AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

“Midis Trump dhe Putin ka një pakt të ri Molotov-Ribbentrop, Europa duhet të reagojë”

by SHT Media
08/12/2025
in Botë
6
0
Shtoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump: Ishte koha, bisedimet me Putinin nuk po shkojnë askund!
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Daniel Cohn-Bendit, ish-lideri legjendar i protestave të ’68-s në Francë dhe një nga figurat më të njohura të të Gjelbërve europianë, lëshon një alarm të fortë. Trump dhe Putin po punojnë për të shkatërruar Europën, ndërsa kontinenti rrezikon të bjerë në një rend “joliberal” larg demokracisë, thotë ai.

Sipas tij, presidenti amerikan është “i çmendur”, ndërsa politika e Shtëpisë së Bardhë po synon të shndërrojë Europën në një “protektorat pa liri”. Për këtë arsye, BE-ja duhet të reagojë me urgjencë, duke nisur nga krijimi i një Unioni të Mbrojtjes, duke ecur drejt një strukture federale dhe duke mbrojtur Ukrainën.

I pyetur për doktrinën e re të politikës së jashtme amerikane, që Kremlini pretendon se e pasqyron edhe ai, Cohn-Bendit thotë se të dyja këto vende kanë të njëjtin objektiv.

“Europa duhet ta kuptojë. Italia duhet ta kuptojë se rregullat e lojës kanë ndryshuar plotësisht”, tha ai.

Ai shpjegon se imperializmi amerikan i së kaluarës ishte i lidhur me Aleancën Transatlantike, ndërsa sot vizioni trumpist është kundër Europës, duke kërkuar aleancë me Rusinë dhe duke e parë BE-në si rival ekonomik dhe politik.

Cohn-Bendit e përshkruan Trump-in si një lider joliberal dhe autoritar.

“Nuk dua të përdor fjalën ‘fashist’, por Trump shkon drejt një forme totalitarizmi”, tha ai.

Ai shton se zgjedhja e tij është pasojë e një shoqërie që kërkon zgjidhje të thjeshta për probleme të ndërlikuara, veçanërisht pas pandemisë, e cila “çliroi emocionet negative”.

Për të, marrëdhënia mes Trump dhe Putin është si pakti Molotov-Ribbentrop.

“Një pakt transversal që rrezikon të zhdukë demokracinë në Europë”, tha Cohn-Bendit.

Ukraina, sipas tij, është vija ndarëse mes demokracisë dhe autoritarizmit.

Ai kërkon që BE-ja të ndërmarrë menjëherë hapa drejt një mbrojtjeje të përbashkët europiane, sepse “Shtetet e Bashkuara kanë një projekt tjetër që nuk përfshin Europën”.

Për të përparuar drejt Unionit të Mbrojtjes dhe një strukture federale, ai thotë se Orban dhe Fico duhen larguar.

“Orbán, Fico dhe të tjerët duhen larguar. Të gjithë duhet të zgjedhin mes jetës dhe vdekjes së Europës. Nuk mund të pranojmë kalin e Trojës të Putin-it dhe Trump-it brenda BE-së”, tha ai.

Cohn-Bendit nën një paralajmërim në rast të një humbje të demokracisë liberale në Europë.

“Do të thotë të bëhemi një protektorat i Trump-it ose i Putin-it. Rrezikohet gjithçka që ndërtuam që prej çlirimit të vitit 1945”, tha ai.

Ai pranon se reputacioni global i Europës është zbehur, por beson se projekti europian mbetet unik.

“Vendet që bashkohen pa luftë – është e jashtëzakonshme. Ende mund të jemi model. Shpresoj që historianët të thonë: Europa fitoi kundër botës së së keqes, SHBA-ve, Rusisë dhe Kinës”, tha ai.

Sipas tij, kjo kërkon liderë të fortë, intelektualë më aktivë dhe një mobilizim të shoqërisë europiane për të mbrojtur demokracinë.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin

25/10/2026

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

24/10/2026

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

24/10/2026

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

24/10/2026

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

24/10/2026

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

24/10/2026

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

24/10/2026

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

24/10/2026

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

24/10/2026

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

24/10/2026

Balla publikon pamjet e rënda: Banditët e Saliut hedhin molotov, punonjësit e policisë po digjen!

24/10/2026

Situatë e tensionuar/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve në sheshin Skënderbej, “breshëri” fishekzjarrësh në drejtim të efektivëve

24/10/2026

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesit vendosin “yjet” metalikë në bulevard për të shpuar gomat e makinave të policisë

24/10/2026

Protestat nuk e ndalin dot integrimin e Shqipërisë!

24/10/2026

Dalin pamjet e fundit me dron, ja përmasat reale të protestës së dhunshme në Tiranë

24/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Endri Tafani, “megafoni” i çifutëve në Tiranë, sulm ndaj shqiptarëve që kundërshtojnë gjenocidin
  • Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.