AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

by Alb Times
04/06/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një projekt masiv betoni do të ngrihet në kodrat me ullishte dhe pyje në Farkë, sipër zonës së Liqenit të Thatë, duke e shndërruar edhe atë pak zonë të gjelbër që kishte mbetur në periferi të Tiranës, në pallate shumëkatëshe, ngjitur me njëra-tjetrën.Vox News e kishte paralajmëruar disa kohë më parë të gjithë projektin, pasi pas saj fshihet një nga biznesmenët më kontrovers, Arben Muçobega, ai i cili ka arritur që të marrë leje edhe në një nga gjiret më të bukura të Shqipërisë, në Llaman, nga ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro.

Në të njëjtën kohë kur vendi ynë po diskuton projektin në Zvërnec, ku ende qeveria thotë se s’ka një projekt të mirëfilltë, betoni po mbin gjithandej, në zonë bregdetare, në ato ranore, zallishte, në lumenj, kanione e tashmë në kodra të gjelbra, që janë edhe mushkëria e vetme që i kishte mbetur Tiranës së mbushur me beton.

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, projekti i biznesmenit Muçobega parashikon ndërtimin e plot 15 kullave në një nga zonat më të gjelbra të kryeqytetit, teksa lartësia e tyre do të jetë 9 kate. Mësohet se janë rreth 31 mijë metra katrorë truall ku do të ngrihen këto pallate, ndërkohë që projekti parashikon plot 94 mijë metra katrorë ndërtim mbi dhe nëntokë.

Një masiv i stërmadh betoni që miratohet sërish me firmën e kryeministrit Edi Rama, i cili duket se në këtë mandat s’po pyet as për zona të gjelbra, as për parqe, habitate natyrore apo pyje. Dokumentet që ka hulumtuar redaksia jonë tregojnë se firma e Ramës është dhënë disa muaj më parë, ndërkohë që leja është mbajtur për një kohë të gjatë pezull. Është dashur situata e diskutimeve në Zvërnec për ta zhbllokuar dhe për ti dhënë dritën jeshile Arben Muçobegës që të vijojë ndërtimet.

Dokument: Planvendosja e 15 kullave në kodrat me ullinj dhe pyje sipër Liqenit të Thatë në Farkë, Tiranë

Vox News ka mësuar se KKT ka vendosur miratimin me kusht të Lejes së ndërtimit për objektin “kompleks banimi dhe shërbimi me 1-9 kate mbi tokë, me 1, 2 dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues “Bega-07”. Kushti i lejes ka qenë plotësimi i dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë për llogari të Bashkisë Tiranë.

Mësohet se këto kushte i ka përmbushur Muçobega, teksa ruspat dhe mjetet e rënda të firmës së tij kanë nisur punën për rrafshimin e një sipërfaqeje të madhe të gjelbër në Tiranë. Duket se pas ndërtimeve në bregdet, kryesisht në Himarë, Llaman apo edhe në Dhërmi, Muçobega po fokusohet në Tiranë. Ende pa u zbardhur leja, firma në fjalë e reklamonte kompleksin në internet dhe e quajte “Centaurea”.

“Midis qytetit dhe natyrës. Centaurea po ndërtohet si një peizazh i ri urban, qe respekton mjedisin dhe ofron një stil jetese te qetë, të gjelbër dhe të lidhur me qytetin. Një destinacion banimi  ku ritmi i natyrës dhe energjia e Tiranës bashkohen në harmoni”, shkruan kompania.

Por, të reklamosh se po ndërton në zonë të gjelbër dhe të thuash se po respekton natyrën, vetëm ndërtuesit dhe ata që japin leje e besojnë. Si mund të hedhësh beton në zonë të gjelbër dhe të shkruash se po e mbron? Natyrisht, ndërtime ka dhe do të ketë, por t’i marrësh frymën qytetit, ti heqësh oksigjenin dhe të mos lësh asnjë zonë të gjelbër, këtu s’bëhet fjalë për biznes, por për shkatërrim.

Megjithatë, kur firma vjen nga deri sipër, atëherë të gjithë, qoftë institucionet ligjzbatuese, vetëm sa ngrenë supet. Operacionet e fundit për të liruar hapësirat publike në qytet, veçse janë një fasadë e të gjitha lejeve që po jep qeveria. Për të fshehur betonin masiv në parqe, zona të gjelbra, qeveria bën aksione sa për sy e faqe. Nëse çdo qeveritar do të kishte primare natyrën dhe hapësirat publike, atëherë përse jep leje masive betoni në këto zona?!

