AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Eksperti gjerman: Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të Vuçiçit!

by Alb Times
25/11/2026
in Botë
6
0
Eksperti gjerman: Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të Vuçiçit!

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

BE-ja ka bërë shumë gabime në 35 vitet e fundit, shkruan Alexander Rhotert në një editorial në gazetën e Berlinit “Tageszeitung”.

Komisioni Evropian injoroi sinjalet paralajmëruese kur paraushtarakët besnikë të Aleksandaar Vuçiqit përhapën terror në Kosovë në vitin 2023 dhe ai vuri në lëvizje ushtrinë e tij, e cila – edhe një herë – u ndal vetëm nga SHBA-ja. Qeveria e re e Listës Studentore, sipas Alexander Rhotert, ndodhet përballë një detyre të madhe: shkatërrimi disavjeçar i demokracisë nga regjimi i Vuçiqit duhet të zhbëhet.

Prej 40 vitesh Ballkani Perëndimor mbahet në gjendje krize nga ambiciet serbomëdha. Luftërat agresore të Slobodan Millosheviqit në vitet nëntëdhjetë u kushtuan me jetë mbi 140’000 njerëzve; mbi katër milionë njerëz humbën atdheun e tyre, shkruan eksperti gjerman Alexander Rhotert në një editorial në gazetën e Berlinit “Tageszeitung”.

“Kjo duket po aq e harruar sa edhe fakti që SHBA-ja atëherë i erdhi dy herë në ndihmë BE-së për të shuar zjarret e Millosheviqit: pas gjenocidit serb të Srebrenicës në vitin 1995 në Bosnjë, dhe më pas në vitin 1999 në Kosovë, për të parandaluar një ‘Srebrenicë” të dytë”, thekson Rhotert, i cili si politolog i kushton vëmendje ish-Jugosllavisë që nga viti 1991. Për 20 vjet ai ka punuar, ndër të tjera, për OKB-në, NATO-n, OSBE-në dhe BE-në, kryesisht për implementimin e paqes në Ballkanin Perëndimor. Së fundmi ka punuar si këshilltar ndërkulturor i operacioneve të ushtrisë gjermane për misionet jashtë vendit.

Në artikullin e botuar në “Tageszeitung”, Rhotert thekson se edhe një çerek shekulli pas përfundimit të konflikteve Ballkani nuk ka gjetur qetësi; pikërisht për këtë arsye edhe sot e kësaj dite në Bosnjë dhe Kosovë ndodhen trupa paqeruajtëse të BE-së dhe NATO-s. Bosnjë-Hercegovina prej 20 vitesh i nënshtrohet një testi të vazhdueshëm stresi, sepse lideri nacionalist i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, përpiqet të shkëpusë pjesën e vendit të dominuar nga serbët, Republika Srpska (RS), dhe ta bashkojë atë me Serbinë. Ky ishte qëllimi i luftës i Millosheviqit. Nga viti 2020 pasardhësi i tij, Aleksandar Vuçiq, u përpoq ta ringjallte projektin serbomadh nën termin „Bota Serbe“, nënvizon Alexander Rhotert.

Ky ekspert gjerman është i bindur se humbja e Vuçiqit e ka dobësuar Dodikun. Një përfaqësues i Listës Studentore (SL) fituese, kardiologu Ilija Sërdanoviq, tha: „Ne do të insistojmë në dialog të hapur dhe në gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme për të gjithë qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës.“ Kjo nuk tingëllon si ambicie serbomadhe. Në programin e SL-së thuhet se qëllimi janë marrëdhëniet e mira fqinjësore me të gjitha shtetet fqinje.

Kjo do të ishte një përmirësim i ndjeshëm, sepse gjatë kohës së qeverisjes së Vuçiqit, marrëdhëniet dypalëshe të Beogradit me Sarajevën, Zagrebin, Prishtinën dhe Podgoricën kanë pësuar dëme të rënda (megjithatë, disa deklarata mbi Bosnjën dhe Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit janë irrituese – kompetencat e gjera ekzekutive të Përfaqësuesit të Lartë (HR) në Bosnjë, sipas Listës Studentore, duhet të „rishikohen“).

Por, sipas Rhotert, synimet e Dodik-ut nuk duhen nënvlerësuar nga BE-ja. Gjatë viteve të fundit ai ka pajisur me armë luftarake njësi të konsiderueshme policore dhe paraushtarake – duke anashkaluar forcat e armatosura multietnike. Provokimi i preferuar i Dodikut është mohimi i gjenocidit të Srebrenicës, me anë të të cilit ai kërkon të shkatërrojë marrëdhënien me popullin shumicë të boshnjakëve myslimanë, në mënyrë që shkëputja të bëhet e pashmangshme.

Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të pushtetit të Vuçiqit. Një hap i parë do të ishte bojkoti i „paradës së gjenocidit“ në janar, gjatë së cilës Dodik çdo vit sillet sikur RS-ja të ishte shtet. Gjykata e Bosnjë-Hercegovinës e ka shpallur këtë paradë paraushtarake antikushtetuese. Kjo “festë” simbolizon dhe kremton agresionin dhe gjenocidin, kritikon Alexander Rhotert.

