AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Moti i keq/ Ministri Vengu nga Gjirokastra: Rreziku ende s’ka kaluar, vijojnë kërkimet për 76-vjeçaren e zhdukur në Korçë

by SHT Media
21/11/2025
in Politikë
6
0
Moti i keq/ Ministri Vengu nga Gjirokastra: Rreziku ende s’ka kaluar, vijojnë kërkimet për 76-vjeçaren e zhdukur në Korçë
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Rreziku nga reshjet e shumta të shiut dhe prurjet e lumenjve ende nuk ka kaluar. Kështu deklaroi nga Gjirokastra ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile në rang prefekture.

Sipas tij në terren janë në gatishmëri dhe punojnë të gjitha forcat dhe strukturat e pushtetit vendor. Lidhur me rrezikun e urës së Glinës në Dropull Ministri Vengu tha se është mundësuar kalimi për banorët nëpërmjet një rrugë alternative dytësore.

Ministri tha se lajmi i mire është që nuk kemi humbje jete, ndërsa vijojnë kërkimet për 76-vjeçaren e zhdukur në Korçë. Vengu theksoi se janë marrë masat që në rastet e nevojshme të gjithë qytetarët të furnizohen me medikamente, ushqime por edhe ndihmë financiare nëse do të konstatohen dëme.

“Vijojnë kërkimet për 76-vjeçaren në Korçë, bëhet fjalë për një person në moshë me problematika të shëndetit mendor, nuk dihen arsyet e zhdukjes së saj. Gjirokastra, Delvina dhe Saranda ka njohur reshje masive, në 48 orët e fundit kanë pasur reshjet me intensive të këtyre ditëve në rang vendi.

Rrëshqitje dherash në rrugët dytësore dhe në fshatra, rrezikohet për rrëshqitje dhe në vijim. Reparti i Gërhotit po funksionon si bazë mbështetëse për Emergjencat Civile për bashkitë e qarkut Gjirokastër, Delvinës e Sarandës. Po bëhen rehabilitime në nivelin e Qukës në mënyrë që të kufizohen pasojat e përmbytjes masive të orëve të para të mëngjesit Po verifikojmë edhe njëherë elementet e urave.

Po mundohemi të gjejmë rrugë alternative deri sa të kemi rehabilitim të plotë të infrastrukturës. Kemi informuar popullin për motin e keq dhe identifikuam elementët e basenit të Vjosës për problematikat që ndodhën. Ura e Glinës dhe ura e Isues midis Libohovë dhe Dropullit janë dëmtuar. Për Glinën është gjetur aksesi alternativ nga mbrapa nga Nepravishta. Për pjesën e Isues duhet të bëjmë një investim rehabilitues është një dëmtim domethënës. Kemi marrë masat në komunitet për mbështetje ushqimore apo bazë materiale e financiare për banorët e zonës”, tha ministri Vengu.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

28/10/2026

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

28/10/2026

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

28/10/2026

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

28/10/2026

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

28/10/2026

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

28/10/2026

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

28/10/2026

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

28/10/2026

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

28/10/2026

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

28/10/2026

“48 orë përpara, jo sonte për nesër”/ Opozita kundërshton mbledhjen për buxhetin 2027, Bardhi: Po na fyejnë!

28/10/2026

“Rikthim i psikozës diktatoriale”/ Alibeaj për aktin normativ: Rama i shpall luftë rrjeteve sociale, po e kthen shtetin në policor

28/10/2026

“Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

28/10/2026

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

28/10/2026

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

28/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit
  • “Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.