AlbTimes
Subscribe
SAVED POSTS
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
AlbTimes
Home Opinion

“Fëmijët e lagjes time”

by Alb Times
20/10/2026
in Opinion
6
0
“Fëmijët e lagjes time”

Foto: Opinion

6
SHARES
301
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Auron Tare

Unë e kam shtëpinë në rrugën e Myslym Shyrit. Është një pallat i ndërtuar në periudhën e vështirë të rënies së komunizmit dhe të tranzicionit të gjatë shqiptar. Im atë, sportist i njohur, së bashku me një grup sportistësh të klubit Partizani, pas shumë vështirësish, arritën të ndërtonin karabinanë e pallatit, pasi ngjarjet e vitit 1992 e kishin lënë ndërtimin përgjysmë.

Të gjithë komshinjtë tanë e ndërtuan shtëpinë me mundime të mëdha, në ato kohë kur mungonte pothuajse gjithçka. Ndërsa pallati ynë merrte formë, në hapësirën ku ishte parashikuar të krijohej një lulishte e brendshme, një përzierje e fortë zyrtarësh të korruptuar dhe banditësh arriti të ngrinte një tjetër pallat, të shëmtuar, pikërisht në zemër të asaj që duhej të ishte një hapësirë e gjelbër.

Që nga ajo kohë, kjo zonë është kthyer në një model të qartë të tranzicionit shqiptar. Një pallat i ndërtuar copë-copë, me mundime dhe sakrifica, prej më shumë se tridhjetë vjetësh bashkëjeton me një tjetër pallat, i cili nuk duhej të ishte ngritur kurrë aty.
Por problemi nuk është vetëm te betonizimi, as te shëmtia e një ndërtimi që zuri vendin e një lulishteje. Problemi është se, ndërsa banorët e dy pallateve janë detyruar të bashkëjetojnë me këtë realitet, dy breza fëmijësh kanë lindur dhe janë rritur në një mjedis ku nuk ka asnjë pemë, asnjë metër bar dhe, ç’është edhe më e tmerrshme, asnjë hapësirë ku të luajnë. As me kukulla, as me top.

Përfytyroni dy breza fëmijësh që lindin dhe rriten në një parking gjigant. Një hapësirë ku çdo mbrëmje prodhohen nervozizëm, sherre për vendet e parkimit, fyerje dhe mallkime ndaj atyre që lejuan këtë katrahurë.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo skenë e përditshme dhune mjedisore, një tjetër pallat, këtë herë njëzetkatësh, po ngrihet në fund të rrugicës sonë. Kështu, përveç fatit të trishtë të fëmijëve që janë rritur mes makinave, betonit dhe mungesës së gjelbërimit, tani edhe makineritë e rënda, kamionët me beton dhe hekurishte të tjera ua bëjnë rrugët të pasigurta.

Prandaj, tani qe po shoh të rinj që revoltohen, që bërtasin dhe që hedhin gurë, të indinjuar ndaj një klase politike të paaftë për t’u krijuar fëmijëve një fëmijëri normale, mendja më shkon te fëmijët e lagjes sime.

Çfarë mund të presësh nga Ata që janë rritur në një parking, ku mungojnë pema, bari, lodrat, hapësira e lojës dhe, mbi të gjitha, ndjesia se nje force madhore qe e ka per detyre te kujdeset I ka lene te rriten ne nje parking makinash.

Andaj, sot kur shohim të rinj të zemëruar qe hedhin gur ndaj “Shtetit të tyre” I quajmë të dhunshëm, të papërgjegjshëm. Por rrallë pyesim veten se çfarë fëmijërie u kemi ofruar, çfarë hapësirash u kemi lënë, çfarë shembulli u kemi dhënë dhe çfarë respekti kemi treguar për të drejtën e tyre për t’u rritur si fëmijë?

Përpara se të dënojmë zemërimin e të rinjve, duhet të kemi kurajën të shohim botën që ne vetë kemi ndërtuar për ta.

Sepse një fëmijë nuk ka nevojë vetëm për një çati mbi kokë. Ka nevojë për një pemë ku të gjejë hije, për një copë bar ku të ulet, për një hapësirë ku të vrapojë pas topit dhe për një lagje ku të ndihet i lirë dhe i sigurt.

Ne ua morëm këto gjëra. Ua morëm në emër të betonit, të fitimit dhe të një pushteti që nuk pa përtej interesit të vet. Dhe pastaj habitemi pse janë të zemëruar.

Prandaj përpara se të pyesim se përse të rinjtë tanë hedhin gurë ndaj Pushtetit, duhet të pyesim veten se kush ua vodhi atyre fëmijërinë.

Burimi: Opinion

Tags: KryesoretOpinion
SendShare2Tweet2

Lajmet e fundit

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

20/10/2026

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

20/10/2026

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

20/10/2026

“Fëmijët e lagjes time”

20/10/2026

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

20/10/2026

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

20/10/2026

Rama, tjetër ftesë protestuesve. Vendosen karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

20/10/2026

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

20/10/2026

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

20/10/2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

20/10/2026

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

20/10/2026

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

20/10/2026

“Ulje moshe për dënimin penal”, Rama: Gjykata i ka cilësuar të ligjshme arrestimet e protestuesve

20/10/2026

A do të ndahet Alberta nga Kanadaja? Cilat janë rezultatet e para

20/10/2026

Protestat, Mazniku: Zgjidhja bëhet vetëm me mjete politike dhe Kushtetutë

20/10/2026
Facebook Twitter Instagram LinkedIn
AlbTimes

Të fundit

  • Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029
  • Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Shfletoni

  • Botë
  • Dossier
  • Editorial
  • Jetë
  • Kosovë
  • Kronikë
  • Kryesore
  • Kuriozitete
  • Opinion
  • Politikë
  • Sociale

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Politikë
  • Opinion
  • Kronikë
  • Sociale
  • Botë
  • Jetë
  • Dossier
SAVED POSTS

© 2018-2026 ALBTIMES - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.