AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

by SHT Media
14/05/2025
in Botë
6
0
Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti i Uruguajit, José Mujica, i njohur si “Pepe”, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Njeriu që udhëhoqi Uruguajin nga viti 2010-2015 njihej si “presidenti më i varfër” i botës për shkak të jetesës së thjeshtë që bënte.

Presidenti i tanishëm, Yamandú Orsi ndau lajmin në X duke shkruar: “Faleminderit për gjithçka na dhe dhe dashurinë tënde të thellë për popullin tënd.”

Shkaku i vdekjes nuk dihet, por ai vuante nga kanceri në ezofag.

Thjeshtësia e tij si president, kritikat ndaj konsumerizmit dhe reformave sociale që promovonte, ndër të cilat e bëri Uruguajin vendin e parë që legalizonte përdorimin mjekësor të marijuanës, e kthyen Mujica  në një figurë të njohur politike në Amerikën Latine dhe përtej.

Popullariteti i tij është i pazakontë për një president të Uruguajit, një vend me 3.4 milionë banorë.

Dashuria për librat dhe tokën iu trashëgua nga e ëma. Në rini, Mujica ishte anëtar i Partisë Kombëtare, një forcë tradicionale politike që në qeverinë e tij u kthye në opozitën e qendrës së djathtë.

Në vitet 1960, ndihmoi në themelimin e një grupi gueril të majtë që kryente sulme, rrëmbime dhe ekzekutime, edhe pse ai ka thënë gjithnjë se nuk ka kryer vrasje.

Mujica është kapur 4 herë, qëlluar 6 dhe ka qenë në prag të vdekjes.

Ai ia ka mbathur dy  herë nga burgu. Në vitet 1970-1980, ai kaloi mbi 14 vjet në burg ku u torturua dhe e kaloi pjesën më të madhe të kohës në kushte të vështira e izolim, derisa u lirua në vitin 1985 me ardhjen e demokracisë.

Mujica thoshte se gjatë kohës së qëndrimit në burg, u çmend dhe vuante nga deluzionet e madje fliste me milingonat. Dita kur u lirua ishte kujtimi i tij më i lumtur: “Të bëhesha president ishte hiçgjë para saj”.

Uruguaji tërhoqi vëmendje për ligjet që miratoi gjatë atyre viteve si legalizimi i abortit dhe njohja e martesave të të njëjtit seks.

Gjatë kohës që shërbente si president, Mujica refuzoi të qëndronte në pallatin presidencial. Ai jetonte me bashkëshorten, Lucía Topolansky në një shtëpi të thjeshtë në periferi të  Montevideo, pa shërbyes dhe me fare pak truproja.

Kësaj i shtohej fakti që vishej gjithnjë thjesht, kishte një makinë Volkswagen Beetle të vitit 1987 dhe dhuronte një pjesë të madhe të rrogës së tij, duke u quajtur nga mediat “presidenti më i varfër i botës”.

Por ai e refuzonte gjithmonë: “Ata thonë që jam presidenti më i varfër. Jo, nuk jam. Të varfër janë ata që duan më shumë…sepse janë në një garë pa mbarim”.

Në fund të presidencës, Mujica tha: “Çfarë ia tërheq vëmendjen botës? Që unë jetoj me pak, në shtëpi të thjeshtë, që vozis një makinë të vjetër? Atëherë bota është çmendur sepse habitet nga ajo që është normale”.

Kur dha lajmin se ishte me kancer, Mujica iu qas vdekjes pa dramë: “Njeriu e di që vdekja është e  pashmangshme. Dhe ndoshta është si kripa e jetës”, tha ai në një intervistë për BBC.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026

Ulian Shpataraku tallet me SPAK-un: Nuk e njoh Gys Agasin, e mora në rrugë, se më bëri autostop, më tha ‘jam Berti’

07/10/2026

Berisha e prezantoi si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita

07/10/2026

SPAK ‘arkivoi’ dosjen ‘Tropoja’, Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut! Na ekzekutoi 7 anëtarë të familjes

07/10/2026

Monika Lubonja denoncon Adi Hilën: E doja dhe e besova, nuk turpërohem për dashurinë time

06/10/2026

Doli në videot e Hilës / Monika Lubonja: Si e kaloja dimrin me Ina Ramën, pi drogë kur…

05/10/2026

200 video intime/ Tjetër treshe me lodra seksi, Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat, kush është ish ministri me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop

05/10/2026

Doli në videot Adi Hilës, këngëtarja Egzona Ademi paraqitet në polici dhe akuzon gazetarin Tozaj. Dëshmon edhe këngëtari Gent Hoxha: Raporti ishte me dëshirë

05/10/2026

“Kam ikur nga shtëpia, nuk shoh dot babain në sy”, Blerina Matraku shpërthen ndaj Adi Hilës: Thoje se ishe i divorcuar, këngët i kam paguar me gjak!

05/10/2026

Bordello

05/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar
  • Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.