• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Botë

Moti i keq në Itali/ Lumi Frejus përmbyt një qytet në Torino, humb jetën një 50-vjeçar (Video)

30/06/2025
in Botë
Moti i keq në Itali/ Lumi Frejus përmbyt një qytet në Torino, humb jetën një 50-vjeçar (Video)

Lumi Frejus përmbyti qendrën e Bardonecchia-s në Torino për shkak të motit të keq, duke e bërë të pamundur udhëtimin nëpër rrugët e qytetit. Një burrë 50-vjeçar vdiq: policia gjeti trupin e tij në përroin Merdovine, rreth 400 metra larg furgonit të tij.

Bashkia e këtij qyteti ka nisur një alarm maksimal dhe ka vendosur një zonë të kuqe, pothuajse dy vjet pas përmbytjes së madhe të gushtit 2023. “Mos u afroni urave dhe shmangni udhëtimet”, paralajmëroi kryebashkiakja Chiara Rossetti, duke i ftuar qytetarët të “ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale” dhe “të mos dalin nga shtëpia dhe të mos përdorin makinën”.

Viktima – Viktima është një italian, i cili rezultonte i zhdukur. Për të nxjerrë trupin, zjarrfikësit ndërhynë me dhjetë ekipe, përfshirë edhe helikopterin Drago.

Evakuimet – Dhjetë persona u evakuuan nga një ndërtesë dhe katër të tjerë u shpëtuan nga makinat e tyre. Operacionet ende po pengohen nga evolucioni i kushteve të pafavorshme të motit.

Videot në mediat sociale – Video të shumta të postuara në rrjetet sociale tregojnëujin e zi të lumit që derdhet në rrugët e qytetit. Përmbytje janë raportuar edhe në autostradën A32 Turin-Bardonecchia. Dalja për në resortin turistik është mbyllur në të dyja drejtimet.

Zona e kuqe – Kryetarja e bashkisë, Chiara Rossetti, ka nënshkruar një urdhëresë që parashikon krijimin e një “zone të kuqe” përgjatë rrjedhës së Frejus, me një ndalim pasues të aksesit për popullsinë në zonat përkatëse të prekura nga përmbytja. Një zonë strehimi është ngritur gjithashtu në palestër.

Më të lexuarat

  • Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Këmbëngula që UÇK të mos shuhej”/ Hashim Thaçi flet para vendimit të Hagës: Rambujeja, e domosdoshme

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është Ceren Ismet Shehu lidhja për pastrimin e parave të Selmanllarit dhe Bekim Bulicës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • SPAK amniston ‘peshqit e mëdhenj’ në dosjen Bankers, avokati Besnik Çerekja përlau 4.4 milionë euro me fatura fiktive dhe i pastroi paratë përmes gruas

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama bën “shah-mat” me ministrat! Lamallari, Nufi e Malaj në sitë, kryeministri përgatit furtunën nga Dhërmiu

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ilir Shtufi hap “Kutinë e Pandorës”, si lulëzuan me Ramën biznesmenët e lidhur me familjen Berisha

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • BOMBA e verës në Fiks Fare! Pas 20 vitesh largohet Filip Çakuli, ja kush pritet të marrë drejtimin e emisionit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Provat e reja në SPAK, avokatja godet Ulsi Manjën dhe Taulant Ballën, zbulon si manipuluan dokumentet dhe sistemin TIMS për llogari të një zyrtareje “VIP”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Klodi tradhtoi Elijonën me një mashkull? Ish-banori i “BBVK” thyen heshtjen, vendos pikat mbi “i”

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • 6mijë euro tavolina / Dj Mahmuti mblodhi oligarkinë dhe krimin te Moyo në Drimadhes, agjentë të BKH-së monitoruan eventin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!