Disa muaj më parë, Vox News publikoi ekskluzivisht dokumentet e një leje tepër të dyshimtë të dhënë nga qeveria për betonimin e Gjirit të Llamanit në Himarë, ku ndërtuese ishte firma Bega 07, me pronar Arben Muçobegën. “Me veprime dhe dokumente tepër të dyshimta, duke qenë se zona është tërësisht shkëmbore, ata kanë arritur që të bindin qeverinë dhe veçanërisht ish-ministren e Mjedisit Mirela Kumbaro, e cila ka firmosur edhe lejen e zhvillimit”, do të denonconte redaksia jonë.

Mësohet se prej shumë vitesh, biznesmeni Arben Muçobega vijon që të shfrytëzojë të gjithë Gjirin e Llamanit, duke ngritur lokale dhe restorante luksoze, në një nga gjiret më të bukura të detit Jon, midis Himarës dhe Porto Palermos. Muçobega ka marrë vazhdimisht leje për shfrytëzimin e plazhit, ndërkohë që ka publikuar edhe projekte që e shndërrojnë të gjithë zonën e Llamanit në një resort personal, pa asnjë dalje në det për qytetarët e thjeshtë.

Ndërkohë, krahas këtij projekti, Muçobega ia vuri syrin edhe kodrës ngjitur me Gjirin e Llamanit. Është një kodër shkëmbore, normalisht që s’duhet të kishte pronar pasi është e pashfrytëzueshme dhe tërësisht në afërsi dhe pjerrësi të madhe drejt detit Jon. Por, si në çdo vend të bukur, ndoshta edhe asaj zone shkëmbore i ka dalë pronari si “tokë buke e gjyshit”. E gjithë ajo pikë ka një sipërfaqe plot 101.200 metra katrorë. /Voxnews/

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1312 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Tragjike në Bathore! 7-vjeçari humb jetën pasi e zë poshtë porta e banesës

28/11/2026

Protestuesit zhvendosen në qendër, sulmojnë dhunshëm… Teatrin e Kukullave!

28/11/2026

Protesta e 28 Nëntorit/ Tetë të lënduar në Spitalin e Traumës, mes tyre një polic dhe dy gazetarë

28/11/2026

“Turp”/ Balla reagon për protestën: Seksioni i dhunës së Saliut, Gones e llapaqorrëve

28/11/2026

Vrasja e ish-policit Frrok Lleshaj në 2025, gjykata lë në burg Vinçesk Pirolin dhe Kristjan Ymerin

28/11/2026

VIDEO/ Disa efektivë të lënduar nga breshëria e gurëve dhe molotovëve

28/11/2026

Dita e Flamurit, Begaj: Ta bëjmë këtë moment historik mundësi për më shumë zhvillim

28/11/2026

Në Tiranë protestë e dhunshme, Rama reagon nga Vlora: Në këtë ditë të bekuar…

28/11/2026

VIDEO/ Polici merr flakë nga molotovët e protestuesve në Tiranë!

28/11/2026

Paditi Veliajn dhe zyrtarë të tjerë në SPAK, denoncuesi Nesti Angoni fshihet pas emrit të Monika Sojlit

28/11/2026

LIVE! Njerëz me maska në krye të protestës! Nisin aktet e dhunës në Tiranë, shkulen pllakat e bulevardit dhe semaforët!

28/11/2026

Prekazi shënon 28 Nëntori, nderohet Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit Adem Jashari

28/11/2026

Tabaku i bashkohet protestës te Sheshi Skënderbej: Shqipëria ndodhet në udhëkryq

28/11/2026

‘Gëzuar 28 Nëntorin’, Berisha: Sot protestë kombëtare, të gjithë në shesh

28/11/2026

Si duhet të jetë Kryebashkiaku i Tiranës 2030?!

28/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Tragjike në Bathore! 7-vjeçari humb jetën pasi e zë poshtë porta e banesës
  • Protestuesit zhvendosen në qendër, sulmojnë dhunshëm… Teatrin e Kukullave!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.