AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

by Alb Times
21/10/2026
in Botë
6
0
Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Princi Harry ka shprehur dëshirën për të përmirësuar marrëdhëniet me të atin, Mbretin Charles III, dhe të vëllanë, Princin William, duke theksuar se pajtimi është gjëja më e rëndësishme në një kohë kur bota përballet me shumë probleme.

Në një intervistë për revistën “GQ”, të zhvilluar në New York, Harry u shpreh se pavarësisht konflikteve të së kaluarës, ai dëshiron që marrëdhëniet me familjen të përmirësohen.

“Disa njerëz nuk duan që gjërat të rregullohen. Unë dua që ato të rregullohen. Me gjithçka tjetër që po ndodh në botë, gjëja më e rëndësishme është pajtimi”, deklaroi ai.

Duka i Sussex-it shtoi se, megjithëse plagët e së kaluarës mund të mbeten për një kohë të gjatë, mënyra se si njerëzit i përballojnë ato dhe aftësia për të ecur përpara janë thelbësore.

“Plagët mbeten përgjithmonë. Por mënyra se si i sheh ato dhe qëndrimi që mban ndaj asaj që ka ndodhur, si dhe aftësia për ta lënë të shkuarën pas, janë gjëra që do t’ia këshilloja kujtdo”, u shpreh Harry.

Megjithatë, një zëdhënës i çiftit Sussex ka sqaruar se deklarata e tij se “disa njerëz nuk duan që gjërat të rregullohen” nuk ishte një mesazh i drejtuar kundër Princit William apo ndonjë anëtari tjetër të familjes mbretërore. Sipas tij, intervista ishte regjistruar në fund të shtatorit, ndërsa vendimi për kohën e publikimit i përkiste revistës.

Marrëdhëniet mes Harry-t dhe familjes mbretërore janë përkeqësuar prej vitesh, veçanërisht pas vendimit të tij dhe Meghan Markle për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2020 dhe për të hequr dorë nga detyrat e tyre si anëtarë aktivë të familjes mbretërore. Konfliktet u bënë edhe më të njohura pas publikimit të librit të tij me kujtime, “Spare”, ku Harry tregoi detaje mbi përplasjet familjare dhe marrëdhënien e vështirë me të vëllanë.

Edhe pse tashmë ndodhet më pranë familjes së tij në Mbretërinë e Bashkuar, marrëdhënia mes dy vëllezërve nuk duket se ka përparuar ndjeshëm. Megjithatë, deklaratat e fundit të Harry-t tregojnë se ai është i gatshëm të lërë pas të kaluarën dhe të përpiqet për një afrim.

Ai kishte shprehur të njëjtën dëshirë edhe në një intervistë për BBC-në në maj të vitit 2025, kur foli për rëndësinë e pajtimit dhe për ndikimin që kanë konfliktet familjare te njerëzit.

Sipas Harry-t, mosmarrëveshjet mes vëllezërve dhe motrave, si dhe marrëdhëniet e vështira mes prindërve dhe fëmijëve, janë probleme me të cilat përballen shumë familje.

Gjatë intervistës, princi foli edhe për arsyet që e kanë afruar sërish me Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha se mundësia që fëmijët e tij, Archie dhe Lilibet, të përjetojnë jetën në Britani dhe të ndjekin një shkollë britanike ka një rëndësi të veçantë për të.

“Ata po e shijojnë shumë dhe kjo po u jep një përvojë krejtësisht të ndryshme”, tha Harry, duke shtuar se dëshiron të kalojë më shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar dhe të jetë më pranë familjes së tij.

Princi foli gjithashtu për gjendjen shëndetësore të të atit, Mbretit Charles III, i cili po trajtohet për kancer. I pyetur për shëndetin e tij, Harry u përgjigj shkurt: Ai po bëhet më mirë.

Një tjetër temë e intervistës ishte humbja e nënës së tij, Dianës, Princeshës së Uellsit, e cila humbi jetën në vitin 1997. Harry tregoi se me kalimin e kohës ka mësuar ta mbajë kujtimin e saj si pjesë të jetës dhe punës së tij, pa lejuar që dhimbja ta pengojë të ecë përpara.

“Më pëlqen fakti që tani mund ta mbaj kujtimin e nënës sime me vete përmes punës sime, në vend që kjo dhimbje të më rëndojë apo të më mbajë të lidhur pas së kaluarës”, u shpreh ai.

Në fund, Harry theksoi se nuk kërkon mëshirën e publikut, duke shpjeguar se ka pasur mbështetjen e njerëzve të afërt dhe ka ndjekur forma të ndryshme terapie për t’u përballur me vështirësitë e jetës.

“Kam një rrjet mbështetësish rreth meje, kam ndjekur forma të ndryshme terapie dhe kam bërë përpjekjet e mia për t’u përballur me gjërat. Ndonjëherë pyes veten se ku do të isha sot nëse nuk do t’i kisha bërë këto gjëra. Situata mund të ishte krejtësisht ndryshe”, përfundoi Princi Harry.

The post Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Burimi: Lajme ndërkombëtare

Tags: Botaprinc harry
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

21/10/2026

Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

21/10/2026

Princ Harry kërkon pajtim me të atin dhe të vëllanë: Dua t’i lëmë pas konfliktet familjare

21/10/2026

Agjencia Getty Images shpall falimentin

21/10/2026

SHBA përgatit plan të ri për paqen në Ukrainë, i dërguari i Trump pritet të takohet me Putinin

21/10/2026

Kur të hyjnë në shtëpi, çfarë bëni ju?

21/10/2026

Incidenti në bazën ajrore amerikane, Britania arreston dhe dy persona të tjerë të dyshuar për ndihmë ndaj inteligjencës iraniane

21/10/2026

Protestat| Kush është Rani, 19-vjeçari që mobilizoi mijëra të rinj në Francë

21/10/2026

Pedagogët thyen karriget e Kryeministrisë, historiani: Janë të viteve 30. I mbijetuan edhe pushtimit gjerman, por ja që…

21/10/2026

Musk shqyrton bashkimin mega-korporativ mes SpaceX dhe Tesla me vlerë mbi 3.5 trilionë dollarë

21/10/2026

Protesta për strehimin në Portugali, 55 të arrestuar dhe dy të plagosur gjatë ndërhyrjes së policisë

21/10/2026

Protestat/ Mark Marku: Dorëheqja e Ramës nuk i zgjidh problemet, Shqipëria po përsërit të njëjtin cikël

21/10/2026

Kina kërcënon Britaninë me hakmarrje tregtare nëse rrit tarifat për automjetet elektrike

21/10/2026

Rama ndryshon karriget, por jo mesazhin: Dialogu mori dje përgjigjen e dhunës, por dora ime mbetet e shtrirë

21/10/2026

Valë e re sulmesh në Ukrainë, dy të vdekur në Kharkiv! Dëme të shumta në Kiev e Poltava

21/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike
  • Rubio mohon përfshirjen e qeverisë amerikane në ngadalësimin e Starlink në Ukrainë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.