AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Operohet Erioni, të shkuara Elisës!

by Alb Times
20/11/2026
in Opinion
6
0
Kandidatët janë gati dhe alternativat duhen

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Manjani

Dy miqtë e kahershëm, Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali, ndonëse sot në llogore të ndryshme politike, duket se kanë gjetur më në fund një kauzë të përbashkët: Belinda Ballukun!

Madje, pikërisht tani që Belinda po përballet vetë me probleme serioze penale, Erioni dhe Elisa duket se e kanë zbuluar si burimin e të gjitha fatkeqësive të tyre.

Se çfarë pushteti të jashtëzakonshëm zotëron Belinda në ditët më të vështira të karrierës së saj zyrtare, këtë duhet ta dinë më mirë Erioni dhe Elisa.

Megjithatë të vijojmë pak llogjikën që na sugjeron Elisa dhe Erioni.

Elisa duket se nuk e ka kapërdirë ende shkarkimin nga posti i ministres. Dhe fajin, me sa kuptohet nga qëndrimet e saj, ia faturon Belindës.

Mirëpo, ka një hollësi të vogël në këtë histori, Elisën ministre e bëri Edi Rama dhe po Edi Rama e shkarkoi. Belinda, me sa dimë, nuk firmos as emërimet, as shkarkimet e ministrave.

Natyrisht, gojët e liga flasin edhe për një muhabet klubi kinez në Berlin. Por këto mbeten muhabet kafenesh. E vetmja gjë e sigurt është se vendimin e mori Rama.

Tani, llogjika ta do, që po të kishte Belinda aq pushtet mbi Ramën, sa pretendon Elisa se e ka, lind pyetja, përse e lejoi fare Elisën të bëhej ministre?!

Se zakonisht të fortët i pengojnë kundërshtarët të ngjiten, jo presin të ngjiten që pastaj t’i zbresin, brenda pak, shumë pak muajsh në detyrë.

Nuk duket si punë Belinde kjo. Ndoshta është por Elisa vetëm shan, nuk na tregon se si Belinda e shkarkoi. Por ka zgjedhur një logjikë më komode, sipas të cilës Rama e shkarkoi, Belinda e ka fajin!

Pra, mjafton të largohet Belinda dhe Elisa shërohet politikisht. Rama mbetet aty ku është, ndërsa përgjegjësia transferohet te dikush tjetër. Një lloj terapie politike pa prekur shkaktarin e vendimit.

Në këtë kauzë antibelindë shfaqet edhe Erioni. Ky i fundit, nga burgu, na sjell lajmin e një kaviljeje të dëmtuar duke luajtur futboll dhe të një ndërhyrjeje kirurgjikale të planifikuar për të hënën.

Një kavilje e thyer, një karrierë ministrore e ndërprerë dhe një Belindë që duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha!

Natyrisht, askush nuk e lidh mjekësisht kaviljen e Erionit me Belindën. Por politikisht, në këtë histori, duket se gjithçka lidhet me të.

Kështu kemi një aleancë të çuditshme qëndrimesh ku, njëri kërkon të shërojë këmbën, tjetra plagën politike. Të dy, në mënyra të ndryshme, duket se presin largimin e Belindës si ilaç.

Ndërkohë, ndonjë tezë politike, ide qeverisëse apo alternativë për publikun nuk po duket gjëkundi. Sepse në këtë histori nuk diskutohet çfarë duhet të ndryshojë në qeverisje, por kush duhet të largohet që të qetësohen ata që kanë mbetur jashtë saj.

Me pak fjalë, nëse ikën Bela, Elisa qetësohet. Nëse operohet Erioni, shërohet kavilja. Dhe nëse ndodhin të dyja, ndoshta shpëton edhe demokracia e partisë dhe e Shqipërisë nga kjo dramë ortopediko-ministrore.

Ndaj, meqë Erioni do të operohet të hënën, i urojmë shërim të shpejtë.

Dhe, mbi të gjitha, të shkuara Elisës!

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Braho sulmon Berishën: Krimineli më i madh që ka parë historia, PD prodhon molotovë

20/11/2026

Mediat: SPAK regjistron procedim penal për familjarët e Spiropalit

20/11/2026

PS ndez motorët për zgjedhjet vendore, Leka: Demo dhe Koçiu tregojnë se gara në Tiranë merret seriozisht

20/11/2026

Alarm për bombë në avionin Manchester–Rinas, kontrollohen pasagjerët dhe bagazhet

20/11/2026

Populli i Gretës dhe populli ynë

20/11/2026

Vance në mbrojtje të Trump: Irani do ta përdorte armën bërthamore për sulm

20/11/2026

Aldo Gjini i “Rrajave” transferohet në 41 bis, pas 3 muajsh nën mbikëqyrje në burgun e Drenovës

20/11/2026

Përfundon vizita e Jakup Krasniqit në Kosovë, largohet nga banesa nën shoqërimin e EULEX-it

20/11/2026

Aksident i rëndë në Porto Romano, motomjeti përplaset me kazanët e mbeturinave dhe bordurën, drejtuesi në gjendje të rëndë

20/11/2026

Operohet Erioni, të shkuara Elisës!

20/11/2026

Edhe pas dy muajsh mbetet mister fati i inxhinierit shqiptar Erkan Nika

20/11/2026

Pas incidentit me raketat dhe dronin rus në Poloni, kreu i NATO-s viziton Varshavën të shtunën

20/11/2026

Ligji i ri, dilema të vjetra. Ping-pongu me Specialen, Kosova me nismë të re

20/11/2026

Debate në KQZ për identifikimin elektronik, PD kundërshton përdorimin e pajisjeve PEI në zgjedhjet e 9 majit 2027

20/11/2026

Tri pyetje për Blendi Gonxhen!

20/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Braho sulmon Berishën: Krimineli më i madh që ka parë historia, PD prodhon molotovë
  • Mediat: SPAK regjistron procedim penal për familjarët e Spiropalit

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.