AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kryesore

Një tjetër “non grata” del nga lista e zezë e SHBA, 6 mln dollarët nuk i bëjnë punë Berishës

by Alb Times
01/06/2026
in Kryesore, Politikë
6
0
Një tjetër “non grata” del nga lista e zezë e SHBA, 6 mln dollarët nuk i bëjnë punë Berishës
6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti Amerikan i Shtetit ka hequr nga lista e personave të sanksionuar ish-zëvendësministrin bullgar të Ekonomisë, Alexander Manolev, një vendim që po konsiderohet si një precedent i rëndësishëm për personat e ndëshkuar sipas Seksionit 7031(c), mekanizmi që përdoret nga SHBA për të ndaluar hyrjen në territorin amerikan të zyrtarëve të huaj të përfshirë në korrupsion të rëndë ose shkelje serioze të të drejtave të njeriut.

Manolev ishte shpallur i padëshiruar në vitin 2021 në kuadër të një fushate të gjerë amerikane kundër korrupsionit në Bullgari. Megjithatë, katër vite më vonë, Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se ai nuk është më subjekt i kufizimeve të vizave të vendosura nga Uashingtoni.

Zhvillimi ka ngjallur interes edhe në Shqipëri, pasi emri më i njohur politik në Ballkan që vijon të mbetet nën të njëjtin regjim sanksionesh është ai i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Berisha u shpall “non grata” nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 19 maj 2021. Në vendimin e publikuar nga DASH, ish-kryeministri akuzohej për përfshirje në korrupsion domethënës gjatë kohës që ushtronte funksione publike.

Vendimi ishte një goditje e fortë politike për liderin historik të Partisë Demokratike, pasi për herë të parë një ish-president dhe ish-kryeministër shqiptar sanksionohej publikisht nga SHBA. Në njoftimin zyrtar, Departamenti i Shtetit deklaronte se Berisha ishte përfshirë në “akte korruptive, si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në procese publike”, duke shtuar se ai kishte përdorur pushtetin për përfitime personale dhe për të favorizuar rrethin e tij familjar dhe politik.

Pak më shumë se një vit më vonë, një tjetër goditje erdhi nga Londra. Në korrik të vitit 2022, qeveria britanike e shpalli gjithashtu Berishën të padëshiruar në Mbretërinë e Bashkuar, duke e përfshirë në listën e sanksioneve për korrupsion.

Që prej asaj kohe, Berisha ka zhvilluar një betejë të vazhdueshme politike dhe publike kundër vendimit amerikan, duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht dhe duke kërkuar vazhdimisht heqjen e statusit “non grata”.

Madje, pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, në radhët e Partisë Demokratike u shtuan pritshmëritë se mund të kishte një rishikim të dosjes Berisha, veçanërisht duke parë ndryshimet që administrata e re ka nisur të bëjë në disa vendime të periudhës së mëparshme.

Në këtë kuadër u pa edhe kontrata e lobimit e firmosur nga PD me kompaninë amerikane “Continental Strategy”, me vlerë rreth 6 milionë dollarë. Kontrata u interpretua nga kundërshtarët politikë si një përpjekje për të siguruar akses dhe ndikim në qarqet republikane në Uashington, ndërsa demokratët e mbrojtën si një marrëveshje normale për marrëdhëniet me institucionet amerikane.

Megjithatë, pavarësisht lobimit shumë milionë dollarësh, ndryshimit të administratës në SHBA dhe rasteve të fundit kur persona të sanksionuar sipas të njëjtit ligj janë hequr nga lista, statusi i Berishës mbetet i pandryshuar.

Në fakt, deri më sot nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit që të tregojë se vendimi i vitit 2021 është rishikuar ose se ekziston një procedurë në zhvillim për heqjen e tij.

Rasti i Alexander Manolev tregon se sanksionet sipas Seksionit 7031(c) nuk janë domosdoshmërisht të përjetshme dhe mund të rishikohen nga administrata amerikane. Por ndërsa ish-zyrtari bullgar është tashmë jashtë listës, Sali Berisha mbetet ende një nga figurat më të larta politike në Europë që vazhdon të jetë nën sanksionet amerikane dhe britanike.

Kjo e bën ish-kryeministrin shqiptar një rast të veçantë: katër vite pas shpalljes “non grata”, pas një beteje të gjatë politike, ligjore dhe diplomatike, ai vijon të mbetet i vetmi lider i madh politik në Shqipëri që nuk ka arritur të ndryshojë qëndrimin e Uashingtonit ndaj tij.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

13/10/2026

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

13/10/2026

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e thyer stabël…

13/10/2026

Berisha akuza Policisë e Qeverisë, bën thirrje për tjetër protestë: Nesër është dita e studentëve, të gjithë në mbështetje të tyre në të njëjtën orë!

13/10/2026

Protestuesi 19-vjeçar theu këmbën, Policia e Shtetit: Pezullohen 4 efektivët dhe shefi i Rendit të Komisariatit Nr. 1, AMP po heton dinamikën!

13/10/2026

Protesta e dhunshme, Demalia: Nuk ishin studentë, e papranueshme që deputetët sulmuan Policinë

13/10/2026

“Gjendja është alarmante”- Protesta e dhunshme në Tiranë, deputetët e PD vizitojnë të lënduarit te Trauma

13/10/2026

“Kam kërkuar garë”- Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës: Braçe: Kandidati i PS të zgjidhet me votë, jo nga drejtuesit!

13/10/2026

Protesta/ Ministria e Shëndetësisë: 20 të plagosur, 7 persona po marrin trajtim mjekësor në spital! Mes të lënduarve policë, gazetarë dhe një diplomat

13/10/2026

“Qeveria ia ka deleguar pushtetin njerëzve të pavotuar”- Braçe tregon problemet: Ja pse votova pro Reformës Territoriale!

13/10/2026

Nigel Farage mbron përdorimin e forcës vdekjeprurëse ndaj migrantëve që kalojnë “Kanalin Anglez”

13/10/2026

A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

13/10/2026

Trump kritikon rebelët Huthi, por nuk sqaron nëse SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht në Jemen

13/10/2026

“Edhe Evropa po digjet, protesta e drejtë kushtetuese”- Deputeti Braçe: Në botë policia dhunon kur cenohet rendi, këtu nuk e pashë!

13/10/2026

“Ne bëjmë gabim që…”- Braçe: Në fillim iu bashkova protestës, në PS u hapën fjalë sikur e organizoja unë dhe një tjetër!

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)
  • Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.