• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Mos na çaj by**ën”, Rama poshtëron Tërmet Peçin në Gjirokastër, akuza të rënda për sabotim dhe përçarje në strukturat lokale

06/05/2026
in Kryesore, Politikë
“Mos na çaj by**ën”, Rama poshtëron Tërmet Peçin në Gjirokastër, akuza të rënda për sabotim dhe përçarje në strukturat lokale

Në një mbledhje të tensionuar të Asamblesë së Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, e mbajtur në ambientet e teatrit të qytetit, kryeministri Edi Rama ka lëshuar akuza të forta dhe sulme direkte ndaj figurës simbol të Tepelenës, Tërmet Peçit. Takimi, i cili pritej të ishte rutinë organizative, u kthye në një “gjyq” publik për Peçin.

Akuzat: Sabotim, lajme të rreme” dhe goditje pas shpine

Sipas burimeve mediatike nga takimi, Rama e ka akuzuar hapur Peçin si autorin e prapaskenave dhe sulmeve ndaj figurave të tjera socialiste në qark.

Sulmi ndaj Flamur Golemit: Peçi akuzohet se ka orkestruar sulme personale dhe shpifje (përfshirë përhapjen e lajmeve të rreme për gjendjen shëndetësore/SIDA) ndaj kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Pengimi i Gramos Sakos: Rama e ka cilësuar Peçin si pengesë për punën e Gramos Sakos në Tepelenë, duke e akuzuar se ka instaluar “klanin” e tij (kunatin dhe njerëzit e afërt) në administratë për të ruajtur kontrollin.

Sabotimi në Përmet: Akuzat u shtrinë edhe më gjerë, ku Peçi u bë përgjegjës për përdorimin e njerëzve të tij për të sabotuar strukturat e PS-së në Përmet.

Përplasja në sallë: “Jam ushtari yt” vs “Mos na çaj by**ën”

Gjatë debatit, tonet kanë qenë mjaft të ashpra. Tërmet Peçi ka tentuar të mbrohet duke përdorur tone servilizmi politik, duke i thënë Ramës: “Komandant, unë jam ushtari yt!”

Mirëpo, kjo deklaratë nuk e ka zbutur kryeministrin, i cili i ka prerë fjalën menjëherë me një gjuhë brutale:

“Nuk ka fjalë për ty sot. Ka njerëz shumë më të mirë se ty në këtë sallë. Thashethemet që nisin nga kalaja e Ali Pashait nuk ndikojnë në punën e qeverisë sime.”

Në mbyllje të takimit, Rama ka përdorur një fjalor rruge për të vulosur degradimin e pozitës së Peçit brenda strukturave, duke i thënë tekstualisht: “O Tërmet, mos na çaj by**en”*, dhe ka larguar menjëherë takimin.

Ky sulm i hapur në prani të të gjithë strukturave të qarkut tregon një krisje të pariparueshme. Përdorimi i emrit të Gramos Sakos si pasues dhe izolimi i Peçit për shkak të ” intrigave” krahinore, sinjalizon se kryebashkiaku i Tepelenës mund të jetë drejt shkarkimit ose mënjanimit total nga funksionet politike në zgjedhjet e ardhshme.

Rama duket se ka vendosur të pastrojë “ishujt” e pushtetit lokal që sfidojnë hierarkinë e re të partisë në jug.

Më të lexuarat

  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ndahet nga jeta Dolly Parton

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Ado arrestohet Salillari nga SPAK? Pas Lulzimit për ndërtimet pa leje oligarku tenton t’i faturojë burgun Bledar Starovës për aferat e tij me tendera, lidhja me ‘merimangën’ Entela Çano

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Andi Tepelena i ‘Flamingove’ përlau qindra mijëra euro nga Soros dhe BE me OJF-në e errët Art Kontakt, financime edhe nga Ministria e Kulturës

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Erald Kapri dhe ‘fallxhorja’ italiane Alessandra Ghisleri fabrikuan sondazhin me paratë e BE-së, nxorën Gonen politikanin më të besueshëm me 40 %, zgjedhjet konfirmuan mashtrimin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A është presidentja sllovene një spiune e Moskës?

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga radikalizimi islamik te komprometimi i Kurtit, si BIA serbe tentoi të destabilizonte Kosovën

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • A mundet SHBA ta “mbysë” ekonomikisht Iranin pa prekur Kinën? Basti i madh i Trump

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga postet në qeverinë “Berisha” te Rilindja, si i ngjiti shkallët e karrierës burri i Manastirliut dhe misteri i 200 mijë eurove

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Nga avioni te kështjella dhe fotoja me Macron, media franceze ‘zbërthen’ Ermal Beqirin; gjykata e lë në burg

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!