përkohësisht edhe kapacitetin operativ të aviacionit kinez.

Teoria më shqetësuese është se ulja e fluturimeve mbi qiellin e Tajvanit lidhet me faktin që Pekini ka vendosur të kalojë në një fazë të re përgatitjeje për një ofensivë të mundshme. Aviacioni mund të jetë duke ndryshuar taktikat e depërtimit në zonën Adiz dhe përtej Vijës së Mesme të Ngushticës, dhe për këtë mund të jetë duke u stërvitur larg Tajvanit, në zona më pak të vëzhguara nga kundërshtarët e Taipei dhe Washington-i.

Duke analizuar gjurmët e radarëve, mbrojtja tajvaneze ka konstatuar se në dhjetorin e kaluar një avion luftarak kinez J-16 fluturoi pak nën trupin e një bombarduesi H-6, në një manovër që në zhargon quhet “piggybacking”, e studiuar për të fshehur praninë nga radarët.

Sipas ekspertëve, kjo manovër kopjon atë që u përdor në vitin 1976 nga izraelitët gjatë Operacioni Entebbe, për të çuar komandot në aeroportin ugandez të Entebbe dhe për të liruar pengjet e mbajtura nga terroristë pro-palestinezë.

Më të lexuarat

  • Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!

    Kur populli refuzon të luftojë, frontin e mbajnë robotët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Modeli “Rama”: Ermal Beqiri, 3 avionë, 2 jahte dhe kështjellë në Francë me miliardat e tenderëve; qeveria nuk blen dot 1 avion për zjarret

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Frika e Edi Ramës për të lëvizur: Është ‘shah’ nga të gjitha anët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mbyllet afati i aplikimeve për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pesë kandidatë në garë! (Emrat)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sherri mes kompanive të Pacollit dhe Ademit për Aeroportin e Vlorës, Qeveria nis procedurën për anulimin e kontratës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ngushtica strategjike e Shqipërisë, drejt duarve të oligarkëve të huaj

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erzen Breçani përlau para publike nga burgu, 50 milionë euro tendera përmes kompanisë në emrin e vëllait, pastrim parash dhe kontrata korruptive

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj i shiti vetes një kompani për 10 milionë euro, dyshime për tjetër skemë pastrimi parash, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • DREJTËSIA E RE? / Kryetari i GJKKO-së rikthen censurën ndaj mediave: Tani gazetarëve, u duhet leje edhe për të ndjekur seancat gjyqësore pa kamera e pa telefona

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Skandal me pastrimin e parave, SHBA gjobit UBS-në zvicerane; klientë të lidhur me Rusinë dhe Amerikën Latine

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!