AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Ministrja Ibrahimaj reagon për protestat dhe sqaron programin e “Garancisë rinore”: Dhuna, efekt në ekonominë shqiptare!

by Alb Times
21/10/2026
in Politikë
6
0
Ministrja Ibrahimaj reagon për protestat dhe sqaron programin e “Garancisë rinore”: Dhuna, efekt në ekonominë shqiptare!

Foto: Politika

6
SHARES
302
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka folur lidhur me dëmet e shkaktuara nga protestuesit në bizneset dhe ekonominë e tyre.

Ibrahimaj theksoi se protesta ka shkaktuar probleme veçanërisht për bizneset e vogla që nuk kanë kapacitete financiare afatgjata për të përballuar pagat gjatë mbylljes.

Po ashtu, ajo evidentoi goditjen që kanë pësuar dhe sektori i turizmit. Ibrahimaj u shpreh se deri më tani janë 90 subjekte që kanë deklaruar dëme me vlera të ndryshme teksa theksoi se ata do të rimbursohen.

“Janë deri tani 90 subjekte të cilat kanë shprehur që kanë qenë të dëmtuara me vlera të ndryshme të dëmit të cilat do të janë dokumentuar nga bizneset dhe janë një grup prej 10 grupe nga administratat tatimore që po shkon të shikojë dëmin, të marrë evidencat për dëmin dhe sigurisht shumë shpejt qeveria shqiptare do të fillojë procesin. Pasi të ketë verifikuar vlerën e dëmit nëpërmjet faturave, qeveria shqiptare do të mbulojë dëmin e tyre.

Ne po punojmë për aktin i cili do të parashikojë të gjithë rimbursimin e këtij dëmi dhe patjetër që shumë shpejt Pa diskutim. Pa diskutim që ka pasur një efekt në ekonominë shqiptare, sepse në radhë të parë ka pasur efekt tek të gjitha ato dyqane, të gjithë ato biznese të cilat janë të mbyllura. Kryesisht janë biznese të vogla të cilat nuk kanë kapacitet dhe mundësi për të paguar për një kohë të gjatë paga nëse qëndrojnë të mbyllura.

Ka pasur një efekt në të gjitha ato aktivitete që lidhen me konsumin e përditshëm, të gjitha aktivitete që lidhen me turizmin i cili siç e keni parë në vitet e fundit ka qenë në bum në Tiranë por dhe në qytete të tjera të vendit dhe pa diskutim që kjo që po ndodh është një pengesë e madhe për ekonominë shqiptare, për bizneset që janë të mbyllura, për edhe këto biznese që janë të hapura, të cilave i ka rënë konsumi dhe i ka rënë xhiroja”, tha ajo.

Ministrja gjithashtu gjatë fjalës së saj foli edhe lidhur me programin e “Garancisë Rinore”, e cila sipas saj synon mbështetjen e punësimit dhe aftësimit profesional të të rinjve në Shqipëri.

Me një fond total prej rreth 60 milionë eurosh, Ibrahimaj theksoi se programi i adresohet të rinjve dhe të rejave deri në moshën 29 vjeç, duke u ofruar atyre mundësi konkrete për t’u integruar në tregun e punës.

“Programi i garancisë rinore, një program i cili është ndërtuar në bashkëpunim me Bashkimin Europian, një program i cili parashikon një fond total prej gati 60 milion eurosh, i cili i dedikohet pikërisht punësimit dhe dhënies mundësie të punësimit apo të aftësimit profesional për çdo të ri dhe të re deri në moshën 29 vjeç.

Janë programe të cilat kanë funksionuar në shumë vende të tjera të Europës ose vende të cilat kanë qenë kandidate dhe kanë hyrë në Bashkimin Europian dhe kanë rezultuar të suksesshme. Është një program i cili është pilotuar në vitin 2026 dhe do fillojë zbatimin në të gjithë republikën në vitin 2027.

Janë programe të cilat neve i kemi menduar që përpara, i kemi punuar bashkë me ekspertët e Bashkimit Europian dhe fillojmë zbatimin në masë të gjerë në vitin 2027 dhe janë të përfshira në buxhetin e vitit 2027.

Ne parashikojmë që të ndërmjetësojmë për punësim për gati 10.000 të rinj në vitin 2027, nuk janë shifra të ulëta. Tani tregu i punës është një treg shumë dinamik. Është një treg i cili kërkon burime njerëzore të kualifikuara. Studentët janë pikërisht ai target grupi i cili kërkohet më së shumti nga tregu i punës dhe sigurisht që neve jemi këtu për të bërë detyrën tonë.

A ka më shumë hapësirë për të bërë më shumë? Patjetër. Neve duhet të ulemi me studentët të diskutojmë konkretisht të gjitha programet që ne kemi. Unë jam e bindur që ka dhe një nivel dizinformimi deri diku për programet që neve kemi aktualisht në zbatim dhe pa diskutim që pas një dialogu me studentët ne do të mund të adresojmë edhe ato problematika të cilat ato do ngrenë”, tha ministrja.

Burimi: Politika

Tags: EkonomiKryesoretPolitikë
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

07/11/2026

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

07/11/2026

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

07/11/2026

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

07/11/2026

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

07/11/2026

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

07/11/2026

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

07/11/2026

Kandidati i Listës Studentore nga Kosova: Nuk do të ketë bashkëpunim me Listën Serbe!

07/11/2026

Shifrat/ Ministria e Drejtësisë publikon bilancin e Ndihmës Juridike Falas

07/11/2026

Protesta e sotme në Tiranë, Balla: Bravo shërbimet e UKT-së për pastrimin e menjëhershëm të bulevardit!

07/11/2026

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

07/11/2026

“Bëhuni ndërtues urash”- Papa Leoni në Uruguai, mbi 40 mijë besimtarë mblidhen në Meshën e Shenjtë: Përcillni besim

07/11/2026

VIDEO/ Ekstremi i djathtë europian zbret në Tiranë, influenceri holandez i bashkohet protestës: Jam këtu t’iu ndihmoj mos të bëheni si Perëndimi!

07/11/2026

Gara për kreun e PD-së në Korçë, selia blu lokale bëhet me kryetar të ri, ja kush është fituesi!

07/11/2026

Pavarësisht thirrjeve për paqe, Rusia nuk i ndal sulmet masive ndaj infrastrukturës ukrainase!

07/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar
  • Pa popull me vete dhe shih si zihen…

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.