AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Politikë

Meloni në Shqipëri, Andoni: Është konfirmim i mbështetjes ndaj kryeministrit Rama

by SHT Media
05/06/2024
in Politikë
6
0
Rama në Athinë, Ben Andoni: Shqiptarët u ndjenë të përfaqësuar. Të punohet për t’i zgjidhur problemet
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Ben Andoni u shpreh se ardhja e kryeministres italiane, Xhorxha Meloni (Giorga Meloni),në Shqipëri vjen në një moment shumë të rëndësishëm për Italinë ku vetëm pak orë larg janë zgjedhjet për Parlamentin Europian.

I ftuar në studion e RTSH-24, Andoni tha se, Shqipëria gjendet përballë një eksperimenti të vështirë për këtë marrëveshje të firmosur por nga ana tjetër vizita e sotme e znj. Meloni është më shumë konfirmim i mbështetjes së zotit Rama.

“Vizita e kryeministres Meloni, është më shumë konfirmim i mbështetjes së zotit Rama.  Një mbështetje që z. Rama i duhet në këto momente. Është inpakti i një lëvizje që ajo e ka iniciuar praktikisht sepse ndryshe të flasësh teorikisht dhe ndryshe është të firmosësh marrëveshje të tilla”.

Duke u ndalur në zgjedhjet për Parlamentit Evropian që mbahen 6-9 qershor, Andoni u shpreh se, “duket që e djathta ka një lloji përparësie në gjithë hapësirën e zonës evropianë.  Meloni, kryeministre e një qeverie të djathtë me një retorikë shumë të ashpër lidhet me një qeveri të majtë sikurse është qeveria e drejtuar nga PS-ja. Në Shqipëri po ndjekin disa projekte të rëndësishëm ku ndër to është dhe projekti për pritjen e emigrantëve të paligjshëm”.

Madje shtoi Andoni, ky projekt po përdoret si projekt pilot dhe për vendet e tjera.

“Me të drejtë dhe në kronikat e televizionit tuaj është përmendur që të tilla marrëveshje po mundohet të përfshijnë dhe vendet e tjera. Barra e madhe e emigrantëve është bërë e papërballueshme për vendet e Evropës Perëndimore. Italia si pjese e G-7 dhe afër vendeve të Afrikës kërcënohet nga flukset e emigracionit të paligjshëm”.

Duke theksuar rëndësinë e këtij projekti, Andoni theksoi se, para ca ditës kjo qendra e pritjes në Shëngjin linte shumë për të dëshiruar por janë dhe dy qendra të tjera mbështetëse në Gjadër.

“Sipas marrëveshjes i gjithë ky impiant do të mbështetet nga Italia, do subvencionohet nga Italia, do financohet nga Italia dhe do menaxhohet nga ata. Infrastruktura duhet të mbaronte në maji por tashmë është shtyrë për në shtator, pavarësisht vështirësive të mëdha për ta realizuar”.

Në këtë prizëm ai komentoi se, “Shqipëria  gjendet përballë një eksperimenti të vështirë sepse kapacitetit është 3 mijë mbajtës dhe pjesa që do përpunohet shumë më pak. Përsa i përket këtij projekti, Italia ka fuqi ekstra-territoriale. Një bast shumë i madh sepse dhe organizmat për të drejtat e njeriut por dhe forca të ndryshme politike , sidomos e majta italiane është shumë kritike.

“Italia fiton shumë në këtë marrëveshje sepse zhvendos një problematik nga territori i saj, madje kjo zhvendosje i bënë shumë mirë turizmit atje. Ndërsa Shqipëria fiton kredo morale dhe mbështetjen e Italisë.  Për hir të vërtetës Italia është nga nga partnerë kryesore  ekonomike të vendit tonë. Kjo marrëdhënie shkon më tepër ku Shqipëria teston jo vetëm këtë marrëdhënie me vende të tilla por dhe me funksione të ndershme që do bëhen me Italinë”.

Kjo marrëveshje është kritikuar shumë për shkak të denoncimit që ka ardhur nga organizata të ndryshme për të drejtat e njeriu sepse zhvendosen projekti nga një vend i BE-së në një vend që ëshë në hapat drejtë BE-së lë shumë për të dëshiruar. Sepse ka kornizë ligjore krejt tjetër në BE dhe krejt tjetër në vendet aspirantë.

/a.r

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”

29/09/2026

Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

29/09/2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29/09/2026

Mesazhi i Oriela Nebiajt për Gys Agasin, fotot e Hatit, emra suprizë, roli i Mektrin Motors dhe çfarë thonë burimet për Rizartën, Efin, Dea Mishel, Shkëlzenin dhe Irena Gjokën

29/09/2026

Pse aplikojnë shumë tek “Dyfisho ndërmarrjen tënde”?

29/09/2026

Kur askush nuk e ndien erën e vet

29/09/2026

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

29/09/2026

“Fabrikat” e mashtrimit financiar edhe në Shqipëri, si grabiten miliona euro me call center-a dhe investime false

28/09/2026

Nga Hati tek prokurori i SPAK, personazhet në videot e Gys Agasit (emrat)

28/09/2026

Mesazh i fortë nga Teherani: Khamenei parashikon largimin e SHBA-së nga rajoni

28/09/2026

“Jam Taulanti, më duhen 100 mijë euro!”, Balla reagon për skandalin dhe shënjestron Shehajn: E ke ti radhën e prangave

28/09/2026

Skenar lufte/ Lituania teston evakuimin e Vilniusit në rast sulmi, stërvitja më e madhe ushtarake përfshin mijëra zyrtarë

28/09/2026

Fati financiar ndryshon! 3 shenjat e horoskopit që do të fitojnë më shumë deri në fund të vitit

28/09/2026

“4.2 milionë euro për Kanye, mbi 6 milionë në arkë”/ Gonxhja e quan fitim, matematika kërkon shpjegime

27/09/2026

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

27/09/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • SKANDAL në botën e showbizit! Elton Tozaj publikon pamje intime të kompozitorit Adrian Hila me kolegë në zyrën e tij: “Festa të çmendura me s*ks dhe dr*gë”
  • Çfarë është BIOME, ku SPAK gjeti sekretet e SHISH dhe historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.