• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Pamje tronditëse, palestinezët e paarmatosur ekzekutohen nga forcat izraelite në Jenin

28/11/2025
in Botë
Pamje tronditëse, palestinezët e paarmatosur ekzekutohen nga forcat izraelite në Jenin

Disa pamje të publikuara nga televizioni egjiptian “Al-Raid”, dhe të raportuara nga gazeta izraelite “Haaretz”, tregojnë momentin, kur dy pjesëtarë të policisë së kufirit izraelit ekzekutojnë dy palestinezë të paarmatosur në Jenin, në Bregun Perëndimor.

Pamjet, të filmuara nga larg me një telefon celular, tregojnë dy burra të shtrirë në tokë me duart lart. Ushtarët izraelitë u kërkojnë atyre të ngrihen dhe të rikthehen tek një ndërtesë, duke kaluar nën një derë gjysmë të ngritur metalike.

Në momentin që ata përkulen për të hyrë brenda, ushtarët hapin zjarr dhe i vrasin në vend. Më pas, një buldozer shemb derën metalike mbi trupat e tyre.

Ushtria izraelite (IDF) dhe policia njoftuan se “komandantët në terren po e shqyrtojnë ngjarjen dhe çështja do i kalojë autoriteteve përkatëse”. Sipas tyre, dy palestinezët ishin pjesë e një organizate lokale të armatosur dhe se më herët kishin sulmuar forcat izraelite.

IDF thotë se vrasja ndodhi pas një operacioni që zgjati disa orë, për t’i detyruar palestinezët të dorëzoheshin. Në deklaratë thuhet se, kur dy palestinezët dolën nga ndërtesa, “u hap zjarr ndaj të dyshuarve”.

Dëshmitarë të cituar nga “Haaretz” pohojnë se ushtria kishte qëlluar edhe me raketa ndaj godinës, si pjesë e një operacioni më të gjerë në Jenin.

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!