AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

“48 orë përpara, jo sonte për nesër”/ Opozita kundërshton mbledhjen për buxhetin 2027, Bardhi: Po na fyejnë!

by Alb Times
28/10/2026
in Politikë
6
0
“48 orë përpara, jo sonte për nesër”/ Opozita kundërshton mbledhjen për buxhetin 2027, Bardhi: Po na fyejnë!

Foto: Politika

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet nesër në orën 08:30 për prezantimin e pr.ligjit për buxhetin 2027 nga Petrit Malaj. Report Tv ka zbuluar ekskluzivisht debatet e forta në grupin e punës së konferencës.

Kundërshtimet kanë ardhur nga deputetët e PD që i kërkojnë Kuvendit të zbatojë rregulloren që parashikon njoftimin 48 orë para. Gjithashtu ata thonë se buxheti duhet të ishte dorëzuar që më datë 20 tetor dhe të prezantohej kalendari, gjë që përbën shkelje nga ana e qeverisë.
Buxheti për vitin 2027 do të jetë rreth 10.2 miliardë euro. Ministria e Shëndetësisë merr pjesën më të madhe të ‘tortës’ me 89.3 miliardë lekë, ku do të vijojë mbështetja për barnat onkologjike. Pason e Mbrojtjes me 76.5 miliardë lekë, ndërsa 279.7 miliardë lekë do të shkojnë për mbrojtjen sociale.

Gazment Bardhi: Kjo mbledhje e thirrur në orën 5 tani për nesër në mëngjes është jo vetëm në shkelje të nenit 12, pika 3, e Rregullores, por edhe një fyerje e rëndë ndaj deputetëve anëtarë të Konferencës së Kryetarëve. Ne nuk jemi vartës të Niko Peleshit që na thërret kur t’i teket. Kuvendi ka një Rregullore dhe Kryetari i Kuvendit duhet të zbatojë Rregulloren dhe të mos fyejë deputetët. Aq më tepër për një çështje të tillë të rëndësishme. Tallje të tilla janë të papranueshme!

Jorida Tabaku: Përshëndetje, sipas Kalendarit të Buxhetit të përcaktuar në Ligjin për Menaxhimin e Shpenzimeve Publike, Buxheti duhet të ishte dorëzuar nga qeveria më datë 20 dhe një kalendar i shtrirë në kohë, me transparencë, me konsultime, duhet të ishte prezantuar! Shkeljen e ligjit nga ana e qeverisë nuk mund ta mbulojë thirrja me shpejtësi e Konferencës së Kryetarëve! Ditën e djeshme ka kaluar ligji kuadër i BSH-së brenda ditës në komisione, njëjtë, pa konsultime, pa transparencë dhe pa asnjë proces të hapur!

Ina Zhupa: Përshëndetje, mbledhjet e grupit parlamentar të PS-së mund t’i thërrisni në këtë mënyrë. Ndërsa se si mblidhet Konferenca e Kryetarëve e ka përcaktuar Rregullorja, jo më herët se 48 orë nga çasti i njoftimit. Buxheti i vitit 2027 nuk është një ngjarje e papritur, as një urgjencë që ju kap të papërgatitur. Ndaj të tilla vendimmarrje që shkelin Rregulloren dhe ofendojnë çdo pjesëmarrës të konferencës që ka integritet nuk mund të gjejnë mbështetjen tonë.

Agron Gjekmarkaj: Edhe këshilltarët e grupit të PS-së nuk lajmërohen sonte për nesër në mëngjes, jo më deputetët e Kuvendit të Republikës, kur Rregullorja e thotë qartë: 48 orë përpara! Natyrisht, në kushtet e shtetit policor që po ndërtoni, koncepte të tilla si Rregullorja, opozita, demokracia janë palo nuanca! Sikur ju kanë paguar dhe ju 2500 euro shtesë si policët që rrahin studentët! /shqiptarja.com

Tags: KryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

28/10/2026

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

28/10/2026

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

28/10/2026

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

28/10/2026

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

28/10/2026

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

28/10/2026

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

28/10/2026

“48 orë përpara, jo sonte për nesër”/ Opozita kundërshton mbledhjen për buxhetin 2027, Bardhi: Po na fyejnë!

28/10/2026

“Rikthim i psikozës diktatoriale”/ Alibeaj për aktin normativ: Rama i shpall luftë rrjeteve sociale, po e kthen shtetin në policor

28/10/2026

“Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë

28/10/2026

“Tani nis faza e dështimit”, analisti: Berisha përfaqëson interesat ruse në Shqipëri, Qori u materializua te Antifa

28/10/2026

Putin: Musk është gjeni, jemi në kontakt me të në lidhje me konstelacionet satelitore

28/10/2026

Netanyahu akuzon partitë arabe për manipulim të zgjedhjeve në Izrael, kërkon hetim urgjent nga autoritetet

28/10/2026

“Berisha sot tregoi shokët”, Çupi ngre dyshime për pedagogët në protestë: Qori më i dhunshmi!

28/10/2026

Bizneset që kanë punonjës rezervistë përfitojnë kompensim nga shteti, ja si do të llogaritet shuma

28/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • “Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit
  • “Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.