AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

by Alb Times
25/11/2026
in Politikë
6
0
“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është zbardhur përmbajtja e një prej letrave të ish-kreut të policisë italiane, Gianni De Gennaro, i cili kreu vetëvrasje.

De Gennaro la pas katër letra para se t’i jepte fund jetës më 21 nëntor, duke treguar se vendimin e kishte marrë disa ditë më herët. Letrat janë shkruar më 17 nëntor dhe përfshijnë dy mesazhe publike dhe dy private, një për familjen dhe një për kujdestarin e pronës së tij.

Në një nga letrat, drejtuar prokurorit të Caltanissettës, Salvatore De Luca, i cili po e hetonte për dyshime se kishte penguar zbardhjen e të vërtetës për atentatin e Via D’Amelio, De Gennaro hedh poshtë akuzat dhe shkruan: “Ke arritur aty ku nuk kishte arritur as mafia”. Ai thekson se ka qenë gjithmonë “njeri i shtetit” dhe se çdo veprim e ka kryer në shërbim të institucioneve, duke përsëritur se ka vepruar gjithmonë në përputhje me ligjin.

Familja publikoi pjesë të letrave për të respektuar vullnetin e tij të fundit. Sipas tyre, ato përmbajnë edhe mesazhe dashurie për bashkëshorten dhe fëmijët, por edhe dëshpërimin e thellë që kishte përjetuar muajt e fundit për shkak të hetimit penal ndaj tij.

Në letrën drejtuar kujdestarit të pronës, De Gennaro i kërkon të vazhdojë të kujdeset për fermën dhe qentë që ai kishte rritur prej vitesh.

Autopsia e trupit do të kryhet më 27 nëntor në Firence., teksa hetuesit nuk kanë dyshime se bëhet fjalë për vetëvrasje, por po verifikojnë nëse mund të ketë pasur elementë të nxitjes. Kamerat e sigurisë tregojnë se ai ishte vetëm gjatë gjithë kohës para se të qëllonte veten në një ndërtesë pranë vilës së tij në Fonteblanda. Funerali do të zhvillohet në Romë dhe, megjithëse nuk do të jetë funeral shtetëror, pritet të marrë pjesë një numër i madh personalitetesh të politikës dhe institucioneve.

Një tjetër detaj i zbuluar nga hetimet është një hard disk që De Gennaro e kishte lënë në vilë me një shënim për prokurorin De Luca, ku shkruante se “nuk përmban asgjë të rëndësishme”, por se nuk ia kishte dorëzuar më parë sepse “askush nuk do ta kuptonte”. Sipas mediave italiane, ai ndihej i përndjekur padrejtësisht nga hetimi dhe ishte tronditur nga kërkesa e prokurorisë për arrestimin e tij.

Avokatët e tij do të vazhdojnë të mbrojnë edhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të De Gennaros, Francesco Pacetto dhe Donatella Peruzzi, të cilët gjithashtu janë nën hetim në të njëjtën çështje. Ata synojnë të rrëzojnë akuzat, duke argumentuar se as ndaj ish-kreut të Policisë nuk kishte prova që justifikonin arrestimin.

Gianni De Gennaro ishte një nga figurat më të njohura të forcave të rendit dhe shërbimeve të sigurisë në Itali. Ai drejtoi Policinë e Shtetit italian nga viti 2000 deri në vitin 2007, periudhë gjatë së cilës u angazhua në luftën kundër mafias, terrorizmit dhe krimit të organizuar. Më pas shërbeu si shef i Departamentit të Informacionit për Sigurinë (DIS), institucioni që koordinon shërbimet sekrete italiane, ndërsa më vonë mbajti edhe poste drejtuese në kompani shtetërore, përfshirë Finmeccanica (sot Leonardo), si dhe ishte president i Qendrës për Studime Amerikane në Romë.

Për më shumë se një dekadë, De Gennaro punoi ngushtë me Giovanni Falcone për të mbledhur prova dhe dëshmi që çuan në gjyqin e Palermos ndaj rreth 475 mafiozëve të dyshuar të Cosa Nostra-s në vitin 1986, i cili rezultoi në 346 dënime.

Ai ndihmoi në sigurimin e kthimit në Itali të mafiozit të arratisur Tommaso Buscetta nga Brazili dhe e bindi atë të bëhej dëshmitar i shtetit, duke ofruar zbulime thelbësore për të kuptuar prokurorët se si vepronte Cosa Nostra, e cila ishte shumë sekrete.

Vetëm pak ditë se të kryente vetëvrasjen, De Gennaro u vendos nën hetim për dyshimet mbi pengimin dhe devijimin e hetimeve lidhur me atentatin mafioz ndaj gjyqtarit Paolo Borsellino, një prej ngjarjeve më të rënda në historinë e luftës kundër mafies italiane.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur

25/11/2026

“Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

25/11/2026

Kina lëshon me sukses anijen kozmike me ekuipazh

25/11/2026

Erjon Vishkulli del pas një ore nga Prokuroria: Drejtësia duhet ta zbardhë plagosjen

25/11/2026

Arlind Qori kpyet KQZ-në: A mund të garoj edhe për kryebashkiak edhe për këshilltar?

25/11/2026

Merz: Siguria evropiane kërcënohet nga Moska

25/11/2026

Ditëlindja i kthehet në tragjedi, humb jetën në aksident prezantuesja e njohur

25/11/2026

Operacion antidrogë në Stamboll, 24 të ndaluar, mes tyre edhe aktore të njohur të serialeve turke

25/11/2026

Festat/ 114-Vjetori i Pavarësisë, Kosova dhe Shqipëria aktivitet të përbashkët në Prishtinë!

25/11/2026

Veliaj njofton vendimin e ri: Nga viti 2027 çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas

25/11/2026

“Ndiqni paratë”, zbardhen diskutimet e Wendt me Brahon e Ketën, në fokus tenderat dhe trafiku i drogës

25/11/2026

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre edhe një i mitur (VIDEO)

25/11/2026

Festa Kombëtare në Vatikan, prezantohet edhe pulla postare simbol! Ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

25/11/2026

Debate në GJKKO për dosjen “Partizani” ku gjykohen Berisha dhe Malltezi, SPAK kundërshton pjesërisht dëshmitarin!

25/11/2026

Ka vetëm një kusht, Franca e gatshme të dërgojë përfaqësues në Moskë për Ukrainën: Evropa të ketë një vend në tryezë!

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Detaje nga abuzimi i 13-vjeçares, Elton Vrenozi pranon se kreu marrëdhënie: Nuk e dija që ishte e mitur
  • “Arrita aty ku nuk arriti as mafia”/ I shkroi para se të vetëvritej, zbardhet një nga letrat e Gianni De Gennaro

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.