• Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia
No Result
View All Result
AlbTimes
  • Politikë
  • Kronikë
  • Botë
  • Sociale
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4
No Result
View All Result
AlbTimes
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ministri Malaj i nxori listën e kompanive, shpërthen Shehaj: S’ju vjen turp, merreni me familjen time; përjashtohet nga seanca!

11/06/2026
in Kryesore, Politikë
Ministri Malaj i nxori listën e kompanive, shpërthen Shehaj: S’ju vjen turp, merreni me familjen time; përjashtohet nga seanca!

Deputeti Agron Shehaj është përjashtuar nga seanca plenare pas një debati të ashpër që pati me ministrin e Financave Petrit Malaj.

Në interpelancën e kërkuar nga Shehaj për faljen e gjobës për Bankers Petroleum, ministri i Financave doli në Kuvend duke pyetur Shehajn se çfarë lidhje ka kompania IDS me familjen e tij.  Në një fletë të printuar, Malaj nxorri një listë për të cilën tha se aty ishin 17 kompanitë e Agron Shehajt, shumica e atyre jashtë Shqipërie.

“Hajde trego këtu si nxjerr paratë që fiton në Shqipëri, jashtë Shqipërie, je marrë ti me ne, do merrem dhe unë me ty”, tha Malaj.

Shehaj iu përgjigj duke thënë se ajo kompani dihet botërisht që zotërohet prej tij.

“E di gjithë Shqipëria që IDS është kompania ime. Kanë ardhur qindra miliona euro nga ajo kompani, janë paguar rroga, taksa. Unë nuk jam si ju. Kompanitë e mia janë publike, i ke te deklarata ime e pasurisë. Po na bën sikur ke zbuluar diçka”, tha Shehaj.

Pas një shkëmbimi tjetër akuzash, ku Malaj i valëviste fletën A4 me listën e kompanive të Shehajt, ky i fundit u hodh në akuza se nëse këto kërcënime ia bën atij në Kuvend, çfarë i bie që i bën shqiptarëve.

“Pa më thuaj pak, vetë në shtëpi hyre dhe e bëre atë fletën me kompanitë e mia, apo vure stafin tënd të ministrisë të merret me kompanitë e mia? Si në kohën e komunizmit, merreni me familjen time, po s’ju vjen turp fare? Po një qytetari të thjeshtë, çfarë i bën ti more maskara? Çfarë i bën? Më thuaj? I dërgon policinë? Më kërcënon haptas, si guxon? Si guxon, maskara. Je maskara, je një maskara, placo, hajdut”, tha Shehaj.

Kjo përgjigje mjaftoi që nënkryetarja socialiste e Kuvendit ta përjashtonte Shehajn nga Kuvendi.

Më të lexuarat

  • Shiti 15 mln € truall-ndërtesë vetëm 251 m2, Shehaj nuk tregon vendin e vilës së ‘artë’, prej 60.000 euro/m2

    Shiti 15 mln € truall-ndërtesë vetëm 251 m2, Shehaj nuk tregon vendin e vilës së ‘artë’, prej 60.000 euro/m2

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Rama “zbulon” arsyen e protestave: Shqiptarët jetojnë më mirë, ndaj dalin në shesh!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Me 4 mln euro zgjidhej problemi i zjarreve”, Artan Hoxha: Rama premtoi avion Canadair 5 vite më parë, lekët ja dha Kaney West

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “Më vodhët votat, nuk frymëzoni më”/ Ish-aleati i Berishës, Nard Ndoka akuza të forta për PD, përplaset me Telitin

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Hungaria mbyll epokën Orbán: Magyar shkarkon presidentin dhe nis çmontimin e sistemit të vjetër

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Mensa familjare e Blerjana Binos dhe avullimi i fondeve të BE-së me SCiDEV, si i ndan paratë e donatorëve me burrin dhe dy kunatat

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Thirret në SPAK Eral Myftaraj, “sheiku” i tenderave që përfitoi 60 milionë euro me mburojën e Bledi Çuçit dhe bandave të Elbasanit

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Albanian Marketing Academy, kurse profesionale apo kurse për “terrorizëm” online? Pronari i saj Enea Doku pjese e bandës linçuese të bizneseve

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • Pse revolucioni u shua dhe ‘xhiron’ me moton, ‘të bëjmë dhe pak dëm’?!

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
  • “CEZ-DIA”/ SPAK kërkon 5 vite burg për Fatime Kryemadhin dhe sekuestrimin e vilës në Kodrën e Diellit, ja pretenca për të tjerët

    332 shares
    Share 133 Tweet 83
AlbTimes

Lajme të vërteta!

Të tjera

  • Rreth nesh
  • Kontakt
  • Puno me ne
  • Privatësia

Na ndiqni

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Home
    • Home – Layout 1
    • Home – Layout 2
    • Home – Layout 3
    • Home – Layout 4

Lajme të vërteta!