AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Nga Mirdita, Berisha ‘shigjeton’ Salianjin: PD parti e hapur, por kritikat brenda forumeve!

by SHT Media
04/12/2025
in Politikë
6
0
Nga Mirdita, Berisha ‘shigjeton’ Salianjin: PD parti e hapur, por kritikat brenda forumeve!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Tiranës, turi i foltores së Sali Berishës ditën e sotme po zhvillohet në Mirditë. Gjatë fjalës së tij Berisha ka shigjetuar sërish lëvizjen e Ervin Salianjit.

Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike do të mbetet një forcë politike e hapur, ku secili anëtar ka të drejtë të shprehë lirshëm mendimet dhe kritikat e tij, por gjithmonë duke respektuar rregullat e brendshme të partisë. 

Ai theksoi se diskutimet dhe debatet duhet të zhvillohen brenda forumeve, pa tentativa për imponim. Berisha i bëri thirrje demokratëve që të votojnë të lirë, por edhe të kontribuojnë që listat e zgjedhjes të jenë sa më të sigurta dhe transparente.  

‘Ne do jemi dhe do mbeti parti e hapur. Jemi dhe do mbetemi parti e fjalës së hapur, çdo njeri do të ketë të drejtë të kritikojë e të thotë fjalën e lirë por duhet respektuar rregullat, jo të imponohet, çdo gjë duhet të thuhet brenda forumeve. Secili të votojë i lirë, por secili duhet të mendojë që procesin që zbatuam së bashku të jetë sa më solid, listat janë tuajat, duhet të mendojmë si ti bëjmë sa më të besueshme nga secili prej nesh, listat janë tuajat jo të Tiranës’, tha ai.  

Berisha e ka cilësuar këtë si foltorja e jetës së tij tij dhe se do të shpëtojë demokracinë. Berisha vijoi akuzat në drejtim të kryeministrit Rama të cilin e cilësoi si armikun e Shqipërisë. 

‘Kjo është foltorja e jetës sime, është për demokracinë dhe për Shqipërinë. Në 10 vite jemi shpërbër sa kurrë në ekzistencën rone. Diskrimimi që i ka bërë Rama Mirditës dhe veriut nuk ia ka bërë askush më parë. Pa investime në Mirditë, Kukës në Tropojë në Peshkopi, kurse motra e Tërmet Peçit kishte marrë 60 e ca milionë euro tendera. Ja ky është Edi rama për mirditorët dhe për banorët e veriut. Një armik, një armik në gen sepse edhe Enver Hoxha e kishte në rreth të kuq veriun e konsideronte zonë armike. Ndaj dhe kjo foltore është për të shpëtuar familjen, s’është më vetëm e demokratëve, por e të gjithë shqiptarëve. Por kjo foltore është për shpëtimin e demokracisë’, tha ai. 

Berisha tha se kryeministrin Edi Rama s’mund të ketë zgjedhje të lira. 

‘Gjatë këtyre viteve ju kam deklaruar ju se me Ramën nuk ka zgjedhje. A mund të ketë zgjedhje kur me para të shqiptarëve organizon në periudhën e ndaluar me ligj 4533 aktivitet për të ndikuar tek zgjedhësit. A mund të ketë zgjedhje kur në mes të fushatës shpërndan 100 euro për pensionistët për të blerë votën. Me Ramën s’ka zgjedhje’, tha ai. 

 

 

 

 

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.