AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Nis për të tretin vit “Plazhe të pastra”, Kumbaro: Kërkojmë angazhimin e të gjithëve gjatë sezonit veror

by SHT Media
20/06/2024
in Politikë
6
0
Nis për të tretin vit “Plazhe të pastra”, Kumbaro: Kërkojmë angazhimin e të gjithëve gjatë sezonit veror
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka nisur për të tretin vit radhazi operacioni “Plazhe të pastra”. Është Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përmes Agjencisë Kombëtare të Bregdetit që do të mbështesë me një operator shtesë pastrimi bashkitë bregdetare nga muaji qershor deri në shtator, që përkojnë edhe me pikun e sezonit turistik.

Përmes këtij operacioni, Agjencia Kombëtare e Bregdetit u bashkohet ekipeve të bashkisë me pajisje shtesë pastrimi dhe burime njerëzore duke dyfishuar kapacitetet përgjatë vijës bregdetare në bashkitë Himarë, Vlorë, Sarandë, Rrogozhinë, Kavajë, Durrës e Shkodër deri më 15 shtator.

“Nis operacioni “Plazhe të Pastra” ku Agjencia Kombëtare e Bregdetit bashkon forcat me bashkitë duke siguruar dyfishimin e frekuencës së pastrimit në plazhe. Modeli i mirë i pastërtisë në bregdet është sfida jonë e sezonit turistik veror të cilën nuk e përmbushim dot pa bashkëpunimin tuaj”, njoftoi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në nisje të këtij operacioni.

Më herët, ministrja Kumbaro së bashku me stafet e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit ka zhvilluar inspektime në bashkitë bregdetare për t’u takuar me përfaqësues të pushtetit vendor dhe bizneset me qëllim koordinimin për mbarëvajtjen e sezonit turistik bregdetar. Për herë të parë, këtë vit operacionit i bashkohet edhe Bashkia Shkodër me plazhin e Velipojës.

Procesi i pastrimit në territor kryhet nga bashkitë, por nisur nga flukset e shtuara turistike prej tre vitesh tashmë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur të mbështesë njësitë vendore gjatë muajve të fluksit. Rreth 974 mijë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit maji 2024, duke e çuar në më shumë se 3.3 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse në pesë muajt e parë të vitit në vendin tonë.

/a.r

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

25/11/2026

Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

25/11/2026

Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

25/11/2026

Arlind Qori kpyet KQZ-në: A mund të garoj edhe për kryebashkiak edhe për këshilltar?

25/11/2026

Merz: Siguria evropiane kërcënohet nga Moska

25/11/2026

Ditëlindja i kthehet në tragjedi, humb jetën në aksident prezantuesja e njohur

25/11/2026

Operacion antidrogë në Stamboll, 24 të ndaluar, mes tyre edhe aktore të njohur të serialeve turke

25/11/2026

Festat/ 114-Vjetori i Pavarësisë, Kosova dhe Shqipëria aktivitet të përbashkët në Prishtinë!

25/11/2026

Veliaj njofton vendimin e ri: Nga viti 2027 çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas

25/11/2026

“Ndiqni paratë”, zbardhen diskutimet e Wendt me Brahon e Ketën, në fokus tenderat dhe trafiku i drogës

25/11/2026

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre edhe një i mitur (VIDEO)

25/11/2026

Festa Kombëtare në Vatikan, prezantohet edhe pulla postare simbol! Ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

25/11/2026

Debate në GJKKO për dosjen “Partizani” ku gjykohen Berisha dhe Malltezi, SPAK kundërshton pjesërisht dëshmitarin!

25/11/2026

Ka vetëm një kusht, Franca e gatshme të dërgojë përfaqësues në Moskë për Ukrainën: Evropa të ketë një vend në tryezë!

25/11/2026

Të gjithë duan ta fitojnë Tiranën, po kush do që ta qeverisë atë?

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro
  • Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.