AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Nga gjykatë në gjobëvënëse…

by Alb Times
12/10/2026
in Opinion
6
0
Nga gjykatë në gjobëvënëse…

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ylli Manjani

GJKKO e shkallës së parë, prej më shumë se një muaji, duket se ka ndryshuar funksion. Nga një institucion që duhet të japë drejtësi, është shndërruar në një institucion që vë vetëm gjoba!!

Madje ka hyrë në një garë të ethshme me Policinë Rrugore se kush vendos më shumë gjoba. Me një ndryshim thelbësor ama: Policia Rrugore i ka të përcaktuara në ligj kundërvajtjet për të cilat gjobit. GJKKO po gjobit për një kundërvajtje që ligji nuk e njeh!

Ky nuk është një dallim i vogël. Është dallimi ndërmjet zbatimit të ligjit dhe arbitraritetit. Kodi i Procedurës Penale parashikon mundësinë e marrjes së masave ndaj avokatëve kur, me sjelljen e tyre të pajustifikuar, pengojnë zhvillimin normal të procesit gjyqësor.

Por askund ligji nuk përcakton se reagimi kolektiv i avokatëve ndaj një vendimi administrativ të drejtuesit të gjykatës përbën, në vetvete, shkak për ndëshkim individual.

Askund!

Avokatët nuk po shmangin gjykimet për të dëmtuar procesin. Nuk po kërkojnë zvarritjen e çështjeve. Nuk po refuzojnë detyrën e mbrojtjes dhe as po braktisin klientët e tyre.

Ata po kundërshtojnë kushtet administrative që u imponohen për të ushtruar profesionin dhe për të hyrë në sallën e gjyqit.

Pra, shkaku i konfliktit nuk është refuzimi i drejtësisë nga avokatët, por imponimi i disa rregullave administrative që pengojnë ushtrimin normal të mbrojtjes.

Avokatët duan të hyjnë në gjykatë për të bërë punën e tyre. Por përballen me ushtarin e Gardës, i cili zbaton urdhrat e një rregulloreje të hartuar nga komandanti i komanduar i GJKKO-së.

Këtu fillon absurdi i vërtetë.

Në vend që gjykata të shqyrtojë nëse pengesat administrative janë të ligjshme, proporcionale dhe të pajtueshme me të drejtën e mbrojtjes, ajo zgjedh të ndëshkojë ata që i kundërshtojnë.

Pra, administrata krijon pengesën, ndërsa gjykata ndëshkon atë që pengohet!

A ka absurditet më të madh juridik se ky?!

Gjykata, e cila duhet të jetë vendi ku qytetari kërkon mbrojtje nga arbitrariteti i administratës dhe i policisë, po sillet vetë si një administratë ndëshkuese.

Madje, në këtë krahasim, Policia Rrugore del më e justifikuar juridikisht sesa gjykata e posaçme.. Sepse polici që të vendos gjobën për shkeljen e semaforit apo të shpejtësisë ka një dispozitë konkrete ku mbështetet. Ndërsa gjykata që ndëshkon një avokat për pjesëmarrjen në një reagim kolektiv duhet ende të shpjegojë se cila dispozitë e konsideron këtë reagim shkelje individuale procedurale.

Nuk mjafton të kesh pushtetin për të vendosur gjoba. Duhet të kesh edhe shkakun ligjor për t’i vendosur ato.

Pushteti për të ndëshkuar nuk është licencë për të shpikur shkelje, ore ejjjj!

Por problemi nuk mbaron këtu. GJKKO e shkallës së parë po shkon edhe më larg.

Përveçse po shndërrohet në gjobëvënëse të avokatëve, ajo po cenon edhe një nga garancitë më themelore të procesit të rregullt ligjor: respektimin e afateve të paraburgimit.

Sepse, duke ia faturuar avokatëve moszhvillimin e seancave, po justifikohet edhe pezullimi i afateve të paraburgimit.

Kjo është shumë më e rëndë sesa një gjobë!

Afatet e paraburgimit nuk janë një lehtësi që gjykata ua bën të arrestuarve. Ato janë kufij ligjorë të pushtetit të shtetit për të mbajtur një njeri të privuar nga liria.

Pezullimi i tyre kërkon një shkak konkret, të ligjshëm dhe të arsyetuar. Ai nuk mund të shërbejë si zgjidhje automatike për një konflikt administrativ të krijuar brenda vetë institucionit.

Nuk mundet që administrata e gjykatës të krijojë një pengesë, gjykata të gjobisë avokatin që kundërshton pengesën dhe, në fund, pasojën më të rëndë ta paguajë i paraburgosuri!

Kjo është përmbysje e logjikës së procesit penal.

I paraburgosuri nuk mund të bëhet peng i kokëfortësisë administrative të drejtuesit të gjykatës. As liria e tij nuk mund të përdoret si instrument presioni për të imponuar një rregullore.

Në një shtet të së drejtës, rregullorja i nënshtrohet ligjit dhe jo ligji rregullores. Dhe, mbi të gjitha, drejtuesi administrativ i gjykatës nuk është eprori i procesit gjyqësor!

