AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Nga ora 06:00-18:00, ndalohen automjetet dhe këmbësorët…”, zona më e bllokuar për samitin në Tiranë

by SHT Media
14/05/2025
in Kronikë
6
0
Gjuajti me shuplakë qytetarin, pezullohet nga detyra shefi i policisë, Altin Qato
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të premten, më 16 maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili do të bëjë bashkë shumë liderë dhe krerë të Evropës, por jo vetëm.
Për këtë samit, Policia Rrugore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka hartuar një plan masash për mbarëvajtjen dhe sigurinë e tij.

Në emisionin “Rudina” në TV Klan, kreu i Policisë Rrugore, Altin Qato, tregoi për publikun rrugët dhe akset që do të bllokohen.
Zona dhe të gjitha rrugët që lidhen me qendrën, sheshi Skënderbej, bëjnë pjesë në perimetrin kryesor të sigurisë, ku do të ketë bllokim total për automjetet dhe këmbësorët nga ora 06:00 deri në orën 18:00.

Qato tha se disa masa po merren që sot, pasi disa delegacione mbërrijnë në Shqipëri dhe do të vazhdojnë deri më 17 maj, me largimin e delegacionit të fundit.

Altin Qato: Policia e Shtetit dje ka dalë në një komunikim për mediat, për të pasqyruar të gjitha masat që janë marrë për mbarëvajtjen e samitit, i cili zhvillohet më 16 maj. Masat fillojnë që sot, më 14 maj, dhe vazhdojnë deri në përfundim të samitit, pas datës 16, dhe disa masa do të jenë në fuqi edhe pas datës 17. Kjo ka të bëjë me numrin e lartë të delegacioneve që do të marrin pjesë në këtë samit, të cilat kanë filluar që sot të mbërrijnë në Tiranë dhe do të vazhdojnë deri më 17 maj, me largimin e delegacionit të fundit.
Masat për samitin janë në disa nivele. Masa kryesore lidhet me sigurimin e perimetrit ku do të zhvillohet aktiviteti. Aktiviteti zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, por në perimetrin e sigurisë përfshihet e gjithë Unaza e Vogël, duke filluar nga kryqëzimi i bulevardit “Zhan D’Ark” te kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri”, pastaj me rrugën “Ibrahim Rugova”, te bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pastaj me “Rrugën e Kavajës”, “Rrugën e Durrësit”, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano”, në vazhdim rruga e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George W. Bush” dhe bulevardi “Zogu I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

Rudina Magjistari: Të gjitha këto rrugë do të jenë të bllokuara për makinat apo edhe për këmbësorët?

Altin Qato: Ky është perimetri ku zhvillohet aktiviteti, pra perimetri i sigurisë më të lartë, që përfshin kufizim të plotë të mjeteve, por edhe të këmbësorëve. Aty kanë të drejtë të hyjnë vetëm personat që janë të akredituar për këtë aktivitet. Qytetarët nuk kanë të drejtë të aksesojnë këtë perimetër; pra, e gjithë zona që përfshihet në këtë perimetër është e paaksesueshme për këmbësorët dhe mjetet, nga ora 06:00 e datës 16 maj dhe deri në orën 18:00 të po asaj dite.

Rudina Magjistari: Ndërkohë, mesa kemi dëgjuar, masat fillojnë që prej ditës së mërkurë, pra sot në mbrëmje në orën 22:00–23:00. Për ta kuptuar pak më mirë, çfarë ndodh?

Altin Qato: Siç e përmenda edhe më parë, delegacionet kanë filluar të vijnë që sot, më 14 maj, dhe delegacionet e fundit largohen më 17 maj. Delegacionet e nivelit shumë të lartë, përveç pjesëmarrjes në samit, kanë edhe takime apo aktivitete të tjera gjatë këtyre ditëve. Masat e tjera kanë të bëjnë me bllokime dhe kufizime në akse të tjera rrugore ku kalojnë delegacionet.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.