• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kronikë

“Nevojë për ndërhyrje në ligjin mbi krimet online”, Çela: 2024, vit i vështirë. Operojmë me numër të ulët prokurorësh

27/10/2025
in Kronikë
“Nevojë për ndërhyrje në ligjin mbi krimet online”, Çela: 2024, vit i vështirë. Operojmë me numër të ulët prokurorësh

Në seancën e sotme në Kuvend pritet të raportojnë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, mbi raportin vjetor për vitin 2024. 

Në fjalën e tij Çela raporton se 2024-a ishte një vit i vështirë për Prokurorinë e Përgjithshme për shkak të numrit të ulët të prokurorëve edhe për shkak të procesit të vetingut. 

“Viti 2024 ishte një vit me vështirësi jo të pakta për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të vijimit të punës me një numër të ulët të prokurorëve si pasojë e procesit të rivlerësimit kalimtar. Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet, pavarësisht ngarkesës, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi shumë i mirë institucional me Prokurorinë e Posaçme dhe Policinë e Shtetit, e më tej intensifikimi dhe përmirësimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar, dhanë rezultate në punën hetimore, zbatimin dhe përmirësimin e drejtësisë penale, siç do të shihet në këtë raport”, u shpreh ai. 

Çela theksoi se pavarësisht kësaj, është përmirësuar bashkëpunimi me Policinë e Shtetit, SPAK dhe partnerët ndërkombëtarë. 

Si prioritete institucionale kreu i Prokurorisë së Përgjithshme ka nënvizuar rritjen e hetimeve proaktive dhe përdorimin e teknikave të posaçme të hetimit, luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, korrupsionit, dhunës në familje dhe krimit kibernetik si dhe zbatimin e rekomandimeve të BE-së dhe Këshillit të Ministrave. 

Çela ka theksuar nevojën për ndërhyrje ligjore për të ndëshkuar format e reja të dhunës online, siç është për shembull shpërndarja e imazheve intime. 

Ai ka renditur edhe të dhënat statistikore sa i përket punës së bërë në vitin 2024, ku theksohet: 

-155 procedime penale të filluara kryesisht nga prokuroria (rritje 12% krahasuar me 2023).
-251 procedime për pastrim parash, me rritje 59%.
-Sekuestrime pasurish me vlerë mbi 48 milion euro.
-1656 çështje për dhunë në familje, me rritje 18.6% krahasuar me 2023.
-161 procedime për krime seksuale, me rritje 30%.
-Rritje e rasteve të krimit kibernetik (381 procedime, +5%). 

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!