• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Pas Gjermanisë, edhe Holanda përgatit masa për kufizimin e emigracionit, pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

13/09/2024
in Botë
Pas Gjermanisë, edhe Holanda përgatit masa për kufizimin e emigracionit, pritet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Holanda pritet të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, në mënyrë që të kufizojë numrin e azilkërkuesve që hyjnë në këtë shtet, duke e bërë atë “sa më pak atraktiv që është e mundur” për migrantët.

Ministrja për Azil, Marjolein Faber, prej krahut të së djathtës, ka thënë se një masë e tillë ia mundëson Qeverisë holandeze që të pezullojë “shumë shpejt” disa pjesë të ligjeve për azilin.

Sipas saj, Holanda do t’i ketë rregulloret më të “ashpra” në Evropë për azil dhe imigrim, dhe do të zbatojë kontrolle të rrepta kufitare.

Faber planifikon t’i kufizojë bashkimet familjare, të rrisë numrin personave që dëbohen prej shtetit nëse kanë kryer shkelje, refuzimin e azilit, dhe zvogëlimin e mundësive për të apeluar këtë vendim nëpër gjykata.

Qeveria holandeze synon të dërgojë një kërkesë në Komisionin Evropian, që të lejohet të devijojë prej politikave të BE-së për azil dhe migrim.

“Është koha për ndryshim drastik të kursit”, ka thënë Faber. “Ne jemi duke marrë masa për ta bërë Holandën sa më pak atraktive që është e mundshme për azilkërkuesit”.

Vlerësohet që në Holandë arrijnë çdo vit rreth 40.000 azilkërkues. Kritikët argumentojnë se një numër kaq i madh i azilkërkuesve e ka përkeqësuar krizën me hapësira të banimit.

Qeveria holandeze mund të shfrytëzojë një dekret mbretëror për të zbatuar masën e gjendjes së jashtëzakonshme në rast të ndonjë krize, dhe kështu i mundësohet të marrë vendime pa miratim në Parlament.

Kështu ka ndodhur gjatë pandemisë së koronavirusit.

Megjithatë, një vendim i tillë duhet të arsyetohet ligjërisht, dhe ekspertët ligjorë kanë thënë se kanë dilema nëse kjo shifër e azilkërkuesve – që ka mbetur stabile ndër vite – është e mjaftueshme për të shpallur vendin në krizë.

Partitë opozitare kanë reaguar ashpër, duke e quajtur planin e Qeverisë si jodemokratik.

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!