AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Ministri izraelit i Financave: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin

by SHT Media
11/08/2025
in Botë
6
0
Ministri izraelit i Financave: Plani i Netanyahut për Gazën do të dështojë, e kam humbur besimin
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përshtatur në shqip, artikull i Corriere Della Sera

Ajo që po indinjon botën, masakra e dhjetëra mijëra banorëve të Gazës, është pikërisht ajo që po shokon edhe aleatët ultrakonservatorë të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, por për arsyen e kundërt: sepse ai nuk po vepron mjaftueshëm ashpër.

Pasi përfunduan lutjet dhe shabati, mbrëmjen e kaluar, udhëheqësi fetar dhe ministri i Financave, Bezalel Smotrich, publikoi një video akuzuese ndaj Netanyahu-t në rrjetet sociale. Në vetëm tre minuta, ai deklaroi qartë se ka “humbur besimin” te kryeministri dhe se “plani për Gazën do të dështojë”.

Sipas Smotrich, Netanyahu ka hyrë në këtë luftë me një dorë shumë të lehtë dhe po humbet kohë. Sipas tij, qyteti i Gazës duhet të shkatërrohet plotësisht, tani dhe jo pas dy muajsh. Ai e akuzon gjithashtu Netanyahu-n për hipokrizi, sepse nuk ka marrë vendime radikale, siç do të ishte shkarkimi i shefit të shtabit, Eyal Zamir, i cili është shprehur kundër pushtimit të plotë të Rripit të Gazës nga IDF, duke e quajtur një “kurth vdekjeprurës”.

E çuditshme, por jo dhe aq, është se Netanyahu nuk reagoi fare. Ashtu siç nuk shkarkoi gjeneralin Zamir të premten, pas 10 orësh debati dramatik ku u vendos për pushtimin e plotë ushtarak të Gazës, po ashtu as dje nuk tha asnjë fjalë për deklaratat e Smotrich.

Siç komenton gazeta Haaretz: “Do të ishte njësoj sikur Sekretari amerikan i Thesarit të publikonte një sulm të hapur ndaj politikave të Presidentit Trump, duke shpallur se ka ‘humbur besimin’ tek aftësia e tij për ta drejtuar Amerikën drejt suksesit ekonomik. Dhe ditën tjetër, as të mos kërkonte ndjesë dhe as të tërhiqte fjalët, ndërsa Trump të mos i kërkonte dorëheqjen nga qeveria.”

Sipas gazetës: “Kjo do të dukej një absurditet i plotë, një skenar i pamundur, jo vetëm me Trump-in, por në çdo qeveri tjetër të botës. Por në Izrael, ky është realiteti. Sharon apo Rabin nuk do ta kishin toleruar kurrë një gjë të tillë.”

Smotrich, i cili shpesh ka shantazhuar Netanyahu-n së bashku me ministrin tjetër ekstremist Itamar Ben-Gvir, shkoi më tej: një zëvendës i tij deklaroi se partia e tij e vogël sioniste fetare RZP, e cila sipas sondazheve nuk arrin as të hyjë në Knesset (parlamenti i Izraelit), mund të rrëzojë qeverinë dhe të kërkojë zgjedhje të reja, nëse plani për Gazën nuk ndryshohet.

Zakonisht, deklaratat “bombastike” të Smotrich-it vlejnë po aq sa premtimet e Hamasit për paqe: zero. Dhe Netanyahu e di këtë. As ai vetë, as aleatët e tij më ekstremë fetarë, nuk duan zgjedhje. Por kërcënimi nga RZP mbetet një rrezik real, sepse tregon se Netanyahu është më i shantazhueshëm se kurrë.

Nëse deklaratat e Smotrich-it do të përputheshin me presionin e familjeve të pengjeve, të cilat të dielën do të organizojnë një grevë të përgjithshme, ose do të bashkoheshin me kritikat ndërkombëtare dhe pakënaqësinë në radhët e vetë ushtrisë, pasojat mund të jenë të paparashikueshme: ndoshta një ndryshim real në strategjinë e luftës, ose edhe shkuarja në zgjedhje.

Lideri i opozitës liberale Yair Lapid tashmë ka bërë thirrje për bashkëpunim me Smotrich, për të rrëzuar Netanyahun dhe për t’i “dhënë zë zemërimit të një vendi të zhytur në një luftë të pafundme që po ngjan gjithnjë e më shumë me Vietnamin”.

Netanyahu, mjeshtër i mbijetesës politike, nuk e komentoi aspak këtë çështje në deklaratën e tij të fundit. Por zgjodhi të fokusohet te refuzimi i një shteti palestinez, një temë që i pëlqen aleatëve të tij më të djathtë: “Kjo është një ide që frikëson izraelitët. Para luftës, një e treta e tyre ishin pro. Por tani gjithçka ka ndryshuar. Nuk do të bëjmë vetëvrasje kombëtare vetëm për të marrë një editorial dy-minutësh pozitiv në media.”

Pyetja është: A do t’i mjaftojë shmangia e vetëvrasjes politike për të vazhduar të qeverisë edhe për pak kohë?

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias

21/10/2026

Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

21/10/2026

“Na ke borxh”, kërcënuan 28-vjeçarin dhe i morën dy makina, arrestohet 34-vjeçari, në kërkim shoku i tij

21/10/2026

Nga dënimi me gjobë te burgosja, Italia ashpërson ligjin pas trazirave! Franca zgjeron hartën e ‘shtetrrethimit’…

21/10/2026

Mbi 300 mijë viza të revokuara gjatë mandatit të dytë të Trump, DASH: Zero tolerancë për të huajt që shkelin ligjin

21/10/2026

VIDEO / “Çmendet” policia daneze, bashkë me protestuesit godet edhe gazetarët

21/10/2026

Të gjithë të kënaqur me protestën!

21/10/2026

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

21/10/2026

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

21/10/2026

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

21/10/2026

Agjencia Getty Images shpall falimentin

21/10/2026

SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

21/10/2026

Kur të hyjnë në shtëpi, çfarë bëni ju?

21/10/2026

Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

21/10/2026

Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • 320 të lënduar në 8 ditë, Ministria e Shëndetësisë: Mes tyre 192 efektivë dhe 6 përfaqësues të medias
  • Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.