AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

by Alb Times
17/10/2026
in Opinion
6
0
Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Gjëja më e kërkuar nga turma gjatë 24 orëve të fundit është bërë gjetja e një protestuesi të vdekur. Duket se e duan me çdo çmim. E kanë pasur këtë kërkesë që ditën e parë. Madje, vetëm dy orë pasi filloi protesta, njoftuan për dy të vdekur, të cilët, sipas tyre, i fshihte policia.

Pastaj kërkuan gjatë ditës së dytë, me shpresën se do të ishte ndonjëri që t’i ngjante atij Çerçizit që shpartalloi taborët. Nuk patën fat. Madje, puna për pak u shkoi edhe më keq. Shefit të Policisë së Shkodrës iu ça kafka nga një levë hekuri dhe mund të ishte ai i vdekuri, por Zoti dhe mjekët e kthyen në jetë. Nse publikohet skaneri i kafkës së çarë të tij është dëshmi se cilat janë viktimat reale të dhunës.

Vazhduan ditën e tretë me thyerje të shtyllës kurrizore dhe paralizë per nje student, por, për fat, doli motra e tij dhe tha se ishte mirë. Doli edhe nëna e tij dhe tha se nuk ishte student, por kishte shkuar me pagesë.

Sidoqoftë, shyqyr që shpëtoi, se akademik do ta shpallnin.

Sot po e kërkojnë përsëri me çdo kusht. Në çdo orë del një lajm se dikush është duke vdekur. Tani, Zoti na shpëtoftë nga ndonjë fatkeqësi e tillë, pasi zotërit e dhunës po bëjnë gjithçka që ajo të ndodhë.

Po përse bëhet e gjithë kjo?

Shikoni se kush e kërkon të vdekurin, që të kuptoni se kujt i duhet. Agron Shehaj ka dy ditë që paralajmëron Edi Ramën të japë dorëheqjen, se do të ndodhë ndonjë vrasje. E thotë sikur parashikon motin dhe i kërkon të marrë një çadër.

Arlind Qorri, sapo pa Klevis Balliun në protestë, i mërzitur që i mori protagonizmin te Ministria e Arsimit, i turr bandën e vet dhe e masakroi atë bashkë me një djalë të Forumit Rinor të PD-së, të cilin e shpëtoi Osman Stafa, duke iu lutur çerrave të tij të ndalonin.

Klevisi bëri atë që dinte të bënte. U fut mespërmes Lanës, e kaloi atë si Mehmet Shehu Shkumbinin me Brigadën e Parë dhe iku në SHQUP, ku u ndërrua.

Pavarësisht anës komike që, në fakt, ia dha vetë Klevisi, dhuna ndaj tij dhe detyrimi për t’u vetëhedhur në Lanë janë një poshtërim politik, i cili buron nga ligësia e betejës për të marrë frenat e protestës.

Nuk është thjesht çështje turme dhe nuk jam nga ata që u dhimbset politikani Klevis Balliu. Por, nga ana njerëzore, ai është detyruar të vetëposhtërohet që të mos u bëjë më karshillëk udhëheqësve të gjallë në hije, të cilët duan ose protestues të vdekur, ose rivalë të poshtëruar.

Është tjetër gjë pastaj që, në traditën e asaj partie, viktimat e turmave bëhen qesharake, si Tritan Shehu më 1997, i cili thoshte “Bashkëbisedova me popullin e Lushnjës dhe pati një incident.”

Klevis Balliu duhet mbrojtur si viktimë, jo duke u trajtuar si njeri qesharak. Edhe ai është viktimë e një dhune politike, pikërisht nga këta që kërkojnë të vdekur.

Fakti që dhuna më e tmerrshme e historisë së pluralizmit shqiptar ka katër ditë që demonstrohet si vlerë nëpër rrugët e Tiranës dhe askush nuk i del zot si udhëheqës, derisa të vritet dikush, tregon se jemi përpara një politike që kërkon të vijë në pushtet me kufoma në krah. Dhe për këtë janë gati të shqyejnë edhe njëri-tjetrin.

Sali Berisha është babai i doktrinës së mbajtjes së pushtetit me kufoma, por nuk mund t’i mohohet fakti se është opozitë dhe askush nuk ka të drejtë ta përjashtojë nga sheshi: as në emër të Allahut dhe të atyre që falen në mes të molotovëve, as në emër të atyre që djegin për herë të dytë Ambasadën e Vatikanit dhe sulmojnë atë të Izraelit, as në emër të atyre që djegin tabelën e rrugës “Ukraina e Lirë”.

Beteja për të pritur një kufomë, që më pas të shpallet udhëheqësi i ri, nuk besoj se është “kauzë e studentëve”, të cilët nuk janë studentë. Nuk besoj se vjedhja e dyqaneve në mes të Tiranës nga të njëjtët njerëz që hedhin molotovë është ëndërr e studentëve. Nuk besoj se skenat e dhunës me njerëz aq të trajnuar për përdorimin e molotovëve janë kauzë e studentëve.

Ku ta gjenim të ishte e tyre! Është diçka më e rëndë dhe më e dhunshme, që nuk sjell aromë lirie, por përdor lirinë që u kemi dhënë për të na e kthyer borxhin me kufoma.

