AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Nga Siberia në vijën e frontit: Rrëfimi i një të riu rus të rekrutuar padrejtësisht për luftë

by SHT Media
21/05/2025
in Botë
6
0
Nga Siberia në vijën e frontit: Rrëfimi i një të riu rus të rekrutuar padrejtësisht për luftë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në dhjetor të vitit 2023, Aleksandri nga qyteti siberian Ulan-Ude, ashtu si dhjetëra mijëra djem 18-vjeçarë në të gjithë Rusinë, u thirr për shërbim të detyrueshëm ushtarak në ushtrinë ruse.

Katër muaj më vonë, rreth 7.000 kilometra më larg, në perëndim, ai e gjeti veten duke hapur llogore përgjatë kufirit të Rusisë me Ukrainën. Jo shumë kohë pas kësaj, u detyrua të fshihej në po ato llogore, përballë trupave ukrainase dhe sulmeve me dronë kamikazë.

“Rezulton se më dërguan në zonë lufte kundër ligjit, pa më pyetur fare”, tha ai në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, muajin e kaluar.

Rasti i Aleksandrit, i cili kërkoi që mbiemri i tij të mos publikohej për të shmangur ndjekjen penale nga policia – nxjerr në pah një temë jashtëzakonisht të ndjeshme në politikën ruse, të cilën presidenti Vladimir Putin e ka shmangur me këmbëngulje që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës në shkurt të vitit 2022:

Dërgimin e të rekrutuarve në vijën e frontit

Me pushtimin që po hyn në muajin e 40-të, trupat ruse po përballen me humbje të rënda: mbi 750.000 të vrarë dhe të plagosur, sipas vlerësimeve perëndimore dhe numri vazhdon të rritet me intensifikimin e luftimeve pranverore.

Megjithatë, Rusia e ka ruajtur intensitetin e operacioneve përmes një sistemi kompleks rekrutimi që përfshin rezervistë të mobilizuar, vullnetarë, mercenarë privatë, të burgosur dhe njësi të rregullta. Rrogat dhe përfitimet e larta për shërbimin në luftë kanë sjellë një fluks të qëndrueshëm burrash drejt frontit.

Por, ligji rus ndalon dërgimin e rekrutëve, kryesisht të rinj rreth moshës 18 vjeç, në zona lufte. Kjo nënkupton, para së gjithash, Ukrainën. Putini ka premtuar vazhdimisht se rekrutët nuk do të dërgohen për të luftuar. Ata lejohen të angazhohen në detyra logjistike ose ndërtimore larg vijës së parë të frontit.

Megjithatë, pas vetëm katër muajsh trajnim bazë, rekrutët mund të shtyhen ose detyrohen të nënshkruajnë kontrata vullnetare për shërbim të plotë ushtarak, përfshirë pjesëmarrjen në luftime. Aktivistët dhe avokatët thonë se rekrutët shpesh nuk e kuptojnë plotësisht çfarë po nënshkruajnë.

Në verën e kaluar, trupat ukrainase kaluan kufirin dhe hynë në rajonin Kursk të Rusisë, duke mposhtur mbrojtjen e dobët kufitare. Gjatë këtij sulmi, shumë rekrutë u kapën rob apo rezultuan të zhdukur; të paktën 25 u vranë, sipas medias hulumtuese Vyorstka. Aleksandri ishte me fat që nuk ishte mes tyre.

Prokurorët ushtarakë dhe zyrtarët e qendrës lokale të rekrutimit nuk ishin të qasshëm për të komentuar rastin e tij.

“Hapëm llogore dhe pastaj thjesht qëndruam aty”

Aleksandri, që foli për Radion Evropa e Lirë nga rajoni i Jaroslavlit, në verilindje të Moskës, tha se ishte rekrutuar në vjeshtën e vitit 2023 dhe u thirr për shërbim në dhjetor, ku fillimisht u vendos në rajonin Amur, pranë kufirit me Kinën.

Ai iu bashkua njësisë së Trupave Hekurudhore, një forcë logjistike që menaxhon rrjetin hekurudhor ushtarak rus.