BE-ja ka bërë shumë gabime në 35 vitet e fundit. Komisioni Evropian injoroi sinjalet paralajmëruese kur paraushtarakët besnikë të Vuçiqit përhapën terror në Kosovë në vitin 2023 dhe ai vuri në lëvizje ushtrinë e tij, e cila – edhe një herë – u ndal vetëm nga SHBA-ja. Çfarë do të kishte ndodhur sikur kolonat e tankeve të Vuçiqit të kishin kaluar kufirin verior të Kosovës?

Mes vendimmarrësve politikë në Perëndim dihej se ekzistonte një vazhdimësi politike nga Millosheviqit dhe Vuçiqit, shkruan Alexander Rhotert. Kur Vuçiq organizoi varrimin shtetëror të autorit të gjenocidit Ratko Mlladiq, i cili vdiq në paraburgimin e OKB-së në gusht, nuk pati asnjë protestë nga Berlini apo Parisi. Vetëm presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe komisionerja e saj për Zgjerimin, Marta Kos, shprehën neverinë e tyre dhe anuluan vizitat e planifikuara në Beograd.

Qeveria e re e Listës Studentore, sipas Alexander Rhotert, ndodhet përballë një detyre të madhe: shkatërrimi disavjeçar i demokracisë nga regjimi i Vuçiqit duhet të zhbëhet. Duke pasur parasysh numrin e madh të besnikëve të Vuçiqit që ai ka vendosur në institucione, kjo është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Këtu BE-ja nuk mund të presë mrekulli brenda natës, ndonëse disa arrestime për korrupsion dhe procedura të nisura japin shpresë. Do të ishte e këshillueshme t’i jepet kohë qeverisë së re për përparim të dukshëm, mendon Rhotert.

“Sa i përket glorifikimit të kriminelëve të luftës, Brukseli nuk duhet të bëjë asnjë kompromis. Kësaj politike të nxitur sistematikisht nga Vuçiq për vite me radhë duhet t’i jepet fund. Fakti që, për shembull, Vinko Padureviq, një kriminel lufte i dënuar për gjenocidin e Srebrenicës, u dekorua me urdhër ushtarak nga shefi i shtabit të përgjithshëm të Vuçiqit në fund të vitit 2021 dhe më pas mori pjesë në ‘paradën e gjenocidit’ të Dodikut, tregon se çfarë brumi ishte dyshja Vuçiq-Dodik”.

BE-ja – pas dekadash politike të gabuar në Ballkan – duhet të zgjedhë një qasje të re, të cilën tetë nga shtetet e saj më të vogla anëtare e kishin formuluar në një deklaratë para ndërrimit të pushtetit në Beograd: fillimisht reformat, pastaj mbështetja, thekson Rhotert. /Enver Robelli/

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Elisa Spiropali pas përjashtimit: Duan të më mbyllin derën, por do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë!

25/11/2026

U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës së dhunshme, Erion Vishkulli paraqitet sërish në Prokurorinë e Tiranës!

25/11/2026

EMRI/ Pas shkarkimit të Zhaneta Beqirit, Veliaj përzgjedh drejtuesen e re të Kopshteve dhe Çerdheve të Tiranës!

25/11/2026

“McGonigal u dënua në SHBA”- Berisha: SPAK-u i partisë nuk ka bërë asnjë hetim, sepse aty…

25/11/2026

Ekzekutimi i ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO-së rikthen në burg Erlis Dukën, ja me sa vite burg u dënua!

25/11/2026

EMRAT/ Kush janë dy shqiptarët që tentuan të vidhnin vilën e Princit William dhe Kate Middleton në Britani! Detajet e hetimit policor

25/11/2026

Eksperti gjerman: Qeveria e re serbe duhet të shmangë ecjen në gjurmët serbomëdha të Vuçiçit!

25/11/2026

“Nuk më shantazhojnë dot”- Spiropali: Le të bëjnë 150 kallëzime në SPAK, nuk kam asgjë për të fshehur!

25/11/2026

Një protestë ndryshe, studentët ngjisin pankarta në korridoret e Politeknikut: Ku do arsimohet ky brez i “TikTok”-ut…?!

25/11/2026

Tabaku takon ministrin gjerman për Europën, në fokus anëtarësimi i Shqipërisë në BE: Mbetet partner i rëndësishëm në këtë rrugë!

25/11/2026

Shqipëria – e vetme dhe në krizë

25/11/2026

Samiti i zgjerimit në Bruksel/ BE dhe Ballkani Perëndimor diskutojnë integrimin, reformat dhe sigurinë e rajonit! Përfitimet e Shqipërisë

25/11/2026

“Nuk heq dorë nga mandati i deputetes”- Spiropali në konferencë: Të hapet gara brenda PS-së pas 17 vitesh!

25/11/2026

“Kievi nuk dëgjon as Trumpin”- Putin paralajmëron: Hakmarrja jonë është e pashmangshme

25/11/2026

A do të krijojë një parti të re? Spiropali: Betejën do ta vijoj në Partinë Socialiste, jam socialiste e bindur!

25/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Elisa Spiropali pas përjashtimit: Duan të më mbyllin derën, por do futem në mbledhjen e grupit të PS edhe me forcë!
  • U plagos me plumb gome në sy gjatë protestës së dhunshme, Erion Vishkulli paraqitet sërish në Prokurorinë e Tiranës!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.