• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Pas dy atentateve, alarm për bombë pranë tubimit të Donald Trump në Nju Jork

18/09/2024
in Botë
Pas dy atentateve, alarm për bombë pranë tubimit të Donald Trump në Nju Jork

Një makinë me një sasi eksplozivi brenda saj dyshohet se është gjetur pranë qendrës në Long Island, aty ku Donald Trump do të zhvillojë tubimin e tij elektoral mbrëmjen e sotme.

Mediat amerikane duke iu referuar informacioneve nga Departamenti i Policisë Nassau, raportojnë se të mërkurën në mëngjes agjentët iu përgjigjën një “ngjarje të dyshimtë” pranë vendndodhjes së vendit të tubimit të ish-presidentit në Nju Jork.

“Ne iu përgjigjëm një ngjarje të dyshimtë në afërsi të Nassau Coliseum, megjithatë nuk u gjet ndonjë mjet shpërthyes”, tha një oficer për Newsweek pasi qarkulluan raportimet për pajisjen shpërthyese.

“Është një person që po merret në pyetje, i cili mund të ketë trajnuar një qen zbulues të eksplozivëve pranë vendit të ngjarjes. Individi me qenin raportoi në mënyrë të rreme se ishte gjetur eksploziv dhe ai individ aktualisht po ndalohet nga policia”, tha sakaq Komisioneri i Policisë së Qarkut Nassau, Patrick Ryder, citon A2.

Ndërkohë, burime në Departamentin e Policisë së Qarkut Nassau dyshohet se i thanë gazetarit James Lalino më herët të mërkurën se në vendin e tubimit “u thye perimetri dhe një fuçi blu u largua prej aty“.

“Me sa duket ata gjetën një mjet shpërthyes në një nga automjetet”, tha burimi për gazetarin, duke shtuar se shoferi i makinës dyshohet se përfundoi duke vrapuar në pyll.

“Askush nuk e pa nëse ai kishte ndonjë gjë me vete, ata thjesht e panë atë duke u larguar me vrap. Shumë makina po parkojnë tani, ato janë rreshtuar në Hempstead Turnpike, vetëm duke parkuar në bar. Edhe në Eisenhoëer Park, ata thjesht po parkojnë atje”, i tha burimi, Lalinos, sipas një postimi në platformën ‘X’.

Kandidati republikan për President do të mbajë një tubim në orën 19:00 në Uniondale, në Koliseumin Memorial të Veteranëve të Nassau. Tubimi vjen vetëm tre ditë pas atentatit të dytë ndaj Trump që ndodhi teksa ai luante golf në West Palm Beach, Florida.

Zyrtarët e qarkut të Nassau lëshuan një përditësim sigurie përpara tubimit dhe po koordinohen me Shërbimin Sekret të SHBA për të siguruar pjesën e jashtme të vendit.

“Ky do të jetë vendi më i sigurt në SHBA të mërkurën”, nënvizoi Patrick Ryder në një konferencë për shtyp të hënën.

/a.r

Më të lexuarat

  • “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    “Deputet i shitur”/ Braçe debaton me aktivisten: Avash se më “lave”, ju hidhni ushqimin në rrugë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “E kam edhe personale”, Koçeku mesazh të fortë për Ramën në “Financial Times”: Nuk luftojmë për t’u larguar!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore, PD çon në Kushtetuese Peleshin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si i vjedh Eral Myftaraj paratë publike me tendera korruptivë, kontrata e dokumente false, ‘xhepi’ i Bledi Çuçit përlau 40 milionë euro nga buxheti i shtetit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Komplot ndaj shtetit? Nis ngritja e Kuvendit të Revolucionit, zbulohen emrat e 700 kandidatëve, shërbimet në alarm

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Je pa shtyllë kurrizore, Agron, dhe qesharak”, protestuesi kërkon dëbimin e Shehajt: Kokërr mashtruesi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • ILDKPKI “zbyth” Silvana Barën dhe Tano Karidin e Mjekësisë, bllokon shkarkimin e Edit Xhajanka

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tre ditë në survejim/ Si u kap në Durrës “koka“ e grupit kriminal, SPAK zbardh detajet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Radhë të gjata dhe deri në 5 orë vonesa, Von der leyen pranon ‘dështimin’ e sistemit të ri dixhital të BE-së

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • OBSH shpall fundin e shpërthimit të Hantavirusit: Nuk ka raste të reja që prej 25 majit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!