“Sa i përket trajnimit, bëmë disa herë qitje dhe kaq. Nuk pati ndonjë trajnim të veçantë”, tha ai.

Në prill të 2024-tës, një numër i panjohur rekrutësh nga baza e tij u dërguan në Briansk, rajon që kufizohet me Ukrainën.

Fillimisht, ai dhe grupi i tij pre tetë personash u urdhëruan të ndërtonin bunkerë për Gardën Kufitare. Sipas tij, nuk panë asnjë ushtar vullnetar (të njohur si “kontraktiki”) apo të mobilizuar (që njihen si “mobiki”).

“Kur na dislokuan, nuk ishte askush tjetër, përveç rekrutëve. Edhe komandanti i skuadrës sonë ishte si ne, vetëm se kishte studiuar në shkollë ushtarake para ushtrisë”, tha ai.

Më 6 gusht, kur trupat ukrainase depërtuan në rajonin Kursk, batalioni i Aleksandrit ndodhej në Briansk. “Ne hapëm shpejt llogore të vogla dhe pastaj thjesht qëndruam aty. Kaq!”, kujton ai.

Sipas tij, oficerët e lartë urdhëruan rekrutët të pozicionohen në vijën e parë, pranë kufirit, ndërsa pas tyre ndodheshin ushtarët profesionistë dhe pajisje më të mira.

Rekrutëve u ndalohej të tërhiqeshin pa urdhër  edhe nëse sulmoheshin.

“Në një rast qëndruam nën zjarr artilerie për disa orë. Ishim në një mision zbulimi kur dolën forcat ukrainase. Nuk mund të iknim, sepse edhe tonët do të na qëllonin për të mos na tradhtuar pozicionin. U shtrimë dhe pritëm për disa orë”, tha ai.

Një dron kamikaz ukrainas shpërtheu afër pozicionit të tij, duke i shkaktuar një tronditje,  e pesta me radhë.

Zona gri për rekrutët

Zyrtarët rusë vazhdojnë të mohojnë atë që është tashmë një sekret i hapur mes familjeve të ushtarëve: që rekrutët janë përfshirë në luftime, me ose pa qëllim.

Ligji lejon që pas katër muajsh shërbim, rekrutët të nënshkruajnë kontrata dhe të bëhen ushtarë me pagesë, gjë që legalisht i lejon të dërgohen në luftë. Por, ka raportime të shumta se ushtarakët i detyrojnë apo i mashtrojnë rekrutët që të nënshkruajnë kontrata, pa u ofruar informacione të qarta ose paralajmërime ligjore.

Në tetor, disa rekrutë nga një divizion tankesh në Rusi morën kompensim prej 305.000 rublash (rreth 3.600 dollarë), pasi denoncuan se kishin nënshkruar kontrata të falsifikuara me Ministrinë e Mbrojtjes.

Në po atë muaj, Aleksandri, i cili nuk kishte nënshkruar ndonjë kontratë vullnetare, u plagos përsëri, këtë herë nga një fragment droni që e goditi në këmbën e majtë. U transferua nga vija e frontit dhe u shtrua në një klinikë ushtarake në Borzia, prej nga ishte dërguar fillimisht.

Sipas tij, mjekët ushtarakë hezituan ta diagnostikonin lëndimin e tij, për shkak të statusit të tij si rekrut – gjë që do të përbënte shkelje ligjore. Kjo bëri që të mbetej pa të drejtë kompensimi për plagë lufte.

U lirua nga shërbimi më 10 dhjetor 2024 saktësisht një vit pasi kishte hyrë në ushtri.

“Në fillim nuk mund të ecja fare”, tha ai. “Vetëm çaloja. Pastaj u shërova pak, bleva një bastun dhe së paku fillova të eci”.

“Më mbajtën në spital deri në çmobilizim. Mbeta invalid. Edhe pa para”, shton ai. “Kam edhe sulme paniku. Kur dëgjoj zhurma të forta, menjëherë filloj të kërkoj dronët me sy”.

Tani, Aleksandri thotë se do të paraqesë një ankesë zyrtare në Prokurorinë Ushtarake për të kërkuar njohjen e përfshirjes në luftime dhe kompensim për plagët që mori./REL

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.