AlbTimes
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Botë

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

by Alb Times
08/11/2026
in Botë
6
0
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Foto: Lajme ndërkombëtare

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Duhet të ndryshojmë gjithçka”. Me këtë mesazh, Jean-Luc Mélenchon ka prezantuar programin e tij presidencial në një tubim të madh në Le Bourget, në veri të Parisit, të shtunën  ndërsa protestat dhe pakënaqësitë sociale vazhdojnë në Francë.

Udhëheqësi i partisë së majtë radikale “Franca e Panënshtruar” (LFI), i cili ka kandiduar katër herë për presidencën franceze, u kërkoi mbështetësve të tij një ndryshim të thellë politik dhe ekonomik, duke propozuar ndër të tjera uljen e moshës së votimit në 16 vjeç dhe krijimin e një Republike të Gjashtë.

Fjalimin njëorësh e nisi me një minutë heshtje në kujtim të 26-vjeçarit Pengo Bossio Wangi, viktimë e një sulmi racist në Trappes. Më pas, Mélenchon bëri thirrje për një “çlirim kulturor” të Francës përballë asaj që e quajti “kulturë fashiste”.

Sipas tij, racizmi dhe “braktisja e popullit nga politikat liberale” kërcënojnë unitetin kombëtar. Ai kërkoi shpalljen e një “gjendjeje emergjence sociale”, duke iu referuar protestave të nxënësve të shkollave të mesme, të cilat gjatë javëve të fundit janë zgjeruar me kërkesa kundër kostos së lartë të jetesës dhe në mbrojtje të shërbimeve publike.

Një nga propozimet e tij është dhënia e së drejtës së votës që në moshën 16-vjeçare. Sipas Mélenchon, kjo do ta detyronte qeverinë të ishte më e vëmendshme ndaj asaj që ndodh në shkollat e mesme.

Paga minimale 1700 euro dhe pension në moshën 60-vjeçare

Në programin e tij, të titulluar “L’Avenir en commun” (“E ardhmja e përbashkët”), Mélenchon premton rritjen e pagës minimale në 1700 euro në muaj dhe uljen graduale të moshës ligjore të daljes në pension në 60 vjeç për personat që kanë paguar kontribute për 40 vite.

Ai propozon gjithashtu krijimin e një “shteti të ri ekologjik”, të mbështetur te planifikimi dhe një ekonomi e përzier që u jep përparësi kërkesave mjedisore. Partia e tij kërkon zëvendësimin e rajoneve të sotme administrative me “eko-rajone”, të organizuara sipas menaxhimit të burimeve ujore, si dhe forcimin e mbrojtjes së mjedisit në Kushtetutë.

Mélenchon mbështet edhe largimin gradual nga energjia bërthamore, megjithëse objektivi për kalimin në 100% energji të rinovueshme është shtyrë nga viti 2050 në vitin 2060. Programi është publikuar pa një përllogaritje të detajuar financiare. Megjithatë, drejtuesit e partisë thonë se ai do të plotësohet me rreth 50 dokumente që do të shpjegojnë masat e propozuara.

Në tetor, Mélenchon dhe Éric Coquerel, drejtuesi i komisionit të financave në Asamblenë Kombëtare, prezantuan një projektbuxhet të rishikuar për vitin 2027, në rast fitoreje. Ai parashikon rreth 100 miliardë euro të ardhura shtesë nga taksat dhe 80 miliardë euro shpenzime shtesë.

Mélenchon i dyti në sondazhe, pas Marine Le Pen

Sipas sondazheve të cituara nga Euronews, Mélenchon renditet i dyti me rreth 18% të mbështetjes, ndërsa kandidatja e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen, kryeson me 35–37%.

Ditët e fundit, kandidatura e tij ka marrë mbështetjen zyrtare të shumicës së deputetëve komunistë dhe atyre nga territoret përtej detit në Asamblenë Kombëtare, pavarësisht se kreu i Partisë Komuniste Franceze, Fabien Roussel, është gjithashtu kandidat.

Ndërkohë, të Gjelbrit pritet të vendosin në mesin e dhjetorit nëse do të krijojnë një aleancë me partinë e Mélenchon. Pak orë përpara tubimit, ai publikoi edhe posterin e fushatës, ku shfaqet përpara një peizazhi të Gergovie, me sloganin “Liri, barazi, solidaritet”.

Në rrjetet sociale, disa përdorues e kanë krahasuar posterin me atë të François Mitterrand në vitin 1981, kur kandidati socialist përdori sloganin “Forca e qetë”.

Gaza, Ukraina dhe marrëdhëniet me Rusinë

Në politikën e jashtme, programi i Mélenchon vazhdon t’i kushtojë vëmendje luftës në Gaza dhe aktivitetit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor. Partia e tij propozon pezullimin e marrëveshjes së asociimit mes Izraelit dhe Bashkimit Europian.

Për Ukrainën, dokumenti kërkon armëpushim, por jep pak hollësi për mbështetjen ushtarake ndaj Kievit. Ai propozon gjithashtu krijimin e një kuadri të ri europian të sigurisë, ku të përfshihet edhe Rusia.

Le Pen kundër Mélenchon: “Plan për të shpërbërë Francën”

Programi i Mélenchon ka sjellë kundërshtime nga rivalët e tij politikë. Marine Le Pen e cilësoi atë në një postim në rrjetin social X si një “plan për të shpërbërë Francën”.

“Ai e çon deri në fund procesin e shpërbërjes që Emmanuel Macron nisi që kur erdhi në pushtet”, shkroi Le Pen.
Edhe ish-kryeministri Édouard Philippe, i cili kandidon për presidencën, kritikoi programin gjatë një aktiviteti pranë Marsejës të shtunën. Ai kundërshtoi atë që e quajti “vizion komunitar” të Mélenchon dhe modelin e tij të “ekonomisë së administruar”.

Philippe tha se shihte “shumë pika të përbashkëta” mes Le Pen dhe Mélenchon, duke përmendur kundërshtimin e tyre ndaj integrimit europian dhe dëshirën, sipas tij, për t’u larguar nga NATO.

Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.
Tags: BotaKryesoret
SendShare2Tweet2
Kë do të votoni për Bashkinë e Tiranës në Zgjedhjet e 9 Majit 2027?
1311 votaKliko mbi kandidatin për të votuar.
Rezultat ilustrues. Jo kampion përfaqësues i elektoratit.

Lajmet e fundit

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

26/11/2026

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

26/11/2026

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

26/11/2026

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

26/11/2026

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

26/11/2026

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

26/11/2026

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

26/11/2026

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

26/11/2026

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

26/11/2026

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

26/11/2026

“Ma dha truri”/ Kush është i dënuari që sulmoi policin brenda burgut të Burrelit, efektivi me 6 qepje në kokë (Emrat)

26/11/2026

“Dhuna, pasojë e mungesës së programeve”, Bimo: Ata që nuk fitojnë dot me zgjedhje, kërkojnë të mposhtin qeverinë me dhunë

26/11/2026

Eisenkot dhe Golan arrijnë marrëveshje koalicioni për qeverinë e re në Izrael, Demokratët marrin 4 ministri

26/11/2026

Bejko: Protestat e dhunshme dëmtojnë imazhin e vendit, kanë krijuar një frakturë mes qytetarëve dhe policisë

26/11/2026

Kapet ngarkesa me afro 67 kg kanabis në Igumenicë, arrestohen tre të rinj nga Saranda

26/11/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS
  • Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.