AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“Mund të mos garoj për deputet”, Rama: Të gjithë deputetët me 1 mandat, në listë të hapur!

by SHT Media
10/03/2025
in Politikë
6
0
“Mund të mos garoj për deputet”, Rama: Të gjithë deputetët me 1 mandat, në listë të hapur!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka lënë të hapur mundësinë që të mos jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme të 11 Majit, duke i dhënë përparësi të rinjve dhe një gare të barabartë brenda Partisë Socialiste.

“Vendimin për veten time nuk e kam marrë ende plotësisht mund të mos jem edhe fare në listë duke qenë deputet i të gjithëve me këtë detyrë që kam dhe të mos i zërë vendin askush”, tha Rama.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u shpreh se procesi i përpilimit të listës ende nuk është përmbyllur, ndërsa theksoi se kushdo që nuk dëshiron të jetë pjesë e listës së hapur, duhet ta bëjë me dije. Rama tha se asnjë deputet që ka marrë më shumë se një mandat nuk do të ishte në listën e mbyllur, por kjo nuk vlen për drejtuesit politik. Kryeministri theksoi se përfshirja e drejtuesve politikë në listën e hapur do të krijonte pabarazi dhe do të çorientonte skuadrën, pasi ata do të fokusoheshin te votat për veten e tyre, duke mos garantuar një proces të drejtë për të gjithë kandidatët.

“Nuk kemi përmbyllur ende të gjithë procesin për listën e kandidatëve dhe do të përmbyllet në kryesinë e PS. Ajo që dua të ndaj është se cilido dhe cilado prej jush që nuk pranon të jetë në listën  e hapur duhet ta bëjë me dije te drejtuesi politik. Parimi themelor i listës së re do te jetë asnjë deputet që ka marrë qoftë edhe një mandat nga PS nuk do të jetë në listën e mbyllur. Është e drejta e kujtdo që nuk dëshiron të jetë apo jo në listën e hapur por duhet të na thotë më parë. Parimisht luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit dhe nga PS. Patjetër që në listën e hapur do të ketë edhe plot të rinj dhe të reja. E dyta diskutimi ka qenë se unë e kam shpresuar që drejtuesit politik duhet të jenë në listën e hapur, por problemi këtu është se kjo do të sillte një çoroditje dhe pabarazi në të gjithë procesin sepse nuk do të lejonte asnjë barazi në garë dhe nuk do të garantonte asnjë lloj drejtimi të vërtetë politik të garës. Drejtuesit politik do të ishin të fokusuar për të marrë vota për vetë dhe do të krijonin pabarazi në proces, pasi me statusin që kanë ato duhet të garantojnë hapësirë të barabartë për të gjithë kandidatët për deputet. Kjo pabarazi do të çorientonte të gjithë skuadrën, në një kohë që na duhet sa më kompakte. Kush futet në listën e hapur duhet të jetë i barabartë në garë”, tha Rama.

Rama theksoi se prioriteti kryesor është ndërtimi i një ekipi kompakt dhe një gare të barabartë, ku përfaqësimi i të rinjve do të jetë kyç për Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme.

“Ka një diskutim të brendshëm se çfarë kanë kontribuar të rinjtë dhe të rejat që të jenë në listën e  mbyllur, unë kam këndvështrim tjetër. Mendoj pse janë më të rinj dhe ftohen dhe përfshihen për t’i dhënë një transfuzion të fuqishëm gjaku PS-së duhet të jenë aty. Dhe të tjerët që kanë qenë në PS duhet të jenë në fushë për të marrë sa më shumë vota”, tha ai.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

08/10/2026

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

08/10/2026

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Dhomat e Specializuara vetëm përmes një ligji?

08/10/2026

08/10/2026

“Kali i Trojës” i Putinit në Evropë po përpiqet të manipulojë zgjedhjet në Serbi

08/10/2026

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

08/10/2026

Zgjerohet skandali i lobimit në SHBA/ Pas këshilltarëve të Trump, e përfshirë edhe kompania që i siguroi vizën Berishën

08/10/2026

08/10/2026

Pas kullës te Tajvani qëndron Ina Zhupa me Gulfin. Pse PD po sulmon projektin transformues? Xhelozi nga Zeni dhe dhëndri?

08/10/2026

Zjarr në një banesë në Lezhë/ Dëme të konsiderueshme, nuk raportohet për të lënduar

07/10/2026

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

07/10/2026

Ola feston 24-vjetorin e lindjes, Adioni i bën dedikimin romantik: Je gjëja më e mirë që më ka ndodhur në jetë

07/10/2026

Mesazhet intime të Erion Isait në Instagram, Rez Veleshnja nuk kursen kolegun: Ke qenë pervers që te Portokallia

07/10/2026

Punët e “pista” në Ballkan i kushtojnë shumë LaCivita-s, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës!

07/10/2026

Kush është ‘Lepri i RTSH-së’, tullaci i dytë që shfaqet në videon treshe të Adi Hilës, tentohet shkatërrimi i videotekës erotike

07/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri
  • BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.