• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Paralajmëron NATO: Do të marrim masa për të parandaluar aktet sabotuese të Rusisë dhe Kinës!

03/12/2024
in Botë
Paralajmëron NATO: Do të marrim masa për të parandaluar aktet sabotuese të Rusisë dhe Kinës!

NATO do të rrisë ndarjen e inteligjencës dhe do të përmirësojë mbrojtjen e infrastrukturës kritike në dritë të akteve “armiqësore” të sabotimit që vijnë nga Rusia dhe Kina, tha shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Mark Rutte.

“Në vitet e fundit, Rusia dhe Kina kanë tentuar të destabilizojnë shtetet tona [anëtarët e NATO-s] me akte të sabotimit, sulme kibernetike, dezinformata dhe kanë përdorur shantazh energjetik për të na frikësuar”, tha Rutte për gazetarët më 3 dhjetor.
“Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë të qëndrojnë së bashku në dritë të këtyre kërcënimeve përmes një sërë masash, përfshirë ndarjen më të madhe të inteligjencës dhe mbrojtjes më të mirë të infrastrukturës kritike”, shtoi ai.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Bruksel këtë javë dhe pritet të dalin me një strategji të re për t’u përballur me kërcënimet hibride – term që përfshin propagandën, ndërhyrjen politike, sabotimin e infrastrukturës kritike dhe taktika të tjera që shkojnë përtej domenit konvencional ushtarak.



Zyrtarët perëndimorë të sigurisë kanë thënë se zjarret në depo të kompanive të transportit në Britani, Gjermani dhe Poloni në korrik ishin pjesë e një komploti rus për të shkaktuar shpërthime në transportin ajror të mallrave për në Shtetet e Bashkuara.

Shtetet evropiane, ndërkaq, po vazhdojnë të hetojnë nëse këputja e dy kabllove optike të telekomunikimit në Detin Baltik në nëntor ishte akt i sabotimit. Një nga kabllot lidh Finlandën me Gjermaninë, ndërkaq tjetra Suedinë me Lituaninë.

Rusia vazhdimisht ka hedhur poshtë akuzat se përfshihet në akte hibride. Kina po ashtu ka hedhur poshtë akuzat se qëndron pas një sulmi kibernetik nga një agjencie qeveritare gjermane më 2021. Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se NATO-ja përballet me sfidë se si t’i përgjigjet sulmeve të dyshuara, pasi disa anëtarë të aleancës kanë frikë se mund të përshkallëzohen tensionet me Rusinë./Re

Më të lexuarat

  • “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    “Dirigjenti i protestës, strukturë që nuk ndodhet në Shqipëri”/ Meçe: 4 qendra shpërndajnë dezinformim, u tentua destabilizimi

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Edviol Kulluri, ‘Kryendrituri’, pikëpyetjet e shumta mbi ideologun e protestës! Si i thurte elozhe vrasësit të gjyqtarit Kalaja, pak muaj më parë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Ndrikullat e Berishës rrethojnë Ballën dhe Maznikun në një restorant në Strasburg: Si nuk u vjen turp që hani bukë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Donald Trump, të gjitha rrugët të çojnë në krizë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama për CNN turk: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO-s në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Boshllëku i pushtetit: Trump po e çmonton arkitekturën e sigurisë në Ballkan

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Zbulohet skema me tjetërsimin e pronave në Durrës, lëshohen 12 masa sigurie!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!