AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Nuk hyn as makinë e as këmbësor”, Qato tregon kufizimet për Samitin e BE

by SHT Media
15/05/2025
in Kronikë
6
0
Gjuajti me shuplakë qytetarin, pezullohet nga detyra shefi i policisë, Altin Qato
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për shkak të samitit të Komunitetit Politik Europian të premten e 16 Majit në Tiranë, policia ka marrë një sërë masash me qëllim mbarëvajtjen e kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, tregoi në emisionin “Opinion” se çfarë do të ndodhë nesër. Ai tha se në perimetrin e sigurisë, që përkon me Unazën e Vogël të kryeqytetit, nuk do të lejohen as këmbësorët përveç të akredituarve.

“Paraqitja këtu ka të bëjë me ambientin ku zhvillohet samiti, por ka një perimetër sigurie që ka të bëjë me Unazën e Vogël. Në këtë perimetër, makina dhe persona përveç të akredituarve nuk hyn askush tjetër. Asnjë person, asnjë mjet, as këmbësor, as parkim”, tha Qato.

Ky perimetër sigurie do të qëndrojë për 19 orë i bllokuar, pasi kufizimet nisin që sonte pas mesnate.

Më pas policia kalon në fazën e dytë, atë të mbërritjes së delegacioneve. Shumica vijnë nesër nga Rinasi në Tiranë. Një pjesë kanë ardhur nga rrugët tokësore që sonte.

Sipas Qatos, mbërritja e parë fillon në 08:00 dhe përfundon 11:30-12:00 me delegacionin e fundit. Për këtë arsye nga ora 08:30 e deri në momentin që do të kalojë delegacioni i fundit, në të dy krahët e autostradës do të ketë bllokim.

Pra me pak fjalë, për rreth 3 orë autostrada do të paralizohet komplet.

“Nesër bllokimi i madh është nga aeroporti “Nënë Tereza”, hyn në autostradën e re Thumanë-Kashar, hyn në autostradën Durrës-Tiranë, Unazën e re, Astirin, Rruga e Elbasanit, Rrethrrotullimi i Saukut, Pallati i Brigadave, Rrethrrotullimi i Ekonomikut, Rruga e Elbasanit, Rruga George Bush dehe deri në destinacion te sheshi Skënderbej”, tha Qato.

Drejtori i Policisë Rrugore sugjeroi që qytetarët të përdorin rrugët dytësore të autostradës. Për të shmangur trafikun, ai tha se janë kufizuar edhe mjetet e transportit të tonazhit të rëndë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.