• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Obojena revolucija

03/06/2026
in Kryesore, Opinion
Obojena revolucija

Nga Gjergj Zefi

Në Ballkan, liderët që qëndrojnë gjatë në pushtet kanë një tipar të përbashkët: në momentin kur pakënaqësia qytetare del në rrugë, protesta rrallëherë lexohet si një reagim i natyrshëm i shoqërisë. Më shpesh paraqitet si produkt i një skenari të errët, i sponsorizuar nga forca të padukshme, qendra të huaja apo interesa destabilizuese.

Në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiç ka muaj që flet për një “obojena revolucija” (revolucion me ngjyra).

Sipas tij, protestat masive që kanë mbushur rrugët e Beogradit nuk janë shprehje e zemërimit qytetar, por pjesë e një operacioni për rrëzimin e pushtetit të zgjedhur.

Por ndërsa Vuçiç shpall fitore ndaj “revolucionit me ngjyra”, sheshi Slavija mbushet sërish me mijëra qytetarë.

Studentë, profesorë, intelektualë dhe njerëz të zakonshëm vazhdojnë të protestojnë, duke dëshmuar se pakënaqësia nuk shuhet me etiketime politike.

Pyetja që lind natyrshëm është: a po fillon të shfaqet i njëjti refleks edhe në Shqipëri?

Protestat e ditëve të fundit në Tiranë kanë sjellë një realitet të ri politik. Ato nuk janë organizuar rreth një beteje klasike partiake, por rreth një kauze konkrete që ka prekur nervin e opinionit publik.

Në çdo vend demokratik, protesta është mekanizmi më normal i reagimit qytetar.

Problemi lind kur pushteti refuzon të dëgjojë mesazhin dhe fillon të kërkojë autorët e fshehtë pas tij.

Historia e Ballkanit është e mbushur me shembuj ku qeveritë kanë gabuar pikërisht në këtë pikë. Në vend që të analizojnë arsyet e pakënaqësisë, ato janë përqendruar te teoritë e komplotit. Në vend që të korrigjojnë politikat, kanë sulmuar protestuesit. Në vend që të hapin dialogun, kanë ndërtuar narrativa armiqësore.

Sa më gjatë të qëndrojë një lider në pushtet, aq më i madh bëhet rreziku që ai të humbasë kontaktin me realitetin. Çdo kritikë fillon të shihet si sulm. Çdo protestë si kërcënim. Çdo pakënaqësi si komplot.

Kjo nuk është vetëm një histori serbe.

Është një sindromë e njohur e pushteteve të gjata.

Prandaj pyetja nuk është nëse në Shqipëri po ndodh një “obojena revolucija”. Pyetja e vërtetë është nëse pushteti po fillon të përdorë të njëjtën logjikë që përdor sot Vuçiç: të mos shohë qytetarët, por hijet pas tyre.

Sepse protestat mund të shtypen, mund të shpërfillen ose mund të etiketohen. Por pakënaqësia nuk zhduket. Ajo grumbullohet. Dhe kur grumbullohet për një kohë të gjatë, nuk ka nevojë për revolucion me ngjyra. Mjafton realiteti.

Më të lexuarat

  • Alarm në PS, Balla revoltohet me “Reuters”: Pse e transmetoni Live protestën, aty as 2 mijë vetë nuk janë

    Alarm në PS, Balla revoltohet me “Reuters”: Pse e transmetoni Live protestën, aty as 2 mijë vetë nuk janë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Reagon sërish Blushi për protestat: Mendoni se ndryshoni vendin me gijotina në Facebook! Ja pse e lashë politikën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Lindja e Mesme “mban frymën”, armëpushimi Iran-Izrael në fije të perit!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ky është Sadik Llanaj që vrau 27-vjeçarin pas sherrit në kalçeto. Policia: Autori i rrezikshëm, kemi angazhuar RENEA-n për t’a kapur

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Trump telefonon sërish Netanyahun, çfarë po ndodh pas kulisave të krizës Izrael-Iran?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama nuk gjen qetësi, “zihet” me iranianët: Kurrë nuk do t’i bëni shqiptarët armiq të popujve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Ore ti pse del, se ata i kuptoj?” Rama tregon bisedën me mikun e tij që shkoi në protestë: Më tha ‘po bëhet nami me like’

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Çunat te 313 po të presin”, “Vëllai i Vuçiçit”, “Rame s’ke parë gjë akoma”: mesazhet më pikante nga protesta

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video / Nuk njeh presidentin, kush është Rizarta Hoxha, influencierja që kërkon qeveri teknike. Po emrin e kryeministrit si e mësoi?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Video/ Rama bën “palaçon” në Elbasan, imiton influencerat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!