AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

Me sytë nga papafingoja dhe veshët nga Amerika

by SHT Media
16/02/2024
in Opinion
6
0
Me sytë nga papafingoja dhe veshët nga Amerika
6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Vite më parë, në një qytet të vogël në jug të Shqipërisë, në zyrën e kryetarit të bashkisë, kishin ardhur dy punonjës të administratës që ankoheshin për njëri-tjetrin. I pari, pasi shpreh një mori akuzash për të dytin, i cili rrinte në heshtje për t’i treguar në fund drejtuesit edhe ‘akuzën’ më të rëndë ndaj të parit, ngeli i shashtisur kur ai, përpara se ky të fliste, i tha kryetarit të bashkisë që njeriu që kishte përballë, veç të tjerash, ishte edhe imoral. Pra, atë që kishte vetë dhe që tjetri mendonte se e kishte ‘armën’ më të fortë dhe ‘akuzën’ më të rëndë, ky nxitoi t’ia ‘digjte’, duke i thënë pikërisht atë që tjetri po priste t’ia thoshte.

Se si vajti më tej historia, nuk ka rëndësi, por kjo ngjarje m’u kujtua mbrëmë, teksa ndiqja emisionet televizive dhe debatin lidhur me vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Shqipëri, ku pikërisht të njëjtët që mbështesin Berishën, të dizenjuar “Non Grata” nga SHBA, të njëjtit që mendojnë se ka një konsipiracion të madh në gjithçka që ndodh në Amerikë, se Soros-i ka kapur dhe ka blerë Departamentin Amerikan të Shtetit, se Amerika është e korruptuar dhe rasti McGonigal e nxorri më së pari në dritë këtë dhe plot akuza dhe marrëzira të tjera, pikërisht kjo aradhë anakronikësh dhe të blerësh nga lekët e korrupsionit 30-vjeçar, kërkonin llogari, hidhnin romuze, bënin ironi…, se pse Sekretari Blinken nuk takoi pjesën tjetër të opozitës, atë euro-atlantike, që beson të kundërtën e atyre që ata besojnë në raport me SHBA dhe mënyrën se si funksionon administrata amerikane.

Për të mos përmendur te kjo radhë ironikësh edhe deputetë të “Non Gratës”, që përgjatë këtyre ditëve nuk lanë budallallik pa nxjerr nga goja në raport me Blinken, se si ai do vinte me McGonigalin me vete apo se si në avionin e tij do të kishte edhe një numër të madh afganësh. Për të mos përmendur ata që shkruanin dhe besonin se Blinken do të takonte fshehtazi Berishën.

Pra, edhe këta kërkonin llogari dhe ngrinin pikëpyetje se pse Blinken nuk takoi dje Lulzim Bashën, meqenëse idhulli i tyre është mbyllur në katin e 8-të me porosi të Blinkenit, që është blerë nga Soros.

Kjo është panorama absurde e një vendi absurd si Shqipëria, që e sheh veten si qendra e globit në raport me zhvillimet e mëdha botërore. Kjo mënyrë e të parit të vetes në qendër të gjithçkaje, nuk është e sotme, por shumë më e hershme, dhe është ‘sëmundja’ e çdo të vogli që dëshiron të bëhet me patjetër ‘i madh’, mirëpo shpeshherë zgjedh rrugën e gabuar, duke u zvogëluar edhe më shumë në raport me ato që ndodhin përreth tij.

Pavarësisht kësaj situate irracionale, vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në një Botë të trazuar dhe në një Rajon që mjafton fija e shkrepses për të ndezur benzinën e marrëzisë kolektive, është një lajm i mirë për popullin dhe kombin shqiptar, pavarësisht zhvillimeve të politikës ditore.

Absurditeti ku ndodhet opozita, defaktorizimi që i është bërë asaj nëpërmjet sjelljeve anakronike, konfliktuale në raport me partnerët ndërkombëtar, lufta e strëzgjatur mediatike nga çdo anë dhe llogore, propaganda për të mbajtur në lojë dhe faktorizuar Berishën dhe grupimin e tij, si mënyra e vetme për të qëndruar gjatë dhe i pashqetësuar Edi Rama në pushtet, por edhe përplasje e gjatë vëllavrasëse në radhët e saj, sigurisht që nuk mund t’i zgjidhë Sekretari i Shtetit Amerikan, aq më shumë në një kohë dhe Botë që zien nga konfliktet e përgjakshme dhe të armatosura.

Beniaminët e “Non Gratës” dhe ata që i kanë sytë nga Papafingoja, janë të ‘qartë’ në atë se çfarë ‘është’ Amerika, ndaj nuk ka se pse i mbajnë veshët se çfarë ajo thotë dhe se kë takon dhe nuk takon ajo. Sido që të venë punët në të ardhmen, ata janë të përjashtuar nga çdolloj takimi dhe negociomi, për sa kohë që mbështesin Sali Berishën dhe mendojnë se Blinken është i blerë nga Soros dhe i korruptuar nga McGonigal.

Sa për pjesën tjetër të PD-së, atë euro-atlantiken, në dallim nga Papafingoja, nuk e ka të lehtë, por jo të pamundur, nuk e ka rrugën e shtruar, por e ka të hapur, nuk është në periudhën e saj më të mirë, por ka të gjithë kohën e duhur, nuk është e fortë, por nuk ka asnjë vargua që e mban të lidhur me frikërat e së shkuarës, gjë që mund ta bëjë të shndërrohet shumë shpejt në një faktor të rëndësishëm dhe në një partner të besueshëm për SHBA-të.

SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

20/10/2026

Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

20/10/2026

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

20/10/2026

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

20/10/2026

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

20/10/2026

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

20/10/2026

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

20/10/2026

Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

20/10/2026

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

20/10/2026

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

20/10/2026

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

20/10/2026

“Fëmijët e lagjes time”

20/10/2026

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

20/10/2026

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

20/10/2026

Rama, tjetër ftesë protestuesve. Vendosen karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!
  • Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.