Ai administron institucionin, por nuk mund të diktojë përmes rregullave të hyrjes mënyrën se si realizohet e drejta e mbrojtjes.

Përndryshe, çfarë kuptimi ka pavarësia e gjyqtarit, nëse një drejtues administrativ, përmes një ushtari te dera, mund të përcaktojë praktikisht nëse zhvillohet apo jo një gjykim?!

Çfarë kuptimi ka e drejta për avokat, nëse ushtrimi i saj kushtëzohet nga bindja ndaj një rregulloreje që vetë avokatët e konsiderojnë të paligjshme?!

Çfarë kuptimi ka procesi i rregullt ligjor, nëse gjykata, në vend që të zgjidhë konfliktin, përdor gjobën për të mbyllur debatin?!

Absurdi po ndjek absurdin, aq sa tashmë është bërë mullar.

Në vend të arsyetimit juridik kemi ndëshkim. Në vend të zgjidhjes së konfliktit kemi përshkallëzim. Në vend të respektimit të garancive procedurale kemi një garë për të treguar se kush e ka pushtetin.

Por gjykata nuk është institucion që duhet të fitojë betejën me avokatët. Gjykata është institucion që duhet të garantojë të drejtat e palëve, përfshirë të drejtën e tyre për mbrojtje efektive.

Avokati nuk është vartës i gjyqtarit. Aq më pak i drejtuesit administrativ të gjykatës. Ai është pjesëmarrës i pavarur në procesin e dhënies së drejtësisë.

Një gjykatë që e konsideron avokatin kundërshtar institucional ka keqkuptuar funksionin e vet.

Një gjykatë që mendon se autoriteti i saj buron nga numri i gjobave që vendos, ka ngatërruar autoritetin e ligjit me autoritarizmin administrativ.

Autoriteti i gjykatës nuk matet me aftësinë për të ndëshkuar, por me aftësinë për të dhënë drejtësi.

Drejtësia nuk vendoset me gjoba ndaj atyre që kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre.

Dikush duhet t’ua kujtojë drejtuesve dhe gjyqtarëve të GJKKO-së së shkallës së parë një të vërtetë elementare: Gjykata nuk është komisariat policie. Gjyqtari nuk është polic rrugor. Avokati nuk është kundërvajtës vetëm pse kundërshton një urdhër administrativ. Dhe i paraburgosuri nuk është peng i konfliktit ndërmjet gjykatës dhe mbrojtjes.

Nëse një gjykatë nuk arrin të bëjë dallimin ndërmjet ushtrimit të një të drejte dhe kryerjes së një shkeljeje, problemi nuk qëndron më tek avokatët. Qëndron tek vetë koncepti që ajo gjykatë ka për drejtësinë.

Logjika e gjobëvënies nuk është as proces i rregullt ligjor, as drejtësi. Është thjesht administrim i pushtetit përmes ndëshkimit.

Kur një gjykatë e zëvendëson drejtësinë me ndëshkimin, ajo mund të vazhdojë të quhet gjykatë në tabelën mbi derë, por e ka humbur kuptimin e emrit që mban.

U rrofshin numri i madh i faqeve të vendimeve që japin, se hë për hë janë thjesht gjobëvënës!

 

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

12/10/2026

Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

12/10/2026

Zekthi: Ambasadori i ri amerikan po dëshmon një qasje pedante dhe mbështetje të fuqishme për drejtësinë

12/10/2026

Reagimi i ashpër e Iranit: Britania të mos bëjë akuza pa prova për incidentin në bazën ajrore

12/10/2026

“Braçe bëri shumë mirë”, Manjani: Rama është bërë më tolerant, ne ikëm për një fjalë goje

12/10/2026

VIDEO / “Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, Monika Lubonja rikthehet në mënyrën e çuditshme

12/10/2026

Vrasja e 19-vjeçarit nga Policia, kryebashkiaku i New Yorkut masa për parandalimin e dhunës

12/10/2026

Bimo: SHBA-të kanë luajtur rol kyç për Shqipërinë, por perëndimi po përballet me një realitet të ri gjeopolitik

12/10/2026

VIDEO / “Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

12/10/2026

Gafa e Britanisë ndaj familjes siriane: Ministria e Brendshme: Merrni 3 mijë paund dhe ikni në Shqipëri!

12/10/2026

“Luftë me gjithë shqiptarët në rajon”, Robelli për kërcënimet e Daçiçit: Retorikë elektorale

12/10/2026

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor: Në krye të strukturës emërohet Everest Kazheli

12/10/2026

Përse Vuçiqit i duhen shqiptarët armiq, sa herë ka zgjedhje ?

12/10/2026

Shqiptari i dehur tenton t’i largohet karabinierëve: Arrestohet pas një ndjekjeje të rrezikshme në Padova

12/10/2026

Bill Gates paralajmëron: Sulmet kibernetike nga IA, rreziku më i madh për njerëzimin

12/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Zvërneci”, Buzhala: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin
  • Dashamir Shehi: Edhe unë do t’i shkrija disa bashki të vogla, por kjo nuk përbën reformë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.