Dhe atyre që thonë se kjo zgjidhet me dorëheqjen e Edi Ramës mund t’u rikujtoj vitin 1997, kur dorëheqja e Aleksandër Meksit ishte fillimi i dhunës pas 1 marsit 1997 dhe zgjedhja e kryeministrit të ri, Bashkim Fino, e çoi dhunën në ekstrem, derisa në korrik u zhvilluan zgjedhjet e reja.

Zgjedhjet politike kanë kuptim kur beteja është politike dhe ti ke përballë dikë që nuk ka maskë, por ka emër, parti dhe një përfaqësim të verifikuar politik. Pushteti nuk dorëzohet dhe as negociohet në një qytet-varrezë, siç duan ta bëjnë “udhëheqësit e rinj” ilegalë, të cilët kërkojnë ta pastrojnë fushën nga çdo rival, ose duke e hedhur në Lanë, ose duke u vënë zjarrin godinave, dhe, pasi të kenë krijuar varrezën e tyre të dëshmorëve, të na shfaqen si triumfatorë.

Sot Evropa është në flakë, nga Portugalia deri në Bratislavë, pikërisht nga Internacionalja e Gjeneratës Z, e cila, në fakt, është thjesht viktimë e kësaj loje ndërkombëtare. Shqipëria është një pjesë e vogël e kësaj harte trazirash, por Evropa është shumë e qartë për rrugën e saj.

Ne nuk jemi as Francë, as Itali dhe as Gjermani, ku dhuna e pakicave parapolitike përpiqet t’i diktojë vendit të ardhmen, po rnuk ja del. Në një vend ku harmonia fetare është vlerë kombëtare, protestat në emër të një feje kundër të tjerave janë bombë me sahat. Në një vend me plagë ende të pashëruara nga komunizmi, linçimi dhe dhuna ndaj kundërshtarëve politikë janë bombë me sahat. Në një vend ku ekonomia është në rritje dhe po përjeton një bum turistik, lufta është një bombë me napalm mbi të ardhurat e shqiptarëve.

Por, mbi të gjitha, dhuna në emër të askujt, por kundër të gjithëve.Pa udhëheqës, por kundër të gjithë udhëheqësve. Pa ide, por kundër të gjitha ideve. Kjo është po aq e pacipë sa spekulimi me plaçkitjen e dyqaneve në emër të studentëve apo importimi i mercenarëve nga Kosova në emër të Albin Kurtit, për t’i bërë medoemos studentët plaçkitës dhe Albin Kurtin një xhihadist. Jo të gjithë ata që janë në protestë janë njerëz të Albin Kurtit, por të gjithë njerëzit e rrethit më të afërt të Albin Kurtit janë në krye të asaj që po ndodh. Madje, disa prej tyre janë edhe në krye të linçimit të atyre që i hedhin në Lanë.

Zoti na ruajt nga viktimat dhe na shpëtoftë nga ata që duan të shfaqen si udhëheqës pas arkivoleve.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Edhe Italia përfshihet nga protestat, kaos dhe përleshje mes qytetarëve dhe policisë

17/10/2026

Protesta/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

17/10/2026

Berisha i kërkon dorëheqjen Ramës pas protestës së dhunshme: Po e çon vendin në konflikt civil

17/10/2026

Në kërkim të një protestuesi të vdekur dhe një udhëheqësi të gjallë

17/10/2026

“Kujdes dhe ndihmë mjekësore pa asnjë dallim”, Spahiu viziton policët dhe protestuesit e lënduar te ‘Trauma’

17/10/2026

Ku i ke bandat, Edi Rama?

17/10/2026

Protestuesit thyejnë qepenin e dyqanit të një kompanie celulare, plaçkisin celularë e pajisje, shkatërrojnë edhe një bankomat

17/10/2026

Dhuna zhvendoset pranë selisë së PS-së, policia përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit

17/10/2026

Lëndohet gjatë protestës drejtori i Policisë së Tiranës, paraqitet në Spitalin e Traumës me krahun e fashuar

17/10/2026

Zjarri te Gjykata e Lartë, ministri i Drejtësisë: Dhuna nuk është protestë

17/10/2026

“Mitraloz” fishekzjarresh kundër policisë, çfarë është pajisja e rrezikshme që u përdor në protestën e Tiranës dhe si rrezikoi jetën e efektivëve! (VIDEO)

17/10/2026

PS nxjerr videon e zjarrit te Gjykata e Lartë: I parapriu Berisha me sulmet ndaj gjyqtarëve! Nuk ka kthim pas për Shqipërinë

17/10/2026

Bajrami apel studentëve: Distancohuni nga maskat! Faktorët e jashtëm mund të nxisin kaos, protestat duhet të jenë paqësore

17/10/2026

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës ngre alarmin: Një dorë e zezë po përdor protestën

17/10/2026

Përplasje fizike mes policisë dhe deputetëve të Partisë Mundësia

17/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Edhe Italia përfshihet nga protestat, kaos dhe përleshje mes qytetarëve dhe policisë
  • Protesta/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.