AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Kronikë

“Mos fol në telefon për asgjë”, si ruhej padrino i Vlorës, njeriu ‘hije’ dhe armik i Zani Çaushit që ‘pushtoi’ tokat e bregdetit

by Alb Times
17/06/2026
in Kronikë, Kryesore
6
0
“Mos fol në telefon për asgjë”, si ruhej padrino i Vlorës, njeriu ‘hije’ dhe armik i Zani Çaushit që ‘pushtoi’ tokat e bregdetit
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Emri i Artur Shehut lidhet për herë të parë me ngjarje të rënda në Vlorë, në fund të viteve ’90, kur një përplasje me armë me Myrteza Çaushin në lokalin e tij përfundoi me tre viktima dhe dy të plagosur, mes tyre edhe vetë Zani.

Në atë ngjarje humbi jetën edhe Luan Bedini, daja i Shehut. Pas atyre zhvillimeve, Shehu u largua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku përfitoi edhe statusin e azilantit.

Pas zhvendosjes në SHBA, Shehu ndërtoi një portofol të gjerë pronash dhe investimesh në zonën e Vlorës dhe bregdetit përreth, pasuri që prej vitesh janë shoqëruar me procese gjyqësore dhe tashmë janë nën hetim nga SPAK. Jo vetëm tokat në Zvërnec, por edhe qindra hektarë në Karaburun dhe zona të tjera në Vlorë, kapitale që në dosjen e SPAK lidhen ngushtë me planet zhvilluese në atë që është quajtur rëndom ‘samiti i mafias në Aruba’.

‘Sipas provave të pjesshme të paraqitura, këto takime duket se kanë të bëjnë me projekte pasurish të paluajtshme në Shqipëri, potencialisht të financuara me fonde të paligjshme, me mbështetjen e autoriteteve politike’ nga dosja hetimore.

Artur Shehu përmendet në kontakte të drejtpërdrejta me Alfredo Hamzain dhe në takime të përbashkëta me Arben Ismailajn, Adrian Ramën dhe Elton Memetin, përfshirë edhe takimin e zhvilluar në Antverp të Belgjikës më 12 shkurt 2019.

Për hetuesit, ky nuk është një episod i shkëputur. Ai paraqitet si pjesë e një zinxhiri lëvizjesh të koordinuara, ku të njëjtët emra shfaqen në vende të ndryshme të Europës dhe më gjerë, në një aktivitet që sipas dosjes lidhej me organizimin e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

“Duket qartë se Artur Shehu mban një pozicion drejtues brenda organizatës. Ai udhëton nëpër botë për të marrë pjesë në takime për të organizuar trafikimin; Ai duket plotësisht i vetëdijshëm për investimet në pasuri të paluajtshme, por është qartësisht i lidhur me trafikimin e kokainës, me shumë mundësi duke mbikëqyrur rrjetin”, nga dosja hetimore.

Pavarësisht këtyre informacioneve, emri i Artur Shehut ende nuk lidhet me akuzën e trafikut të kokainës. Por, në Vlorë para përplasjeve të forta me grupin e Zani Çaushit, të gjithë e mbajnë mend atë si zotërues të një anije private me të cilën përflitej për transportimin e ngarkesave të dyshimta.

Që nga momenti që u largua nga Shqipëria në vitin 1999, ai ka qenë njeri hije. Përpiqej të qëndronte larg vëmendjes publike dhe në dosje shfaqet si person që tregonte mjaft kujdes.

Nga komunikimet e dekriptuara në Sky ECC dhe nga verifikimet e lëvizjeve të tij, del në pah një personazh që shmangte diskutimet sensitive në telefon, veçanërisht kur bëhej fjalë për bizneset e pista.

‘Në datën 07.07.2020, Adriani i tregon për një bisedë që ka bërë me një person (i cili është personi nën hetim Artur Shehu). Personi në fjalë i kërkon mos të flasë fare në telefon me të as për lekë, as për shtëpi, as për toka dhe as për “Bunen”, por duhet të presë sa të takohen nga afër.

Më pas i thotë se pas datës 15 (korrik) do jetë në Stamboll, dhe i kërkon shtetasit Adrian Rama të niset një ditë përpara që ta presë atje’ nga dosja hetimore.

