• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Palestinezët në Shqipëri? Rama e mohon sërish: E gjitha sajesë, zë që vjen nga këneta

06/02/2025
in Politikë
“Opozita premton qilima fluturues”, Rama: Ky vend nuk gjen dot më të mirë se ne edhe për 10 vite

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet se Shqipëria do të strehojë shtetas palestinezë. Gjatë një “episodi” të serisë së re të videove në Facebook, “Sy më sy”, ku u përgjigjet ndjekësve, Rama zgjodhi pikërisht komentin e një personi i cili sugjeronte se vota për të, do të sillte mbushjen e Shqipërisë me palestinezë.

“Po pse? Apo se kështu ka ardhur një zë nga këneta. Është e gjitha një sajesë siç e marrin rrugën me shpejtësi sajesat. Sepse edhe për këtë rast vlen shprehja që “Kur e vërteta nuk ka veshur ende pantallonat, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës”, tha Rama.

Zhvendosja e palestinezëve në Shqipëri, u përgënjeshtrua fillimisht nga Kryeministri më 27 janar, kur hodhi poshtë si të pavërteta disa pretendime nga media izraelite se administrata Trump ishte në negociata me qeverinë shqiptare për këtë.

Që prej asaj dite, Trump ka deklaruar disa herë se synimi i tij është largimi i palestinezëve nga Gaza, për ta shndërruar territorin në “Rivierën e Lindjes së Mesme”, shkruan A2 CNN. Ai tha fillimisht se Jordania dhe Egjipti do të duhet të strehonin palestinezët e Gazës, por menjëherë hasi në refuzimin e dy shteteve arabe.

Reagime të shumta kundër kanë ardhur edhe nga Arabia Saudite, por edhe shtete të tjera. I fundit që e hodhi poshtë me forcë idenë ishte Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, gjatë një vizite në Turqi.

Gaza është momentalisht thuajse e rrafshuar nga bombardimet e Izraelit, që nisën menjëherë pas 7 tetorit 2023, kur militantë të Hamasit vranë mbi 1000 vetë, rreth 700 prej tyre civilë, në një sulm të organizuar brenda territorit izraelit.

Nga konflikti që pasoi, i mbyllur pak javë më parë me një armëpushim, raportohet të kenë vdekur mbi 45 mijë palestinezë në Gaza.

Më të lexuarat

  • Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    Video/ Dea Mishel duke reklamuar betonizimin e bregdetit, në garë me Pilinçin për postin e zv/kryeministrit të ‘qeverisë së flamingove’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj shpërthen ndaj Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Si qeveria amerikane e Donald Trump e bëri Elon Musk trilionerin e parë në botë?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Netanyahu ‘i prish’ ditëlindjen Trumpit, sulmon Bejrutin dhe rrezikon marrëveshjen me Iranin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga Sazani në Zvërnec, Edi Rama: Ja e vërteta e këtyre investimeve!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dy gjyshe pjesë e aferës së AKSHI-t. Pse Bledar Maksuti nuk procedon ‘oktapodin’ Gerond Meçe? Si kalonin paratë nga ABS në xhepat e Daniel Shimës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • VIDEO/ I ngacmoi motrën, Mateo “merr zvarrë” gazetarin në mes të lokalit në Tiranë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Organizatori i protestës Arben Kola thirrje për rrethimin e SPAK-ut, shfaqen persona të maskuar, akte dhune dhe sulme seksuale ndaj vajzave e grave

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pas protestave që shkundën Serbinë, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Dosja “Black Eagle”, takimet e Artur Shehut në Aruba, Belgjikë e Spanjë dhe lidhja me Bashkim Osmanin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!