AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Myslim Murrizi paralajmëron: Nëse vërej preferenca, do demaskoj kandidatët e listave të mbyllura

by SHT Media
01/04/2025
in Politikë
6
0
Myslim Murrizi paralajmëron: Nëse vërej preferenca, do demaskoj kandidatët e listave të mbyllura
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati për deputet i PD Myslim Murrizi duke folur në MCN Live tha se Kodi Zgjedhor aktual është “bastard” dhe “paçavure”, duke theksuar se është për sistem mazhoritar dhe lista 100 për qind të hapura.

“Personalisht jam kundër këtij Kodi Paçavure zgjedhor, është një kod bastard që vret sovranitetin e votës. Personalisht pëlqej sistemin mazhoritar. Do doja një kod burrëror, s’kanë pse fshihen në lista të mbyllura, njerëz i tremben votës qytetare. Ka 5 palë zgjedhje që elita vendimmarrëse politike ia fsheh kandidatët votuesve, njëlloj si në kohën e shokut Enver. Më vjen shumë mirë që e shoh Damianin në listën e hapur, sepse është gatuesi i një çorbe të prishur bashkë me Oerdin.
Nëse ma japin mandatin, që në shtator do nisë këtë betejë për t’ua prishur atë çorbë të gatuar që në 2008-ën. Një pjesë e këtyre që janë xhenaze politike, brenda listave të mbyllura, refuzuan të hyjnë edhe në primare! Është ngritur autokracia në kulm falë këtij ligji bastard zgjedhor”.

Murrizi tha se do t’i demaskojë kandidatët në listat e mbyllura, nëse do të vërej preferenca prej tyre.

“Nëse unë dhe kandidatë të tjerë do ta vërej një farë preference të këtyre në lista të mbyllura, do t’i demaskoj publikisht. Te unë asnjë nga këta lider s’do ketë vend për t’u faktorizuar në çdo takim që Myslim Murrizi bën. Nuk shkoj për të promovuar kloun politikë, që duan të faktorizohen, që unë të bëj punën edhe këta të bëjnë si udhëheqës të mëdhenj!”

Murrizi tha se do të kërkojë rinumërim në 9 ZAZ edhe sikur të marrë 100 mijë vota, për t’i futur disa hajdutë në burg.

“Deputetët që do dalin nga firmat e kryetarëve janë të punësuar të partisë, s’i quaj fare deputetë. S’janë realisht deputet, si mund të jesh deputet pa votë qytetarësh. Unë deputet quaj 48 ata që vijnë nga votat e qytetarëve. Dhe do përpiqem fort që shqiptarët të zgjedhin 140 deputetë”.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

13/10/2026

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

13/10/2026

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e thyer stabël…

13/10/2026

Berisha akuza Policisë e Qeverisë, bën thirrje për tjetër protestë: Nesër është dita e studentëve, të gjithë në mbështetje të tyre në të njëjtën orë!

13/10/2026

Protestuesi 19-vjeçar theu këmbën, Policia e Shtetit: Pezullohen 4 efektivët dhe shefi i Rendit të Komisariatit Nr. 1, AMP po heton dinamikën!

13/10/2026

Protesta e dhunshme, Demalia: Nuk ishin studentë, e papranueshme që deputetët sulmuan Policinë

13/10/2026

“Gjendja është alarmante”- Protesta e dhunshme në Tiranë, deputetët e PD vizitojnë të lënduarit te Trauma

13/10/2026

“Kam kërkuar garë”- Zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës: Braçe: Kandidati i PS të zgjidhet me votë, jo nga drejtuesit!

13/10/2026

Protesta/ Ministria e Shëndetësisë: 20 të plagosur, 7 persona po marrin trajtim mjekësor në spital! Mes të lënduarve policë, gazetarë dhe një diplomat

13/10/2026

“Qeveria ia ka deleguar pushtetin njerëzve të pavotuar”- Braçe tregon problemet: Ja pse votova pro Reformës Territoriale!

13/10/2026

Nigel Farage mbron përdorimin e forcës vdekjeprurëse ndaj migrantëve që kalojnë “Kanalin Anglez”

13/10/2026

A ju detyroi Edi Rama të votoni pro Territoriales? Erion Braçe rrëfehet: Kryeministri më tha se…

13/10/2026

Trump kritikon rebelët Huthi, por nuk sqaron nëse SHBA do të ndërhyjë ushtarakisht në Jemen

13/10/2026

“Edhe Evropa po digjet, protesta e drejtë kushtetuese”- Deputeti Braçe: Në botë policia dhunon kur cenohet rendi, këtu nuk e pashë!

13/10/2026

“Ne bëjmë gabim që…”- Braçe: Në fillim iu bashkova protestës, në PS u hapën fjalë sikur e organizoja unë dhe një tjetër!

13/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)
  • Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.