AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Në 2025-ën nisim raportimet për piketat e ndërmjetme”, Manja: Kusht për integrimin

by SHT Media
13/12/2024
in Politikë
6
0
“Në 2025-ën nisim raportimet për piketat e ndërmjetme”, Manja: Kusht për integrimin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në fjalën e tij në tryezën e bashkëbisedimit me drejtuesit kryesorë të sistemit të drejtësisë mbi gjyqësorit dhe të drejtat themelore, deklaroi se pas përcaktimit të piketave hapëse për grupthemelorët, ndodhen përpara sfidës për realizimin e piketave të ndërmjetme, që janë parakusht për vijimin e negociatave për të gjithë kapitujt e tjerë për integrimin europian.

Ai bëri me dije se duke nisur nga muaji janar i vitit 2025, do të nisin raportimet e përjavshme.

Manja theksoi se realizimi i piketave të ndërmjetme, ka rëndësi kyçe në disa dimensione, ndërsa shtoi se, janë 920 milionë euro në total që nëse plotësohen reformat e ndërmarra, vetëm për vitin 2025 buxheti i shtetit do përfitojë 87 milionë euro



“Sot jemi në një moment tjetër të rëndësishëm, i cili pasi ka përcaktuar piketat hapëse për grup themelorët ku përshihet dhe kriteri politik., tani kemi përpara sfidën për realizimin e piketave të ndërmjetme që janë parakusht për të vijuar me negociatat për të gjithë kapitujt e tjerë. Do i përgjigjemi pozitivisht këtij procesi me qasjen tonë proaktive në raportime  dhe bashkëpunim të shpejtë, që duke nisur nga janari 2025 do jenë të përjavshme.

Raportimet tona duke nisur nga fillimi i vitit që vjen do jenë të përjavshme.

Fakti që sot jemi së bashku në këtë tryezë, mua si ministër drejtësie, më bën të besoj se do ja dalim me sukses dhe këtij procesi. Piketat e ndërmjetme, janë treguesi kryesor që do masin progresin tonë në zbatimin e reformave dhe përmbushjen e angazhimeve të ndërmarra së bashku.

Realizimi i piketave të ndërmjetme, ka rëndësi kyçe në disa dimensione: janë parakusht për mbylljen e kapitujve të tjerë; e çojnë Shqipërinë në një kohë të shkurtër në dyert e BE-së; kanë dhe efekt financiar pasi varet disbursimii fondeve për vendin tonë në kuadër të agjendës së reformave. Janë 920 milionë euro në total që nëse plotësohen reformat e ndërmarra vetëm për 2025, buxheti i shtetit do përfitojë 87 milionë euro. Ndërsa totali i shumës për 23 masat do i sjellë buxhetit 172 milionë euro”, u shpreh Manja.

Ministri e cilësoi këtë proces si sfidues, ndërsa theksoi se për kapitullin 23 janë 14 reforma dhe parakushte të cilët duhen plotësuar me qëllim hapjen e kapitujve të tjerë.

“Prandaj ky proces sfidues ka edhe një stimul të tillë nga komisioni. Për kapitullin 23 kemi 14 piketa të ndërmjetme, janë 14 reforma dhe parakushte që duhet të plotësohen nga kjo tryezë për të hapur negociatat për kapitujt e tjerë.

Gjyqësori ka 4 piketa të ndërmjetme për zbatimin e reformës në drejtësi, forcimin e pavarësisë dhe llogaridhënies përmes përmbylljes së rregullt të procesit të vetingut, përmirësimi i cilësisë së gjyqësorit duke ulur numrin e çështjeve të prapambetura dhe rritjen graduale të performancës së gjykatave dhe prokurorive duke promovuar shërbime cilësore në drejtësi”, theksoi Manja.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026

Videot intime të Adrian Hilës vijojnë të qarkullojnë, Braho: Bllokimi i tyre, i vështirë teknikisht

03/10/2026

Dodik ashpërson retorikën para votimit: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

03/10/2026

Të shtëna me armë zjarri në Ndroq, shoqërohen katër persona

03/10/2026

Kontrolle “blic” në Vlorë, policia në terren për persona në kërkim dhe armëmbajtje pa leje

03/10/2026

Nuk ka mrekulli kuqezi në Helsinki, Finlanda mposht Shqipërinë dhe e zbret nga froni

03/10/2026

6 fëmijë helmohen në një kopsht në Korçë, procedohen penalisht mjekja dhe drejtoresha

03/10/2026

Amerika e dinte që në vitin 1980, Tom McCarthy kthen paralajmërimin klimatik në film

03/10/2026

Misteri i Hormuzit: Pse Irani nuk po i godet më cisternat e naftës?

03/10/2026

Videoja me Ad Hilën / Reagon Eli Fara: Ndjej një dhimbje të madhe, por do vazhdoj ta mbaj kokën lart

03/10/2026

Kamuflon çunat e Dubait? Strategjiku me duar në xhepa Armand Hoxha fut 800 mijë euro në kompani përmes humbjeve, si po pastrohen paratë në kompleksin 45 milionë euro në Ksamil

03/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…
  • 200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.