AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

Operacioni i SPAK dhe Antimafias, Karamuço: Goditja erdhi pas zbërthimit të “Sky Ecc” dhe “Encro Chat”

by SHT Media
22/05/2025
in Kronikë
6
0
Shpërthimi në veri të Kosovës, Karamuço: Do ndodhte edhe në Shqipëri, spiunët rusë që filmuan me dron digën e Bovillës…
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një super operacion ndërkombëtar ka eliminuar një linje trafiku drogë që niste nga Amerika latine për në Europë, Shqipëri e Turqi. Paratë e fituara pastroheshin në Shqipëri. SPAK ka dhënë masa arresti kombëtar e ndërkombëtar për  mbi 50 persona. Një prej të arrestuarve është Redi Tusha, vëllai i bodigardit të Sali Berishës.

Sekuestrohen dhjetëra prona e asete, mes tyre dhe një televizion në Vlorë si dhe tre milionë euro cash. Altin Dumani u shpreh  se është goditur grupi me i rrezikshëm kriminal në vend dhe bën thirrje që publiku të mbajë besimin ndaj SPAK.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Ora e Fundit” në Abc News u shpreh se goditja e grupit shqiptar me bazë në Durrës erdhi pas zbërthimit të aplikacioneve Sky Ecc dhe Encro Chat.

Ai tha se ka pasur indicie edhe më parë, por jo prova të mjaftueshme sa për të ekzekutuar ato masa sigurie që miratoi Gjykata e Posaçme.

“Ka shumë vite që përmendeshin në qytetin e Durrësit, por nuk ishin provuar deri në këtë nivel. Kishte gojëdhëna dhe informacione, por duhej një bashkëpunim i SPAK me autoritetet italiane për goditjen e këtij grupi. Kemi indicie dhe dëshmi nga tre të penduar dhe nga zbërthimi i dy aplikacioneve Sky Ecc dhe Encro Chat.Janë hetime që kanë zgjatur shumë vite, Janë marrë dëshmi nga vendet e tjera në Gjermani dhe në Amerikën Latinë, deri sa arritëm sot në finalizimin e masave të sigurisë”, tha ai.

Ai theksoi se shqiptarët në Amerikën Latine i ka dërguar Ndragheta. Sipas tij, grupet kriminale transnacionale nuk funksionojnë dot të ndara, por bashkëpunojnë ngushtësisht në tregun e kokainës dhe drogave të forta.

“Ne na kanë çuar në Amerikën Latine “Ndragheta” dhe kështu e kemi nisur ne. Këto janë iniciativat kriminale që kemi gjetur sot dhe jemi shtrirë në disa vende. Kjo është një veprimtari transnacionale. Janë grupime të lidhura dhe drejtohen nga Ndragheta. Paratë ndahen mes anëtarëve. Shumë pak janë investuar në Shqipëri. Në vëzhgim janë edhe grupe të tjetër”,  tha ai.

Eksperti theksoi se SPAK e ka kaluar testin e besueshmërisë dhe të sigurisë edhe te agjencitë e tjera dhe këtë e dëshmojnë operacionet e përbashkëta të suksesshme, që janë kryer në dy vitet e fundit.

“SPAK ka vite që e ka kaluar testin e sigurisë dhe besueshmërisë, sepse kemi disa aksione të suksesshme”, theksoi ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.