AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Noka, akuza në komision: Drithëruese, jemi i vetmi vend ku drejtorët e policisë i caktojnë kartelet

by SHT Media
11/11/2025
in Politikë
6
0
Noka, akuza në komision: Drithëruese, jemi i vetmi vend ku drejtorët e policisë i caktojnë kartelet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku po raporton ministrja Albana Koçiu, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka marrë fjalën duke ngritur akuza të rënda për Policinë e Shtetit dhe lidhjeve të supozuara me kartelet kriminale.

“Drithëruese. Janë bërë përparime, po zonjë, sepse nga banda kriminale tani janë institucionalizuar kartele, dhe Shqipëria është i vetmi vend që konsiderohet narkoshtet në Europë. Ska nevojë për analiza, se dallon qartë sa është kontributi i Policisë së Shtetit në këtë sektor. Ne kemi një narkopolici.

Jemi i vetmi vend ku drejtorin dhe nëndrejtorin e Policisë së Shtetit nuk i ka caktuar ligji; jemi i vetmi vend që drejtorët e Policisë i përcaktojnë kartelet. Ilir Proda është emërtesë e Suel Celës. Neritan Nallbati, nëndrejtori i krimit të organizuar, është emërtesë e kartelit Troplini.”, tha Noka.

Sekretari i PD-së shtoi se flitet për pagesa mujore që zyrtarët marrin nga kartelet për t’u shërbyer: “Po të dëgjoni, flitet për pagesa mujore që këta zotërinj marrin nga kartelet për t’u shërbyer. Nuk e kam për ju, zonja ministre; me policinë nuk keni punë, ju e ka kufizuar kryeministri punën, merruni me gjendjen civile, po flas për Policinë e Shtetit.”

Noka kritikoi gjithashtu ministren Koçiu për mungesën e vëmendjes ndaj krimeve zgjedhore gjatë vitit të kaluar, duke theksuar se ajo nuk ka folur për këtë çështje gjatë raportimit.

“Kartelet vendosin për jetën e qytetarëve, ata caktojnë kush do jetojë dhe kush do vritet. Tani unë do doja që zonja ministre të ishte pak e shqetësuar edhe për krimet zgjedhore, sepse kemi kaluar edhe një vit zgjedhor, por siç e dëgjuat, zonja ministre nuk belbësoi asnjë gjë për këtë.”, tha Noka.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

30/10/2026

Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

30/10/2026

E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

30/10/2026

Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

30/10/2026

Operacioni “Gjurmët”/ Zbulohen mbi 56 kg kanabis në pyjet e Komanit, arrestohen 4 persona

30/10/2026

Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

30/10/2026

Papa Leo XIV aplikoi për votim me postë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

30/10/2026

Protesta e gjeneratës Z “blindon” Berlinin, dyqanet luksoze mbrojnë vitrinat

30/10/2026

Rikthehen goditjet ndaj infrastrukturës kritike, rafineria e naftës ruse pëson dëme të madh nga dronët ukrainas

30/10/2026

Një kompjuter i hakuar, 20 minuta dhe miliarda dollarë të zhdukura (Si u sulmua Binance)

30/10/2026

Grevë e përgjithshme dhe protesta në mbarë Italinë, studentët bllokojnë shkollat, në Genova digjen goma

30/10/2026

Xi Jinping thirrje BE-së të bashkëpunojë me Kinën: Pekini i trajton lidhjet me sinqeritet dhe vullnet të mirë

30/10/2026

Rregullatori britanik i konkurrencës hap hetim mbi kushtet e Metës për botuesit dhe reklamuesit

30/10/2026

Mbërrijnë në Shqipëri 5 mijë kamera trupi për policët

30/10/2026

Identifikohet një nga autorët e grabitjes në “Rrugën e Kombit” në 2021, shpallet në kërkim 36-vjeçari

30/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve
  • Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.