AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Nis lufta tregtare, Donald Trump njofton tarifat për mbarë botën, preken edhe Shqipëria e Kosova

by SHT Media
03/04/2025
in Botë
6
0
Nis lufta tregtare, Donald Trump njofton tarifat për mbarë botën, preken edhe Shqipëria e Kosova
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Donald Trump mbërriti në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë me brohoritje të forta dhe duartrokitje nga turma.

“Kemi një lajm shumë, shumë të mirë sot”, tha fillimisht ai. “Shumë gjëra të mira po ndodhin për vendin tonë. Sot është dita e lirisë. 2 Prill 2025 do të mbahet mend përgjithmonë në histori si dita kur industria amerikane u rilind, dita kur u vendos fati i Amerikës, dhe dita që filluam të bënim përsëri Amerikën të Madhe“, shtoi Presidenti amerikan.

Sipas Trumpit tatimpaguesit amerikanë janë mashtruar për më shumë se 50 vjet, por kjo nuk do të ndodhë më në SHBA.

Presidenti amerikan akuzoi drejtpërdrejt shtetet e tjera për një sërë praktikash, duke përfshirë vjedhjen e pronës intelektuale amerikane dhe miratimin e rregullave të padrejta të tregtisë.

“Një mik ndonjëherë është më i keq se një armik”, tha ai, teksa nisi sulmin e ri që synon tregtinë ndërkombëtare. Trump iu referua këtu tregjeve të makinave në vende si Koreja e Jugut dhe Japonia, duke theksuar se mbi 80% e makinave të prodhuara në Korenë e Jugut shiten brenda vendit, ndërsa në Japoni shifra përkatëse kalon 90%.

Në të njëjtën kohë, makinat e prodhuara në Amerikë përfaqësojnë vetëm një përqindje të vogël të tregjeve në këto vende. “Ford shet shumë pak jashtë vendit”, tha ai, duke vënë në dukje se ky çekuilibër ka çuar në “shkatërrimin” e industrisë amerikane. “Kjo është arsyeja pse sonte, në mesnatë, do të vendosim një tarifë prej 25% për të gjitha makinat e prodhuara jashtë vendit”, tha Trump.

Më pas një punëtor automobilistik nga Detroit, i quajtur Brian mori fjalën, duke shprehur mbështetje të qartë për politikën tarifore të Donald Trump.

“Ne dhe kolegët e mi në UAW mbështesim politikën tarifore të Donald Trump 100%”, tha ai, duke marrë duartrokitje nga audienca.

“Ne po mbrojmë fermerët dhe blegtorët”, vazhdoi Trump argumentin e tij, duke thënë se me veprimet e sotme, SHBA po “mbron fermerët, të cilët janë trajtuar brutalisht nga kombet në mbarë botën”.

Trump kritikoi gjithashtu faktin se SHBA “subvencionon shumë vende“, duke përmendur Kanadanë dhe Meksikën si shembuj. “Në një moment duhet të thuash: është koha të punosh pak për veten”, tha ai, duke iu drejtuar shteteve që sipas tij mbështeten shumë te ndihma amerikane.

Në listën e gjatë me më shumë se 60 vende të cilat do të tarifohen nga administrata e Donald Trump është edhe Tirana zyrtare.

Siç duket nga tabela që është bërë publike nga gazetarët që kanë ndjekur nga afër konferencën e Presidentit të SHBA-së, duket që Shqipëria do të ketë tarifë 10%, po aq sa tarifohen edhe produktet amerikane që vijnë në vendin tonë.

Tarifa për vendet e rajonit:

Shqipëria 10%

Turqia 37%

Bosnja 35%

Maqedonia e Veriut 33%

Kosova 10%

Mali i Zi 10%

Serbia 37%

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Student është ky, apo dhëndri hajdut i bufit?!”- Balla i publikoi foton nga protesta, reagon Malltezi: Vendi im si profesor pranë studentëve, vendi jot…

13/10/2026

“Qëndroni vigjilentë”- Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-ve paralajmëron shtetasit e vet: Është e dhunshme, mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

13/10/2026

Lajm i fundit/ Protestuesit mësyjnë në Bashkinë e Tiranës, shqyejnë derën, shkatërrojnë dhe ndezin zjarr! Policia arreston disa prej tyre (FOTO)

13/10/2026

“Në vitin 2027 mbyllim negociatat me BE”- Leka: Presidenca irlandeze e ka mbështetur Shqipërinë në këtë proces!

13/10/2026

“Ne nuk i ndahemi kësaj pune”- Rama nga Luksemburgu pas mbylljes së “Kapitullit 20”: Pa ngritur flamurin shqiptar në BE, nuk ndalemi! Ata që nuk duan…

13/10/2026

VIDEO/ Dhuna e protestuesve nuk kursen as përfaqësinë e Vatikanit në Tiranë! Ja pamjet kur ngjiten në kangjella dhe sulmojnë

13/10/2026

Protesta e studentëve, Policia i zmbraps me ujë e gaz lotsjellës, të tjera arrestime (FOTO)

13/10/2026

Berisha përkrah protestën e dhunshme nga Dibra: PD e mbështet me të gjitha potencialet e saj! Garantojmë pedagogët dhe studentët

13/10/2026

Huliganët e protestës nuk bëhen dot studentë!

13/10/2026

Pas dhëndrit, edhe deputeti i Sali Berishës, Gjin Gjoni në protestën te Ministria e Arsimit!

13/10/2026

Video/ Shkatërruan biznesin e mikrokredive gjatë protestës dhe i vunë flakën, momenti kur i riu tenton të grabisë bankomatin

13/10/2026

Tirana nën pushtetin e dhunës dhe kaosit, kthehet në arenë lufte! Mbi 5 orë protestë mes gurëve e zjarrit, dhjetëra të plagosur e të arrestuar

13/10/2026

Po riparonte çatitë, rrëzohet dhe plagoset rëndë 52-vjeçari në Ballsh, transportohet në spitalin e Fierit

13/10/2026

Berisha sulmon qeverinë nga Dibra: Shqipëria rrallë ndonjëherë në histori është rrokullisur si këto 14 vite! Skamje në gjysmën e familjeve shqiptare

13/10/2026

Dhunë, shkatërrim e gaz lotsjellës gjatë protestës, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin e të dëmtuarve: Policë, gazetarë e kalimtarë nën kujdesin e mjekëve

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Student është ky, apo dhëndri hajdut i bufit?!”- Balla i publikoi foton nga protesta, reagon Malltezi: Vendi im si profesor pranë studentëve, vendi jot…
  • “Qëndroni vigjilentë”- Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-ve paralajmëron shtetasit e vet: Është e dhunshme, mund të zgjerohet në ndërtesat qeveritare

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.