Pas kësaj bisede, verifikimet e sistemit TIMS të administruara në dosje tregojnë se Adrian Rama udhëtoi disa herë drejt Stambollit gjatë verës së vitit 2020 për t’u takuar me Artur Shehun. Në komunikime përmenden negociata me shtetas turq, marrëveshje ende të pambyllura dhe vizita të planifikuara në Zvërnec për të parë prona që interesonin grupin.

‘Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, pasuritë me nr. 262 Zona Kadastrale 1007 dhe pasuria me nr. 1/1 Zona Kadastrale 3951, janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, nëpërmjet falsifikimeve, nëpërmjet të njëjtës mënyrë veprimi (modus operandi) siç ka ndodhur me prona të tjera, nëpërmjet përfitimit duke përdorur dokumente të falsifikuara, si në drejtim të përfitimit të pronësisë nga institucionet shtetërore, ashtu edhe në drejtim të regjistrimit për efekt të trashëgimisë. Këto të dhëna përftohen nga një sërë vendimesh gjyqësore, civile dhe penale të zhvilluara ndër vite, që hedhin dritë mbi falsifikimet e bëra në përfitimet e pronës në fjalë’ nga dosja hetimore.

“Një nga çështjet që ndërtohet në proces është fakti se kush është mbajtësi i pronësisë së sendit. Nëse sendi është përfituar nga personi A me dokumente të falsifikuara që do të thotë që ky person nuk ka qenë kurrë pronar i sendit dhe pronësia duhet të kthehet aty ku është origjina e sendit”, u shpreh Rezart Kthupi, avokat.

“Falsifikimi është lehtësisht i verifikueshëm nga ana objektive sepse kërkohet një ekspertim grafik, apo verifikim regjistrash dokumentacioni që nuk përputhen dhe konsumohet dhe arrihet të evidentohet si vepër penale. Ajo që është e vështirë për organin hetimor është zhvillimi i kësaj prone nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara”, u shpreh Dritan Jahja, avokat.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine

21/09/2026

Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

21/09/2026

Analiza/ Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

21/09/2026

Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë.

21/09/2026

Raporti: Pentagoni po shqyrton mundësinë e tërheqjes së të paktën 25,000 trupave amerikane nga Evropa

21/09/2026

Analiza: Me rihapjen e shkollave ndizet edhe debati për hixhabin në Azinë Qendrore

21/09/2026

Lufta për kokainën në Siçili/ Rrjeti shqiptar me rrënjë në aksin Kavajë-Rrogozhinë-Fier përplaset me grupet mafioze italiane

21/09/2026

Ekspertët: Demenca po prek më shumë njerëz dhe rastet po shfaqen në moshë më të re

20/09/2026

Dokument/ 34 milionë euro paradhënie për Ron Yeffetin; Pirro Vengu dhe Ermal Nufi paguan 5 fatura pa marrë asnjë pajisje

20/09/2026

Mateo dhe Brikena do të bëhen prindër? Modelja vendos pikat mbi “i” për aludimet mbi shtatzëninë

20/09/2026

“Duhet të sillen mirë”/ Trump paralajmëron Iranin: Ose marrëveshje, ose do t’ju shkatërrojmë

20/09/2026

Zgjedhjet në Gjermani, goditje për CDU-në e Merz, AfD kryeson në Mecklenburg, e Majta në Berlin

20/09/2026

Sllovakia “sulmon” BE, kryeministri Fico: Disa liderë perëndimorë duan patjetër luftë me Rusinë

20/09/2026

Afrim Qëndro i IKMT-së nuk zë mend, i jep ‘Fazlliçit’ Ron Yeffet paradhënie 90 mijë euro për blerje makinash, si i shpëtoi burgut për aferën me Dh Albania dhe çfarë e lidh me kompanitë Ligus dhe Start Co

20/09/2026

25 vite burg për Jakup Krasniqin/ Djali i tij: Është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur të përfundojë dënimin

18/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Një “gjeneral” kapet rob, nga Tirana e viteve ’90 në një dosje ndërkombëtare kokaine
  • Vrasja e presidentit haitian, 18 të dyshuar transportohen drejt SHBA-ve për të dalë në gjyq

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.