AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Ndryshon Kodi Penal ekzistues/ Nga parkimi dysh te abuzimi me fondet e BE, ja sa dënime me burg shtohen

by SHT Media
25/10/2025
in Politikë
6
0
Ndryshon Kodi Penal ekzistues/ Nga parkimi dysh te abuzimi me fondet e BE, ja sa dënime me burg shtohen
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kodi Penal i vitit 1995 pritet të ndryshojë sërish, edhe pse një Kod i ri është hartuar dhe gjendet në fazë diskutimi.

Ministria e Drejtësisë ka nxjerr në konsultim disa shtesa të legjislacionit në përputhje me objektivin e integrimit të Shqipërisë në BE. Përafrimi i akteve në fushat e pastrimit të parave, luftën ndaj terrorizmit, trafikut të paligjshëm të drogave, trafikimit të qenieve njerëzore, abuzimit seksual dhe pornografisë së fëmijëve është parashikuar të kryhet brenda vitit 2025, prandaj Ministria e drejtësisë shpjegon se ka nevojë për një ndryshim të Kodit ekzistues, veç angazhimit për Kodin e ri Penal. Efekt

Ky projektligj synon të forcojë mbrojtjen e territorit përmes ndërhyrjes në Kodin Penal lidhur me ndërtimet e paligjshme, zënien e tokave dhe zjarrvëniet si dhe do të rritë masat ndëshkuese për funksionarët publikë të përfshirë në ndërtimet pa leje me dënim deri në 7 vite burg dhe heqje e të drejtës për të punuar në administratë deri në 5 vjet; në rast se ndërtimi kryhet brenda zonave të mbrojtura dënimi shkon deri në 10 vjet burg.

Shkaktarët e zjarrit me qëllim ndryshimin e kategorisë dhe destinacionit të tokës, rrezikojnë deri në 15 vjet burg, si dhe toka në zonat e prekura nga zjarri në pyje nuk mund të ndryshohet brenda një periudhe deri në tridhjetë vjet. Gjithashtu parkimi në rresht të dytë që pengon qarkullimin e mjeteve të emergjencës apo këmbësorët do të njihet si vepër penale e sanksionuar me gjobë ose burg deri një vit.

Një dispozitë e re është mbi kriminalizimin e mashtrimit që ndikon në interesat financiare të BE-së. Kur keqpërdoren fondet, në pranga deri në 5 vite, dhe kur shifra kalon mbi 50 mijë euro; dënimi rritet deri në 10 vite.

Në projektligj janë parashikuar edhe sanksione për rastet që përfshijnë prodhimin e sasisë të konsiderueshme narkotikësh dhe substancash që kanë shkaktuar dëme serioze në shëndetin e personave, me burgim deri në 20 vite.

Do të shtohet doza e dënimeve për abuzimet seksuale dhe mbrojtja e fëmijëve që janë viktima të veprave penale si pornografia apo prostitucioni; ku futet edhe neni i ndalimit të përkohshëm ose të përhershëm i autorit për ushtrimin e aktiviteteve profesionale që përfshijnë kontakt të drejtpërdrejtë dhe të rregullt me të mitur, si një dënim shtesë së bashku me atë kryesor.

Kur një fëmijë kërcënohet apo nxitet për të marr pjesë në prostitucion pa mbushur 14 vjec ka masën deri në 15 vite burgim; jo më pak se aq kur vepra kryhet nga një anëtar i familjes së fëmijës apo nga persona në funksione shtetërore. Edhe udhëtimet për qëllime seksuale kundrejt shpërblimit apo jo riskojnë deri në 6 vite burg.

Ndryshimet synojnë edhe përmirësimin e kuadrit ligjor për përshkrimin e sjelljeve terroriste apo pjesëmarrjen në organizata të tilla; ndërsa risia do të jetë shtimi i një vepre penale që lidhet me provokimin publik për të kryer një vepër penale terroriste, marrjen e trajnimit për terrorizëm, udhëtimin për qëllime terrorizmi, organizimin ose lehtësimin e udhëtimit për qëllime terrorizmi; arrijnë dënimet deri në jo më pak se 15 vjet.

Projektligji i cili përmban 51 nene me miratimin e tij kërkon të përforcojë mesazhin e Shqipërisë për angazhim të pakthyeshëm në integrimin evropian, duke rritur besueshmërinë ndaj partnerëve ndërkombëtarë, gjithashtu të reduktojë riskun e përfshirjes së sistemit financiar shqiptar në skema pastrimi parash , të rris nivelin e transparencës dhe të kontrollit financiar, si dhe të mbrojë të drejtat e njeriut.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët

11/09/2026

Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit

11/09/2026

Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

11/09/2026

Çifti i njohur i TikTok-ut pjesë e “Big Brother VIP Albania 6”?!

11/09/2026

Nga roje në zhvatës pronash, kush është gjyqtari Ramiz Lala që urdhëroi sot Ramën të zhbllokojë rritjen e pagave për GJKKO

11/09/2026

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

11/09/2026

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

11/09/2026

“Unë jam trajneri, zgjedh kush do luajë”, Rama tregon si i zgjedh ministrat

11/09/2026

Braçe shpërthen ndaj gjyqtarëve: Kallëzimi i Malajt në SPAK është vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

11/09/2026

Haga, midis maktheve dhe paranojave

11/09/2026

“Pasqyrë Albania” përballë testit të Braçes: Nëse nuk funksionon, do ta thyej

11/09/2026

“Nuk do bëhem mbret”, Rama: Ja kur do të largohem nga posti i kryeministrit

11/09/2026

Një telash më shumë për Partinë Demokratike

10/09/2026

“Ne jemi ‘best friends’”, Françeska Murati flet për herë të parë pas ndarjes nga partneri: Duhemi si shokë, takohemi çdo ditë

10/09/2026

BE, rregulla të reja për “Airbnb”, qytetet mund të kufizojnë qiratë në zonat me krizë strehimi

10/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Çanta e shkollës nuk shkakton skoliozë, por mund të lodhë shpinën! 5 këshilla nga fizioterapistët
  • Beteja për Kryeministrin/ Zgjedhjet e 25 tetorit, Vuçiç: Largohem si President brenda shtatorit
  • Rama ‘lan duart’ me Agasin, shet koordinatorin e krimit pas arrestimit: S’kam autorizuar askënd të flasë në emrin tim

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.