• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Politikë

Negociata Basha-Berisha për një vend në listë? Luçiano Boçi: Ja e vërteta!

10/09/2024
in Politikë
Negociata Basha-Berisha për një vend në listë? Luçiano Boçi: Ja e vërteta!

Bashkimi i të gjitha fraksioneve të Partisë Demokratike para zgjedhjeve të 2025 ishte një nga pikat që Luçiano Boçi e cilësoi si tepër të rëndësishme gjatë intervistës në “Ditarin” e A2 CNN.

Por një ftesë për bashkimin me PD e drejtuar prej Sali Berishës nuk do të shkojë asnjëherë te Lulzim Basha, pasi sipas Boçit ish-kryetari ka vendosur vetë që të largohet përgjithmonë nga kjo forcë politike.

“E kemi sqaruar pozicionin e zotit Basha. Ka zgjedhur vetë zoti Basha që të jetë jashtë PD. Ata që e zgjedhin me vullnetin e tyre deklarativ unë besoj se kanë përcaktuar pozicionin e tyre. Në politikë nuk ka gjëra që ekzistojnë përgjithmonë, por ka gjëra që njeriu i ka në dorë ti vendosë vetë përgjithmonë. Zoti Basha ka vendosur vetë që përgjithmonë të largohet nga PD, të largohet nga demokratët. Është zgjedhja e tij dhe le të vazhdojë në rrugën e tij”, tha Boçi në emisionin “Ditari” në A2 CNN.

I pyetur lidhur me zërat që tregojnë se ka negociata midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës për ta akomoduar këtë të fundit në  listën e PD për zgjedhjet e 2025, Boçi e përjashtoi këtë mundësi.

Ai sqaroi se edhe mundësia e inkuadrimit si fraksion duke qenë se Statuti i ri i PD e lejon, nuk mund të shfrytëzohet nga Basha pasi afatet e regjistrimit kanë përfunduar.

“Ishin të gjitha kushtet dhe rrethanat që kushdo mund të regjistrohej si fraksion në PD. Nuk ka një iniciativë të tillë, ajo tashmë duhet të ishte dorëzuar sepse afrohet dhe afati zgjedhor, por unë nuk jam rixhit në përcaktimin tim sepse nuk u nisa nga qëndrimet e mia personale apo politike, por iu referova deklaratave të zotit Basha. Është ai që ka qenë taksativ në këtë ndarje dhe thjesht po rikujtoj për publikun se nuk është zgjedhja jonë, pasi duket sikur ne nuk e pranojmë, por është zgjedhja e tij, është vetë përjashtuar. Nuk ka pranuar ai domethënë dhe përderisa nuk ka pranuar sigurisht që edhe ne jemi të vendosur të respektojmë vullnetin e tij. Le të vazhdojë rrugën që ka vazhduar deri tani”, sqaroi Boçi për A2.

/a.r

Më të lexuarat

  • Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    Ironia e zgjedhjeve në PD/ E shitën si prurje nga Diaspora, nënkryetarja e re Erisa Bajaziti mori vetëm 93 vota nga emigrantët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Le Pen, ‘bomba me sahat’ për planet e Edi Ramës!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Çfarë po përgatit Edi Rama më 27 korrik?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Gentiani, “Kërri” në duart e qeverisë? 17 mln euro tenderë për kushëririn kur ishte drejtor në FSHZH, hapet rruga e lejeve të ndërtimit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Asnjë surprizë në PD, Flamur Noka rizgjidhet Sekretar i Përgjithshëm. Këlliçi merr më shumë vota se Boçi. Klevis Balliu zgjidhet te Organizimi (Lista e plotë)

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Agron Shehaj drejt SPAK-ut, dyfishoi sipërfaqen e vilës që bleu 2.9 milionë euro dhe e shiti 15 milionë euro, mashtrim me pasurinë dhe pastrim parash

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Marrëveshja e re për Shqipërinë / A do t’a tregojë Spiropali vilën që ka fshehur në emrin e prindërve në Teg? Aferat familjare me pronat dhe paratë publike

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!