AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Një mrekulli”, nëna me mitër të transplantuar sjell në jetë një bebe

by SHT Media
09/04/2025
in Botë
6
0
“Një mrekulli”, nëna me mitër të transplantuar sjell në jetë një bebe
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një bebe në Mbretërinë e Bashkuar ka ardhur në jetë nga një nënë, mitra e së cilës ishte e transplantuar.

Grace Davidson kishte lindur me mitër jo funksionale dhe në vitin 2023 motra i dhuroi mitrën, çka  asokohe shënoi transplantin e vetëm të suksesshëm të mitrës në Mbretërinë e Bashkuar.

Dy vite pas operacionit, 36-vjeçarja lindi vajzën në muajin shkurt, raporton BBC. Ajo dhe bashkëshorti, Angus i vendosën vajzës emrin Amy, si tezja e saj që dhuroi mitrën.

Grace përshkruan me emocion momentin kur mori Amy në krahë, e cila peshonte vetëm 2 kilogramë, por për të ishte “e pabesueshme” dhe “surreale”. “Ishte e jashtëzakonshme sepse s’e kishim lejuar kurrë veten të imagjinonim sesi do të ndiheshim kur ajo të vinte. Është vërtet e mrekullueshme”.

Grace dhe Angus shpresojnë që falë mitrës së transplantuar ata mund të bëjnë një fëmijë të dytë.

Ekipi i kirurgëve tha për BBC se pas transplatit të Grace, kanë realizuar edhe tre të tjerë përmes dhuruesve që kanë ndërruar jetë. Synimi i tyre është të kryejnë 15 në total si pjesë e një testi klinik.

Grace ka lindur me një sindromë të rrallë, Mayer-Rokitansky-Küster-Hauser që shkakton mungesë të mitrës ose zhvillimit të saj, por vezoret funksionojnë. Në vitin 2018, Grace shpresonte se mund t’ia dhuronte nëna e saj, por ajo nuk përputhej.

Motra e saj, Amy doli vullnetare pasi kishte dy fëmijë dhe nuk donte të bënte më të tjerë. Përpara ndërhyrjes, motrat bënë seanca këshillimi. Grace dhe Angus morën mjekime fertiliteti dhe kanë ruajtur disa embrione. Grace thotë se iu ofrua mundësia për një nënë zëvendësuese apo birësim, por për të ishte “e rëndësishme” që të mbante beben në barkun e saj.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës

12/10/2026

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Salianji paralajmëron lëvizje pas zgjedhjeve lokale: Berisha është pengesë për rrëzimin e Ramës
  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.