• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Jetë

Nga dashuria te ndarja, Edisa rrëfen gjithçka: Fëmija që nuk erdhi na ndau

26/04/2026
in Jetë
Nga dashuria te ndarja, Edisa rrëfen gjithçka: Fëmija që nuk erdhi na ndau

Së fundmi ish-banorja e Big Brother Vip Albania 5, Edisa Demollari ka bërë një rrëfim tepër të dhumbshëm, ku ka sjellë në vëmendje një realitet që shumë gra e përjetojnë në heshtje, presionin për t’u bërë nënë dhe plagët që lë pas një rrugëtim i vështirë drejt prindërimit.

Ajo ka treguar hapur se martesa e saj përfundoi pikërisht për shkak të kësaj ëndrre të parealizuar. “Arsyeja e ndarjes është sepse donim të kishim një fëmijë. Tentuam shumë për vite me radhë, por nuk ndodhi. Kjo solli shumë zënka në çift derisa përfunduam në ndarje”, rrëfen Edisa.

Mes emocioneve, ajo kujton momentet më të vështira, ato të zhgënjimit të përsëritur. “Ato lot që kam derdhur kur bëja testet dhe dilnin negative… askush nga ne nuk kishte probleme, por fëmija nuk po vinte. Ishte shumë e dhimbshme”, shprehet ajo, duke treguar se si një situatë e pashpjegueshme mund të rëndojë një marrëdhënie deri në pikën e thyerjes.

Sot, Edisa nuk e ka humbur shpresën për të ardhmen dhe beson se gjithçka mund të ndryshojë në momentin e duhur. “Shpresoj që sapo të gjej njeriun e duhur, fëmija të vijë sa më shpejt”, thotë ajo, duke lënë të kuptohet se dëshira për t’u bërë nënë mbetet e fortë.

Por përtej historisë së saj personale, mesazhi më i fortë i Edisës është një thirrje për ndjeshmëri dhe mirëkuptim nga publiku. “I lutem shumë shikuesve, komentuesve… kemi një orë biologjike që na bën tik-tak dhe na ka vënë një kufizim shumë të madh. Sa më shumë vite të kalojnë, aq më e vështirë bëhet. Mos na vendosni edhe ju kufinj se kur duhet të bëhemi nënë”, apelon ajo.

Në fund, ajo prek një nga paragjykimet më të forta që ende ekzistojnë në shoqëri. “Është e dhimbshme për një femër që t’i thuash se nuk je e suksesshme sepse nuk je nënë”, përfundon Edisa, duke ngritur një debat që shkon përtej një historie personale dhe prek mijëra gra që përballen me të njëjtin realitet.

Më të lexuarat

  • Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    Hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor! Shoferët ta harrojnë alkoolin, u hiqet patenta përgjithmonë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 21 ton kokainë dhe 43 të arrestuar, goditet super-rrjeti i drogës, autoritetet: Dega në Dubai financohej nga shqiptarët!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ceuta, Trump dhe Maroku; Aleanca që po ngre pikëpyetje në Evropë

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • I kërkuar për tre vrasje, Sokol Hoxha ekstradohet nga SHBA në Shqipëri

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga përjashtim në model: Shqipëria si laborator i politikave evropiane të migracionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A janë Non- Gratat e Edi Ramës, karburant për partinë e re erdoganiste?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Opozita ‘qan’ për varfërinë / Pasuria përrallore e deputetit të PD Flamur Hoxha, godina, vila dhe apartament 1.2 milionë euro

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Libri autobiografik / Bamir Topi: 21 Janari, si më kërkuan Berisha e Basha të ndërhyja tek kryeprokurorja Ina Rama për të tërhequr urdhër-arrestet

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama prezanton kuptimin e “BESA”-s. Ja katër shtyllat dhe prova e parë në Zvërnec

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Sulmet ruse në Kiev, Macron: Rusia duhet të paguajë çmimin për agresionin.

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!